Connect with us

Sociale

Inxhinieria sociale: Kush dhe si po i vjedhin të dhënat tuaja?

 

A do të pranonit të ndanit llogarinë tuaj bankare ose të dhënat e kartës së pagesës me dikë për të mundësuar vjedhjen e parave tuaja? Tingëllon e pabesueshme, megjithatë, social engineering  (inxhinieria shoqërore) është një nga teknikat më të njohura mashtruese të dizajnuara për t’ju ‘mashtruar’ duke ju ulur ‘vigjilencën tuaj’  të sigurisë dhe duke i dhënë aksesin e fondeve tuaja një personi  tjetër. Bazohet në manipulimin psikologjik të individëve duke targetuar emocione themelore siç janë frika ose kurioziteti.

Cilët janë shembujt më të zakonshëm të inxhinierisë sociale?

Aktivitet e pazakonta në llogarinë tuaj.

Ekzistojnë disa forma të inxhinierisë sociale dhe një nga më të zakonshmet është kur një sulmues paraqitet si punonjës i një banke ose institucioni tjetër financiar dhe kërkon që ju të zbuloni urgjentisht informacione konfidenciale për të parandaluar transaksione të dyshimta në llogarinë tuaj. Nën argumentin e mbrojtjes së fondeve tuaja, ai do t’ju kërkojë të ndani me të fjalëkalimin që dërgohet një herë në atë moment, numrin e kartës, datën e skadimit, kodin tre shifror CVV2 në pjesën e pasme të kartës ose PIN-it tuaj.

Mbani në mend se institucionet financiare nuk do të kërkojnë kurrë të dhënat tuaja private në një komunikim që ata kanë iniciuar vetë sepse ata tashmë i kanë këto informacione. Në rast se merrni një telefonatë si kjo, në asnjë mënyrë mos zbuloni informacionin tuaj dhe thirrni menjëherë numrin e telefonit që gjendet në pjesën e pasme të kartës për të informuar për atë që sapo ka ndodhur.

Urime! Keni fituar një zbritje speciale të vlefshme për 3 orë!

Ndërsa gjithnjë e më shumë kompani përdorin mesazhe me tekst për të komunikuar me klientët e tyre, njohja e inxhinierisë sociale po bëhet një detyrë gjithnjë e më sfiduese. Mesazhet SMS si formë e marketingut të drejtpërdrejtë shërbejnë për të informuar konsumatorët në lidhje me ofertat e reja, përfitimet e veçanta dhe informacione të tjera me rëndësi për konsumatorin. Sidoqoftë, në disa situata, SMS në telefonin tuaj është një shembull i inxhinierisë sociale. Ju do ta dalloni atë nga fakti që në vend të një kontakti telefoni, ka një link  për të vizituar dhe ju kërkohet të futeni në llogarinë tuaj bankare, të futni një PIN, një kod tre-shifror CVV2 ose një fjalëkalim një herë për të konfirmuar transaksionin.

Një mesazh i mirëfilltë që nuk është një shembull i inxhinierisë sociale nuk do t’ju çojë kurrë në një faqe të aplikimit bankar, por do t’ju çojë në një dyqanin  në internet të një kompanie ku mund të vazhdoni me blerjen tuaj.

Rekomandimet të qëndrueshme 

Mos hezitoni të kërkoni informacion shtesë. Nuk mjafton që dikush t’ju tregojë emrin, mbiemrin dhe funksionin e tij për të ndarë të dhënat e llogarisë tuaj. Nëse një i huaj ka kërkuar llogarinë tuaj ose numrin e kartës, kodin CVV2 ose fjalëkalimin një herë me telefon, SMS ose email, mbani në mend se institucionet financiare nuk do të kërkojnë kurrë këtë lloj informacioni në një komunikim të iniciuar prej tyre. Nëse keni dyshime në lidhje me identitetin e personit që ju telefonon, thjesht mbyllni telefonin dhe telefononi bankën në numrin që ndohet në pjesën e pasme të kartës suaj.

Nëse jeni ju qi  që telefononi bankën, sigurisht që do të duhet të verifikoni identitetin tuaj duke ndarë disa informacione personale (të tilla si emri i plotë, data e lindjes dhe fjala sekrete) dhe nganjëherë disa informacione të llogarisë (të tilla si transaksioni i fundit, gjendja në llogari. Por kjo është VETËM kur ju jeni ai që filloni këtë  thirrje, dhe VETËM nëse keni  kontakuar numrin në pjesën e pasme të kartës suaj.

