Bota
Pasdaran: E kemi gishtin te këmbëza, nëse na sulmojnë, do nxjerrin një mësim
“Në përgjigje të kërcënimeve të përsëritura nga presidenti i SHBA-së dhe komandantët e ushtrisë agresive dhe terroriste të atij vendi, ne paralajmërojmë se forcat tona të fuqishme kanë qenë prej kohësh në gatishmëri maksimale dhe do ta mbajnë gishtin te këmbëza, në mënyrë që në rast agresioni ose veprimi kundër Iranit, ne të jemi në gjendje ta bëjmë këtë”, tha Ebrahim Zolfaghari, zëdhënës i Komandës Khatamolanbia.
“Në rast agresioni, forcat iraniane do të sulmojnë menjëherë objektivat e paracaktuara dhe do t’u mësojnë Shteteve të Bashkuara agresive dhe regjimit sionist që vret fëmijë një mësim tjetër, më rëndë se më parë”, shtoi ai, sipas Tasnim.
Nga ana tjeter, Donald Trump thotë se bisedimet me Iranin mund të jenë “të mundshme” që të premten. Raporton New York Post, duke cituar një mesazh të marrë nga presidenti i SHBA-së.
Nderkohe Flota detare e Shteteve të Bashkuara po përgatitet të vendosë raketat “Patriot” në anije luftarake, duke shënuar një zgjerim të rëndësishëm të një prej sistemeve më të provuara të mbrojtjes ajrore.
Ky hap shoqërohet me investime të konsiderueshme në modernizimin e sistemit.
Vendimi vjen në një moment të përshkallëzimit të kërcënimeve në Lindjen e Mesme.
Irani ka lëshuar sulme me dronë dhe raketa si kundërpërgjigje ndaj veprimeve ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, duke nxjerrë në pah nevojën për kapacitete më të mëdha mbrojtëse në det.
Pas disa vite testimesh, integrimi i sistemit në anije është konsideruar i suksesshëm.