Kulture
GJERGJ FISHTA (1871-1940) Poet, dramaturg, prozator, publicist, klerik i lartë, politikan.

Lindi në Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Ndoqi shkollat françeskane në Troshan e Shkodër. Studioi teologji, filozofi e gjuhë të huaja në seminaret dhe institutet françeskane në Sutjekë, Livno, Kreshevo. Më 1902 u emërua drejtor i shkollës françeskane në Shkodër ku vendosi shqipen si gjuhë mësimi. Përfaqësoi shoqërinë “Bashkimi” më 1908 në Kongresin e Manastirit dhe u zgjodh kryetar i Komisionit të Alfabetit shqip. Krijimtaria e Gjergj Fishtës është e shumëanëshme. Ndër botimet kryesore përmenden: “Vjersha t’përshpirtshme t’kthyem shtyp” (1906), “Mrizi i zanave” (1913, 1924, 1941), “Lahuta e Malcis” (1941) etj. Fishta u shfaq po aq i suksesshëm dhe i fuqishëm si prozator. Për katër dekada shkroi dhe botoi shkrime me analiza e polemika të natyrës politike, kulturore, arsimore etj. Fishta zhvilloi sfidën e madhe të trajtimit dhe të çështjeve të estetikës, filozofisë së artit dhe sprovoi kritikën letrare. Është dekoruar me Urdhërin “Nderi i Kombit”.

Aktualitet
Kinematografia në zi, humb jetën aktori Pandi Siku

Aktori i njohur i teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Pandi Siku ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Artisti shqiptar u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare.
Lajmi për vdekjen e aktorit është bërë i ditur nga miq dhe të afërm të aktorit, të cilët kanë ndarë lajmin e hidhur në rrjetin social Facebook.
Profil i aktorit Pandi Siku
Lindi me 28 Korrik 1949 ne Tirane. U diplomua ne Institutin e Larte te Arteve në Tiranë ne degen e drames dhe me pas në vitin 1973 ai u bashkua trupes se Teatrit Popullore (sot Teatri Kombetar) duke interprtuar mjaft role, kryesisht role te dyta.
Aktiviteti i tij do te shtrihet ne harkun kohor nga 1973 – 2001. Në teater deputimin e ben ne dramen “Toka e jone” dhe “Bashke me agimin”.
Me pas mund te permendim edhe shume shfaqje te tjera teatrale si: Adlinin ne “Lumi i vdekur” ; Halimi “Pas provimit te fundit”; Arjani ne “Jeta e tjetrit”; Shpendi ne “Epoka para gjyqit” (1978), Bardhi ne Furrnalta (1979), “Besa e madhe”; “Karavidhet”; Rrema ne “Komunistet” (1981), Merkusi ne “Romeo dhe Zhuljeta” ; Valentini ne “Dy zoterinj nga Verona” (1990), “Nata e 12-te; Lucencio ne “Zbutja e kryeneces”; Kostandini ne “Kush e solli Doruntinen” ; Rexhepi ne “Besa”; Pjestar i korit ne “Quoa vadis”; Amnekofi ne “Absurditeti antik” etj.
Kulture
Nis edicioni i 56 i filmit në Karlovy Vary