Beteja për një mjedis të sigurtë pagese

Për Visa, lufta kundër inxhinierisë sociale përfshin identifikimin e kërcënimeve dhe sigurimin e mbështetjes për konsumatorët për të ndihmuar në zbulimin e aktiviteteve mashtruese dhe mbrojtjen e informacioneve të ndjeshme private. Si udhëheqës botëror në pagesat dixhitale Visa lufton krimin kibernetik përmes një qasjeje të zhvilluar dhe me shumë shtresa, duke monitoruar vazhdimisht rrjetin e saj global dhe duke ndarë informacione me partnerë të shumtë. Kombinimi i teknologjisë dhe praktikave të sigurta lejon Visa të mbajë normat e mashtrimit në nivelet më të ulëta historike.

Megjithëse ekosistemi i pagesave monitorohet dhe sigurohet tani, më shumë se kurrë në historinë e fundit, faktori njerëzor mbetet të jetë hallka më e dobët në mbrojtjen e të dhënave. Duke ndjekur këto rekomandime, ju do të mbroni veten nga inxhinieria sociale dhe do të kontribuoni në përpjekjet që Visa po investon në krijimin e një mjedisi të sigurt pagese për të gjitha palët e përfshira.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Vjen oferta e parë për futbollistin e Milanit, ai është…

Sharl De Ketelare ishte padyshim një nga blerjet më të dështuara sezonin e kaluar, me mesfushorin belg që erdhi te Milani për 35 milionë euro, ku në 40 ndeshje nuk shënoi asnjë gol dhe dha vetëm një asist.“Djalli” duket se nuk ka më besim te 22-vjeçari dhe është në pritje të ofertave për të.Duket se e para ka ardhur nga Seria A, me Atalantën që ka shfaqur interes për belgun.Siç bëjnë me dije mediat italiane, bergamaskët janë të gatshëm që ta huzazojnë me të drejtë blerje De Ketelaren, teksa Milani ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

Continue Reading

Sociale

Shqetësimi qytetar/ Rrugët e Dibrës si Kandahari (VIDEO)

Peshkopi/ Dibëra si Kandahari. Në redaksinë e NTV.AL vjen shqetësimi qytetar.

Jo vetëm rrugët e shkatërruara por edhe trotuaret po i veshtiresojne jeten njerezve. Femijeve po iu rrezikohet jeta cdo dite kur shkojnë në shkolle, pasi te dy krahet e trotuareve jane te bllokuara nga makinat qe tregtojne ushqime dhe tezgat e ambulanteve qe shesin. Bulevardi i qytetit te sjell ndermend kandaharin e famshem ne Afganistan. Edhe pse ankesat iu jane bere te ditura autoriteteve, prej policise bashkiake te Dibrës, nuk po merret asnje mase

Video e derguar nga nje qytetar

 

 

 

Continue Reading

Sociale

Protestë në Bërxullë, banorët përplasje me FNSH

Banorët e Bërxullës në Rinas kanë tentuar ditën e sotme të bllokojnë aksin Rinas-Tiranë duke protestuar për rrugën që po ndërtohet në tokën e tyre. Protesta ka agravuar dhe në ndihmë të forcave të rendit kanë mbërritur edhe grupet e FNSH-s duke bërë të mundur edhe lirim e rrugës.

Banorët janë shprehur se shteti po u grabit tokat e tyre dhe nuk po i dëmshpërblen me çmimin që duhet dhe se ato po na vjedhin.

​Banorët e Bërxullës prej ditësh vijojnë protestat duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata thonë se kompania Gener2 që ka fituar projektin me koncesion për 35 vite, në kundërshtim me ligjin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi. Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet.  Janë rreth 200 banorë të Fushë-Prezës dhe Bërxullës, të cilët preken nga shkatërrimi i pronave dhe tokave bujqësore. Një pjesë e këtyre banesave ende janë në proces legalizimi, ndërsa për tokat bujqësore kanë çertifikatë pronësie.

Continue Reading

Sociale

Bllokohet Rruga e Kombit, banorë ngrihen në protestë

Banorët e qytetit të Rubikut janë ngritur në protestë në shenjë kundërshtie për bllokimin e hyrjes së rrugës në anën lindore.

Banorët e zonës janë mbledhur të gjithë para Rrugës së Kombit, ndërsa pohojnë se penalizohen nga ky vendim.

Sipas tyre me bllokimin e hyrjes së rrugës, ata ngelen të izoluar. Pjese e protestës është bërë dhe deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Piroli.

Continue Reading

Sociale

Vendimet e qeverisë/ Nga 1 tetori dyfishohet ndihma ekonomike

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se duke nisur nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike.

‘Nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike. Dua të ndalem në këtë mbështetje që qeveria po jep për skemën e ndihmës ekonomike për përfituesit e saj janë mbi 64 mijë familje.

Do mbështeten për energjinë elektrike personat të cilët kanë status me aftësi të kufizuar, të cilëve u rritet masa e mbështetjes për energjinë elektrike. Kjo masë mbështetje shkon nga 2000 mijë lekë në 3000 mijë lekë. Nga kjo mbështetje përfitojnë 12 mijë persona.’- u shpreh Manastirliu.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING