Connect with us

Politike

Hoxha: Akuzat mund të rëndohen, SPAK ka prova të tjera! Rama thjesht sa fitoi dhe i dha pak kohë

Gazetari Artan Hoxha deklaroi se çështja e Belinda Ballukut ishte e mbyllur që në tetor dhe shkarkimi ishte e vetmja zgjidhje për kryeministrin Edi Rama, i cili i dha vetëm disa javë kohë për të menaxhuar situatën.

Hoxha theksoi se SPAK ka prova dhe dosjet përfshijnë shkelje në tendera, tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe, por ende nuk ka akuza për korrupsion. Ai shtoi se, nga 16 mijë faqe dokumentacion, mund të ketë të dhëna që rëndojnë pozicionin e Ballukut, dhe mund të ndodhin zhvillime të reja në hetim.

“Balluku nuk kishte shpëtim, ishte e ezauruar. Rama fitoi vetëm disa javë kohë. SPAK mund të rëndojë akuzat, por nuk shkoi direkt në Kuvend”, tha Hoxha. Ai theksoi gjithashtu se Balluku ka qenë njeriu i Ramës dhe fuqia e saj politike ishte e dukshme në qarqet e PS-së.

Gazetari komentoi edhe situatën e përgjithshme në Shqipëri, duke përmendur shembjet e rrugëve dhe izolimin e zonave të juglindjes, ndërsa Rama, sipas tij, është i vetmi që qëndron në krye të qeverisë.

“Niveli i akuzave është minimal për momentin, por fakti dhe skandalet e publikuara tejkalojnë akuzat. Rama i dha mundësi sa mundi Ballukut, nuk kishte më zgjidhje tjetër veç largimit”, përfundoi Hoxha.

Advertisement