Connect with us

Politike

Inceneratori i Fierit/ PD: Ramës i duhen para, peshkaqenët janë…

Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD Belind Këlliçi foli për inceneratorin e Fierit.

Gjatë fjalës së tij Këlliçi tha se ka kaluar një vit dhe nuk ka kaluar testimi për impiantin e djegies. Ndër të tjera shton se nuk ka staf dhe makineri për përpunimin e mbetjeve.

“I bëjmë thirrje SPAK me regji të ngrihet në nivelin e pritshmërive të qytetarëve, të administrojë provat e  bërë publike nga selia e PD dhe të mos vijojë me skenarin e Ramës për cironkat pasi peshkaqenët i kanë aty, njëri në bashki dhe tjetri në qeveri”, tha më tej Këlliçi.

 

 

Deklaratë e deputetit të PD, Belind Këlliçi

Në vijim të denoncimeve të bëra nga Partia Demokratike për pagesat e marra nga Inceneratori i Fierit, sot bëjmë publik një tjetër SKANDAL ku përfshihet drejtpërdrejtë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, drejtuar nga Belinda Balluku, e cila sigurisht në këtë skandal të rradhës, vijon zbatimin e skenarit të dirigjuar nga Edi Rama.

Në datë 31 Mars 2022, pra 1 vit pasi është deklaruar përfundimi i punimeve për Inceneratorin e Fierit shoqëria supervizore i drejtohet me shkresë Nr. prot 24, kompanisë koncensionare “Integrated Waste Treatment Fier” si dhe për dijeni Ministrisë së Infrastrukturës (autoriteti kontraktor) dhe Njësisë së Zbatimit (Arben Kaçorri).

Në shkresë kompania supervizore njofton Kompaninë konçensionare për penalitet të lindur për mosdorëzimin në kohë të impiantit.

Deri në datën 31 Mars 2022 detyrimi që kompania konçensionare i detyrohej shtetit ishte 551 mijë euro. Kjo për shkak se punimet ndërtimore për realizimin e projektit kanë përfunduar që në muajin mars të 2021 e ndërkohë në mars të 2022, impianti ende nuk është dorëzuar.

Po në të njëjtën shkresë, supervizori njofton kompaninë koncensionare se penaliteti rritet çdo ditë me 2 mijë e 250 euro.

Në datën 29 Prill 2022 supervizori i ridërgon një shkresë me nr. prot 36, shoqërisë konçensionare dhe për dijeni Ministrisë së Infrastrukturës dhe Njësisë së Zbatimit të Projektit.

Në këtë shkresë supervizori sërish ngre shqetësimin se mbetjet nuk po përpunohen pasi nuk ka staf dhe makineri për ta kryer këtë proçes.

Supervizori kërkon dhe gjithashtu dhe marrjen në ruajtje të objektit që të shmangen vjedhjet dhe dëmtimi, pasi mesa duket ka patur të dhëna që në impiantin e Fierit kishte nisur edhe bastisja e kantierit dhe pajisjeve.

Në të njëjtën shkresë supervizori rikujton dhe njëherë shumën e penalitetit për shkeljen e afateve të dorëzimit të impiantit.

Në datë 02 qershor 2022 supervizori i përgjigjet Ministrisë së Infrastrukturës ku i rikujton se në maj të vitit 2022 i ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin për punimet dhe situacionet si dhe për punët e pa kryera ende.

Në shkresë citohet se:

A- vlera e punimeve të papërfunduara për makineri dhe pajisje elektromekanike është 2.886.680 euro (pa tvsh)

B- vlera e punimeve të papërfunduara për lidhjen me sistemin elektroenergjitik është 79 mijë e 800 euro (pa tvsh)

Supervizori informon në këtë shkresë të qershorit 2022 se duhet të bëhen pagesat pasi pajisjet janë porositur dhe vepra do të quhet e përfunduar 100%.

Në fund supervizori rikujton dhe një herë shkresën e datës 31 mars 2022 ku njoftonte Autoritetin Kontraktor për penalitetin 551 mijë euro që duhet të paguante konçensionari, penalitet i cili rritet me 2 mijë e 250 euro çdo ditë.

Pra është e qartë si drita e diellit që Ministria përgjegjëse nuk i ka vendosur asnjë penalitet kompanisë konçensionare, por ka vendosur të bëjë 100% të pagesave vjetore brenda korrikut 2022.

Mesa duket fushata elektorale po afron dhe Edi Ramës i duhen para për të nisur shitblerjen e votave.

Pra edhe pse në tejkalim të afateve, edhe pse Impianti i Fierit duhej të ishte dorëzuar dhe vënë në punë që në muajin mars të vitit 2021 dhe sot jemi më tetor të 2022, shteti vijon të paguajë rregullisht kompaninë e inceneratorëve fantazëm, ndërkohë që refuzon të penalizojë konçensionarin i cili sot që flasim, penaliteti që duhet të paguajë është 1.000.000 euro dhe vazhdon të rritet çdo ditë me 2 mijë e 250 euro.

Arsyeja se përse ndodh e gjithë kjo vjedhje dhe aferë është mjaft e qartë: Edi Rama së bashku me Erion Veliajn, Arben Ahmetajn, Engjëll Agaçin, Damian Gjiknurin dhe së fundmi Belinda Ballukun, ka ngritur një skemë të pastër të vjedhjes së gjysëm miliardë eurove, nga taksat e qytetarëve shqiptarë, duke varfëruar çdo ditë e më shumë qytetarin e zakonshëm, në kurriz të investitorit “holandez” Klodian Zoto, i cili në fakt shërben vetëm si presta nome i kryeministrit.

I bëjmë sërish thirrje SPAK-ut me regji, të ngrihet në nivelin e pritshmërive të qytetarëve, të vendosë një herë të vetme standard të njëjtë në gjykim, të administrojnë qoftë edhe vetëm provat e bëra publike nga selia e PD për aferën më të madhe korruptive të shekullit dhe të mos vijojë me skenarin e Edi Ramës për arrestime periferike të cironkave të kësaj afere, pasi peshkaqenët aty i kanë, njërin në Bashki e tjetrin në Qeveri.

Politike

“Sa të thahen rrobat e banjos…”, Vangjeli për mbledhjen e PS

Analisti Lorenc Vangjeli e konsideron një retorikë zgjedhore fjalimin e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur disa ditë më parë.

Deklaratat u bënë një natë më parë në Top Channel.

Vangjeli: Rama bëri Big Beng-un e tij, pas 120 minutave fjalim, shpërthimi që pasoi mund ta identifikojmë frymën e fushatës së nesërme, të gjithë strategjinë e PS e cila në 11 muaj që nga sot do të shkojë të kërkojë një mandat të katërt, retorikë zgjedhore pjesë e një kurthi të madh që ka rënë e gjithë politika, demokratët ende po mbushen me frymë, nënshtresa kryesore e saj është pakënaqësia ndaj Spak, të gjithë nuk e duan por askush nuk guxon të thotë diçka të tillë, do të donin ta pengonin por s’mund ta bëjnë.

Ky është për ta kuptuar kjo lloj oferte e Ramës është aksion politik ku disfata vlen më shumë se sa fitorja, Rama mbetet vetëm dhe shkon në zgjedhje duke thënë këta më kanë penguar shikoni se ç’do të bëj nesër. Janë vetëm 11 muaj deri në prillin e ardhshëm, sikur të punojnë me efektivitet në parlament, po sa të thahen rrobat e banjos sa të përgjumemi gjatë vapës, ka filluar. Shikoni sa i madh është frustrimi i i politikës.

Continue Reading

Politike

“Unë frikë nga burgu? Po më habisni”, Meta ‘e lëshon’ Kryemadhin: Përgjegjësia është individuale!

Prej kohësh po flitet për një masë sigurie që pritet të jepet ndaj Ilir Metës, mirëpo ai thotë se nuk ka asnjë stepje. I ftuar në A2 CNN, në Debat nga Alba Alishani, presidenti i Lirisë tha se nuk ka asnjë frikë nga burgu.

“Po ca burgu, unë frikë nga burgu, më habit. Shqiptarët më dinë dhe më njohin mua, ju duhet të kuptoni që përpjekja e tyre është për të frikësuar shqiptarët e ndershëm duke goditur politikisht Berishën, e godasin se ka dalë kundër ndarjes së Kosovës dhe projektet për shpopullimin e Shqipërisë. As nuk kam asnjë droje, Partia e Lirisë e ka zgjidhur me konventë lidershipit për 30 vitet që vijnë dhe çështjen e financimit, dhe Partia e Lirisë i përgjigjet kujdo atje ku e ka strofullën, këto mercenarë ca janë këto Dumanë, pas Rama. Liria ime është në dorën time, Rama dhe Dumani janë në burg sepse janë peng i gjërave që kanë bërë”, tha Meta.

Sa i përket Monika Kryemadhit e cila thirrur në SPAK për fshehje pasurie, Meta dha të njëjtën përgjigje si kryeministri Edi Rama “për mollat e kalbura që bien nga pema”. Sipas tij, përgjegjësia është personale.

“Përgjegjësia është personale për çdo person. Ai ka përgjegjësi se ka firmosur 17 vendime me kundërshtim me ligjin”, përfundoi Meta 

 

Continue Reading

Politike

Meta s’i ndahet Dumanit: Ai është kancelari i SPAK-ut që përcjell shkresat për llogari të Ramës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse është thirrur në SPAK, për dosjen CEZ-DIA. I ftuar në A2 CNN në Debat me Alba Alishani, Meta tha se është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, “për qejf të Edi Ramës”.

“Unë kam qenë në SPAK shumë seriozisht, për një çështje qesharake. Edhe për Cez DIA nuk kam asnjë lidhje unë, jo ka qenë në 2019 kur kam qenë në kulmin e presioneve që të shkelja Kushtetutën.  Unë atje jam thirrur për qejfin e Edi Ramës, por kam shkuar për të respektuar”, tha Meta.

Ndonëse nuk ka më një retorikë të ashpër, si “Dumdumani” apo “palaço”, Meta ka vijuar akuzat në drejtim të Altin Dumanit.

“Altin Dumani nuk është drejtuesi por fatkeqësisht kancelari i SPAK-ut, që thjesht përcjell shkresat për llogari të Edi Ramës. A është thirrur ndonjëherë Edi Rama nga SPAK-u? Edi Rama përgjegjësi kryesor për aferën e inceneratorëve nuk është thirrur asnjëherë nga SPAK. Erion Veliaj duhet të ishte arrestuar para 4 vitesh. Kjo tregon çdo gjë”, tha Meta.

Në këtë kuadër, tregon se nuk ka besim as te SPAK. Madje fakti që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është thirrur në SPAK për Inceneratorët për Metën është shumë vonë pasi do duhet të ishte arrestuar 4 vite më parë, pasi nuk ka asnjë incenerator. Gjithashtu, flet edhe për kërcënime për Arben Ahmetajn.

“Veliaj hëngri drekë në SPAK 7 orë, ça ka bërë atje, ai ka hedhur firma, ka rrëmbyer, uzurpruar kompetencat e këshillit Bashkiak, për gallatë atje.  Mbi SPAK ka qenë Agaci dhe pastaj ai tjetri. (…)Nëse kërcënohet një zv kryeministër që tregon fakte të qarta se si u synua të mbyllej një dosje e tmerrshme si e inceneratorëve ku autorë janë Edi Rama dhe general Agaçi, dhe ky person flet dhe tregon pronarin e vërtetë të inceneratorëve, nëse pastaj dilet dhe thua që gjykatat bëjnë ç’a themi ne. Me 4 mbiemra gjyqtarja izolon Berishën, që është lideri i partisë kryesore opozitare, izolohet se Rama e ktheu kompleksin sportivë në kulla betonit”, përfundoi Meta 

Continue Reading

Politike

Meta i përgjigjet Braimllarit: Ma kishit bërë partinë si autobusi i Kuçit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte i ftuar në Debat me Alba Alishanin ku foli për zhvillimet politike, mes të cilave dhe Konventën në partinë e tij që u mbajt pak ditë më parë, ku më herët ai i kishte shpallur luftë tradhtarëve dhe lidhjeve nepotike.