Nis edicioni i 56 i filmit në Karlovy Vary, më prestigjozi në Europën Qendrore dhe Lindore
Si zakonisht, qyteti çek i Karlovy Vary pret edicionin e 56-të të festivalit të filmit, më prestigjiozi në Evropën Qendrore dhe Lindore, i cili shfaq, së bashku me festivalet e Kanës, Berlinit dhe Venecias, filma artistikë me metrazh të gjatë.
Një konkurs tjetër i kushtohet veprave dhe dokumentarëve të prodhuara në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, Ballkanit, ish-Bashkimit Sovjetik, Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore.
Në tapetin e kuq këtë vit vjen filmi fantastiko-shkencor “Vesper”, bashkëprodhim lituanez-francez-belg, me protagonistë që përpiqen të mbijetojnë në një botë postapokaliptike, ku të qëndrosh gjallë është e vështirë për të gjithë. Oligarkët e padukshëm fshihen në kështjella dhe vendosin rregulla për jetën e përbashkët, në një mjedis distopian të vendosur në një peizazh pyjor të marrë nga përrallat tradicionale lituaneze.
“Aspekti kryesor i filmit është të flasim për shpresën dhe ‘Vesper’ është shpresa”, thotë regjisorja Kristina Buozyte. “Ne mendojmë se është shumë e rëndësishme në ditët e sotme të flasim për këtë dhe ne besojmë se çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, do të ketë shpresë”
Bota
SHBA, hapet ekspozitë digjitale e piktorëve impresionistë në Boston

Ekspozita u hap në Boston dhe më pas do të prezantohet në qytete të tjera anembanë SHBA-së
New York
Në Boston të SHBA-së është hapur një ekspozitë digjitale në kuadër të së cilës u shfaqen vepra të piktorit francez, Claude Monet dhe impresionistëve të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).Ekspozita u hap në Boston dhe më pas do të prezantohet në qytete të tjera anembanë SHBA-së.Pikturat u prezantuan në mënyrë digjitale përmes teknikës së video-projeksionit në Qendrën Kulturore të Boston ‘Lighthouse’.
Kulture
Këngëtari italian Carrisi zbulon kuptimin e emrit të tij

Këngëtari i mirënjohur italian, Albano Carrisi, ka treguar se emri i tij ka një kuptim mjaft të veçantë që lidhet pikërisht me kombin shqiptar.
Artisti italian Albano Carrisi ka treguar se emrin ia ka vendosur i ati pasi ka qenë shumë i lidhur me tokën shqiptare. Artisti italian tregon se babai i tij ka qenë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja e sigurtë.
Babai im ishte italian dhe duke qenë këtu në luftë në 40-ën i tha mamasë time që quaje Alban se do të jetë fati ynë.
Babai im e donte shumë këtë tokë sepse në Luftën Botërore, ai më tha që shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja e sigurtë, kështu që prandaj jam i lidhur me këtë tokë kaq shumë, shprehet ai.
Kulture
Java e kulturës italiane, Al Bano performon sonte

Këngëtari i famshëm Italian, Albano Carrisi i njohur ndryshe si Al Bano, do të performojë në mbrëmjen përmbyllëse së javës së kulturës italiane, në Amfiteatrin e Liqenit.
Carrisi ka një impakt të madh në brezat e muzikantëve shqiptarë dhe artdashësve. Për shqiptarët, Al Bano është shumë i dashur, dhe nuk ka shqiptar që nuk këndon këngën e tij “Felicita”.
Në qershor të vitit 2016 u njoftua se Al Banos iu dha shtetesia shqiptare për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me vendin dhe karrierën e sukseshme në shqipëri. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar, këngëtari u nderua dhe me çmimin ”Çelësi i Qytetit të Tiranës” gjatë një ceremonie të mbajtur nga autoritetet e Bashkisë Tiranë, një dita para koncertit.
-
Kronike8 hours ago
‘Plumbi i Artë’ arreston Agim Gjinin në Durrës
-
Kronike11 hours ago
Përplasje me armë mes shqiptarëve, ka viktima
-
Kronike8 hours ago
Nënkomisarja Anisa Kostani vihet nën hetim?
-
Bota8 hours ago
Policja plot sharm që po çmend kalimtarët – FOTO
-
Aktualitet10 hours ago
Vetëm fillimi…ekstradohen 500 shqiptarë nga Anglia
-
Bota12 hours ago
Rusët rrafshojnë me bomba qytetin Kharkiv
-
Lifestyle10 hours ago
Flet shkenca…dita kur shumica e vajzave duan seks
-
Pinknews7 hours ago
Madonna vazhdon skandalet e puthjeve me…