Connect with us

Politike

Ish deputeti socialist i del kundër Ramës: Balluku do arrestohet, s’ka justifikim për zvarritjen e procesit

Ish deputeti socialist Petro Koçi, ka dalë sërish kundër qëndrimit të Edi Ramës në rastin e Belinda Ballukut, ku Kuvendi po zvarrit mbledhjen e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqje imuniteti dhe për ta arrestuar.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Koçi thotë se Kuvendi i Shqipërisë si përfaqësues i sovranit nuk ka asnjë justifikim ne zvarritjen e shqyrtimit te kërkesës se SPAK per te dhënë lejen parlamentare për mase sigurie ndaj një ministri apo deputeti.

Sipas tij, e vetmja arsye qe justifikon hapësirën kohore mes datës se mbërritjes se kërkesës dhe datës se shqyrtimit ne seance plenare është koha e përshtatshme ne dispozicion te anëtareve te Komisionit te Mandateve per te shqyrtuar dosjen e SPAK.

Ndërsa për mos daljen me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, Koçi thekson se cilido te jete vendimi dyopsionesh i GJK nuk ka efekt mbi ndjekjen penale.

“Ndërsa arsyetimi i shtyrjes se shqyrtimit te çështjes ne ate Komision me faktin se Gjykata Kushtetuese akoma nuk është shprehur ne mënyrë përfundimtare per ankimimin përkatës te Kryeministrit nuk qëndron sepse GJK tashme duke mare shkas nga rasti Balluku do përcaktojë nje norme kushtetuese e cila do legjitimoje ose jo fuqine ligjore te GJKKO per te pezulluar ne te ardhmen nje ministër nga detyra. Cilido te jete vendimi dyopsionesh i GJK nuk ka efekt mbi ndjekjen penale”, arsyeton Koçi.

Petro Koçi thotë se situata do të ishte më e lehtësuar nese do kishim nje reagim me dorëheqje qysh me fillimin e ndjekjes penale.

“Ne praktiken perëndimore dorëheqja jepet gjithmonë, bile nese ndjekja penale fillon edhe për çështje qe nuk kane lidhje me funksionin. Gjykoj qe këto zvarritje sjellin vetëm dëme per qeverinë, maxhorancen tone dhe për vete te interesuarit e nga ana tjetër i japin jete një kufome politike qe mallkon atdheun e vet edhe ne foltore ndërkombëtare”, shkruan Koçi në fb.

Advertisement