Ilir Meta deklaroi se nuk pati të shkarkuar nga Partia, por një ristrukturim, teksa shtoi se tashmë sipas statutit detyra janë të përcaktuara në vertikalitet.

“Kryetema ishin 5 prioritetet për miliona shqiptarë që ndalojnë shpopullimin dhe mbajnë të rinjtë këtu që të mos largohen për shkak të taksave. Meritokracia vendos në këtë forcë politikë. Ka qenë konventa më demokratike që ka ndodhur në Shqipëri. U çel me këngën “Për ty Atdhe” dhe u mbyll me “Ku ka si ty o Shqipëria ime”. Konventa kishte një çlirim energjish. Çfarë problemesh kishte Brahimllari. Nuk mund të ishte më nënkryetar pasi nuk ishte në statut. Kështu ndodhi dhe me Neshon dhe shumë të tjerë. Partia ka nevojë për drejtim të qartë, përgjegjësi të ndara, duhet një parti demokratike, të ketë fraksione. Por tani ka vertikalitet, presidenti është president dhe secili ka detyrën e tij. Nuk është shkarkuar askush. Dihej që nuk do të kishte më tradhtar. Nuk drejtohet partia si autobusi i Kuçit”, tha Meta.

Continue Reading

Politike

“Luftë për mish të njomë”/ Berisha komenton deklaratën e Ramës për shpopullimin: Turp i shekullit

Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme deklaratën e kryeministrit Edi Rama të bërë gjatë takimit që mbajti një ditë më parë në Gjermani ku foli për shpopullimin. Rama e deklaroi largimin e të rinjve shqiptarë nga vendi si një “luftë për mish të njomë”, ndërsa u shpreh se shqiptarët janë të pëlqyer nga perëndimi pasi janë të bardhë.

Berisha e ka cilësuar këtë deklaratë si turpin e shekullit, ndërsa shton se Rama ka një përbuzje të madhe për qytetarët shqiptarë. Në fjalën e tij në tubimin qytetar Berisha përfundoi se 33 përqind e popullatës kanë braktisur këto 8 vitet e fundit Shqipërinë, nga keqqeverisja e Ramës.

“Këto zhvillime dramatike po rrokullisin kombin në honet e pasigurisë. Po bëjnë që shqiptarët të largohen pas sirianëve në luftë civile më shumë se të gjitha kombet e tjera nga vendi i tyre.Kreu i narkoshtetit, në aktin më cinik, më të turpshëm, deklaronte dje se fajin për këtë se ka Gjermania, pasi ju doni mish të freskët.

Urdhëroni të dashur qytetare dhe qytetarë, se çfarë koncepti ka ky për fëmijët tuaj, për vajzat tuaja, për djemtë tuaj. Një mish i freskët që shitet në Europë. A ka përbuzje më të madhe, përçmim më të madh? As Enver Hoxha, as Muamar Gadafi, as Asadi i Sirisë dhe asnjë njeri nuk zbret në këtë standard amoral. Të shpallë mish të freskët të rinjtë dhe të rejat që me politikat dhe vjedhjet që bën, i detyron të largohet nga vendi i tyre.

Miqtë e mi, në një vend të lirë, në një vend me ligj, qytetarët begatohen nga viti në vit.Po, liria sjell prosperitet. Liria sjell begati. Dhe në këtë Shqipëri dhe jo në ndonjë tjetër, gjer në vitin 2013, shqiptarët, ndonëse lëviznin, ndonëse kishte emigracion minimal, numri i tyre në Shqipëri, banorët në Shqipëri rriteshin nga viti në vit. Ndërsa sot, 33 përqind e popullatës kanë braktisur këto 8 vitet e fundit Shqipërinë. Dhe këta 1 milion e ca shqiptarë, Edi Rama që jeton për vete në saraje të ndërtuara me para të vjedhura, që jeton për vete mbi Tiranë në ajër të freskët, me kopsht 5 mijë metra, këta i quan mish i freskët. O turp i shekullit.O njeri i pashpirt.Po si të nxjerr ty goja një fjalë të tillë për të rinjtë shqiptarë, për fëmijët shqiptarë”,- tha Berisha.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING