Connect with us

Pinknews

“Gjaku i mamit nëpër mure”/ Roza në një rrëfim tronditës për fëmijërinë

Roza Lati mes lotësh ka rrëfyer në “BBV”, historinë e fëmijërisë së saj! Moderatorja ka treguar se pas panoramës së bukur të suksesit të së ëmës si aktore, Rita Latit, në fëmijëri ka përjetuar edhe parë skena të vazhdueshme dhune nga babai!

Jam fëmija i Rita Latit, aktores në atë kohë të estradës së shtetit, estradës së Tiranës dhe i Kristo Latit. Rita ime ka qenë nën presionin e paragjykimeve gjithë jetën, derisa njohu babin tim.

Dhe ai e njohu Ritën time dhe e pa që ajo nuk ishte fare ashtu si paragjykohet dhe u martuan me dashuri. Një fëmijë që jam rritur, me nënën artiste që e shikonin në rrugë dhe e ndalonin të gjithë për t’i dhënë autografe dhe paraleliesht nga ana tjetër në shtëpi kishte shumë ulërima, shumë sherre dhe dhunë. Dhe gjaku i mamit nëpër mure. Babi im kur ka qenë 19 vjeç është hedhur nga shkëmbi i Dhërmiut në det dhe nga aty ku është hedhur ka patur shkëmbinj nënujor ka qenë shumë cekët dhe im atë është përplasur me kokë.

Atëherë nuk kishte aparatura që të shikonin që babait tim i kishte plasur një venë në tru. Dhe me kalimin e viteve ajo vena ju mblodh dhe ju bë tumor. Tumori në kokë e bënte agresiv pa kuptuar. Mami ka qenë në Amerikë, e prisnin për xhirimiet e filmit. Kur vjen nga Amerika sjell një video-kaseta

Unë ulesha këmbëkryq 1 metër larg televizorit dhe rrija e shikoja. Mbaj mend e pyeta babain se ku duhet ta ndizja video-kasteën më ka kapur në ajër dhe më ka plasur në tokë. U ngrita, u ula në divan dhe nuk më doli kokërr loti, thjesht kisha ngrirë. Rita ime kuptoi që kishte ardhur një moment që nuk mbahej më. Unë dëgjoja zilen e biçikletës së babit kur vinte, mblidhja arushat dhe futesha poshtë krevatit.

 

Pinknews

Me pushime në Meksikë, Arbana Osmani ndan për fansat foto me bikini në rezidencën e Pablo Escobarit

Ish-prezantuesja e njohur e “Big Brother VIP Albania”, Arbana Osmani, është duke shijuar disa ditë të paharrueshme në Meksikë së bashku me bashkëshortin e saj, Eduartin.

Arbana ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram imazhe dhe përshtypje nga aventurat e saj në Tulum, duke shijuar mikpritjen e rezidencës së dikurshme të Pablo Escobarit, që tashmë është shndërruar në hotel.

Në fotografitë e publikuara, moderatorja e njohur shihet duke shijuar detin dhe diellin në një nga vendet më ekzotike dhe historike të Meksikës.

FOTOT: Me pushime në Meksikë, Arbana Osmani ndan për fansat foto

 

Continue Reading

Pinknews

“E kam menduar si personin e jetës”/ Roza Lati: Mora edhe ilaçe për të ngelur shtatzënë…

Roza Lati ka ndarë sërish një rrëfim personal për publikun. E pyetur nga Erjola Doçi nëse ka pasur një person në jetë që ka menduar të krijojë familje, moderatorja u shpreh se po dhe  gjithashtu ka tentuar të bëjë fëmijë me të.

 

Ajo tregon se është përpjekur aq shumë sa ka marrë edhe ilaçe, por fëmija nuk erdhi në jetë.

“Kam pasur një lidhje që e kam menduar si personin e jetës, kam tentuar dhe të krijoj një familje me të dhe çuditërisht nuk kam ngelur dot shtatzënë. Nuk e kuptoja pse nuk ngelja, mora dhe acid folik që të ngelja me personin dhe nuk ngela dot. Unë u ndava nga ai dhe kuptova që nuk ishte risk sepse ishte shumë i kamufluar si njeri, nuk ishte vetja. Mbrapa pas disa muajve ndodhi incidenti që unë kisha ngelur. Nga ana njëra anë shumë mirë se thashë mosha, ku di unë, 35 vjeç, mbase nuk janë me vezoret, çfarë nuk më shkonte në mendje. Por historia që kisha serioze, kam tentuar realisht të krijimin diçka bashkë, por si përfundim u ndava nga ai. Sa mirë që nuk i hymë asaj valleje sepse ishte shumë i kamufluar. Mbrapa ndodhi aksidentalisht me personin e gabuar. Ndërkohë që unë mendoja që nuk mundem, nuk e bëkam dot, do na duheshin këto stimulimet e tjera të jashtme. Ishte një pakujdesi dhe heqje dore nga ana ime, hë se unë nuk ngel. Aty ndodhi. Shyqyr Zotit nuk qenka problemi im, qenkam pjellore”.

Continue Reading

Pinknews

‘Më përdorën familjen dhe Kiarën për të më ulur dhe sulmuar/ Luizi bën reagimin e papritur

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagramit, fituesi i edicionit të dytë të ‘BBV’, Luiz Ejlli ka ndarë një video ku mes emocionesh rikujton situatën në të cilën ndodhej përpara një viti, teksa ishte konkurrent në formatin e ‘BBV2’.

“Si sot përpara një viti unë kam qenë në pishinë dhe më kaloi përpara gjithë rrugëtimi që kam bërë, gjithë pjesët ku padrejtësitë, sulmet, mënyra se si u përdor familja ime dhe Kiara po ashtu, për të më rënë dhe ulur, por ia dola! Ia dola falë jush dhe për këtë ju jam mirënjohës për gjithë jetën.”

Ndër të tjera ai rikujton momentin kur mori “PO” prej Kiarës, teksa e cilëson këtë moment si çmimin e madh që fitoi prej garës në format, “Çmimin e madh e fitova kur Kiara Tito më tha « PO »,“.

Rikujtojmë që pak ditë më parë Kiara dhe Luizi janë bërë prindër të një vajze, Luna Mari Ejlli.

Me këtë rast, Luizi gjen momentin të falenderoj partneren e tij që i dha dhuratën më të bukur në botë dhe që i ndryshoi jetën!

“Sot unë i jam mirënjohës asaj, sepse më ka dhënë një vajzë të mrekullueshme që nuk gjej fjalë për ta përshkruar, më ka dhënë një familje, më ka bërë bab, më ka bërë njeriun më të lumtur në botë, kështu që faleminderit Kiara Tito! Faleminderit dhe të gjithëve ju që më mbështetët dhe ia dola!”- shprehet Luizi.

Continue Reading

Pinknews

Arbër Hajdari banor në ‘BBV’? Babai i opinionistit befason me përgjigjen

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari i ftuar në emisionin nuk i shpëtoi pyetjes për spektaklin e Big Brother VIP3, ku djali i tij, Arbri është opinionist.

I pyetur nga moderatorja Fjori Dardha nëse do ta lejonte Arbin të merrte pjesë në BBVIP, ai tha se në pozicionin ku është është i përkryer dhe për shkak të angazhimeve do ishte e pamundur të ishte banor i asaj shtëpie.

“Arbri domethënë, aty ku është kam përshtypjen se është mirë. Edhe me çkanë thënë njerëz në gjithë Shqipërinë, e pëlqejnë për karakteristikat e tij, i ftohtë i balancuar, i drejtë. Si lojtar, nuk do e rekomandoja.

Është një njeri që bën aktivitet që e do, është gjithë kohës në lëvizje, nuk është e lehtë puna që bën Arbri dhe organizata e tij. Tani është bërë dhe baba, shpresoj që të ketë edhe fëmijë të tjerë.

Për ta mbyllur, nuk mendoj se mund të japë ndonjë kontribut brenda shtëpisë më shumë sesa po jep si opinionist”-tha babai i Arbër Hajdarit.

Continue Reading

Pinknews

“O pervers, iu thua grave të m*sturbohen”/ Degradon debati mes Jul Dedës dhe Egla Cenos

Julian Deda dhe Egla Ceno janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

 

E teksa aktorja po ofendonte Françeska Muratin dhe të gjitha vajzat në shtëpi, konkurrenti ndërhyri duke i thënë: “Sa i shan ti njerëzit këtu aq të mira qofshin. Shko mëso të flasësh”.

Nga ana tjetër Egla e ofendoi Julin: “O pervers shiko gratë dhe thuaj se kush duhet të masturbohet nga këto. Përvers i ndyrë”, ndërsa banori iu drejtua: “Ti e ke kompleks masturbimin, s’di çfarë të them”.

Ndryshe nga akorja, Juli u shpreh se masturbimi është një gjë e mirë dhe njerëzore.

Pjesë nga debati:

Françeska: Je një plake e keqe

Egla: Jeni thjeshtë të liga goca! Nuk është se parashikoni, jeni thjeshtë të liga

Françeska: Aaaa ok

Juli: Sa i shan ti njerëzit këtu aq të mira qofshin. Shko mëso të flasësh

Egla: Grua je ti? O pervers shiko gratë dhe thuaj se kush duhet të masturbohet nga këto. Përvers i ndyrë

Juli: Ti e ke kompleks masturbimin, s’di çfarë të them

Egla: Ti je i shkrydhët shumë, nuk e ke kompleks. Ti në debat e sipër iu thua njerëzve shko e masturbohu. Ti se ke kompleks

Juli: Jo se kam

Egla: Ty të duket një gjë e mirë, një gjë njerëzore

Juli: Pse është e keqe?

Egla: Ik largohu

Continue Reading
Advertisement

TRENDING