Connect with us

Politike

‘Jemi një narko-shtet i mirëfilltë’/ Vasili: SHBA-të me plan 3-mujor, përmes Shqipërisë i jep përgjigje edhe…

Shqipëria nuk është më një shtet funksional, por një vend i kapur totalisht nga krimi i organizuar, i cili ka shndërruar qeverinë në një marionetë në duart e tij. Kjo është panorama alarmante e paraqitur në një analizë të thellë, ku theksohet se ky realitet tronditës ka detyruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndërmarrin një veprim të paprecedentë dhe të sinjalizuar për të goditur këtë sistem.

Petrit Vasili, shprehet se vendi nuk ka më një qeveri që funksionon me ligj dhe Kushtetutë, por një strukturë ilegjitime dhe antikushtetuese e komanduar nga prapaskenat e krimit.

“Nuk jemi as si Kolumbia, ku politikanë e zyrtarë përballeshin me krimin. Këtu, policia, qeveria dhe krimi janë bërë një, duke e marrë peng shtetin”, theksoi Vasili.

Ky bashkim i pushtetit politik me krimin ka krijuar një mekanizëm ku paratë e paligjshme financojnë vjedhjen e zgjedhjeve, ndërsa pushteti politik garanton paprekshmërinë e krimit, duke e futur vendin në një spirale shkatërrimi, varfërie dhe shpopullimi masiv. Në këtë kontekst, ndërhyrja e SHBA-së cilësohet si “historike” dhe strategjike nga ish ligjvënësi i PL.

Partnerët strategjikë, sipas Vasilit, i kanë treguar rrugën Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke i vënë në dukje pikat nevralgjike ku duhet të përqendrohen hetimet, duke ndjekur parimin universal “ndiq paranë”. Në shënjestrën e drejtësisë, sipas udhëzimeve, duhet të jenë investitorët strategjikë, kontratat e bujshme të inceneratorëve, abuzimet me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), si dhe kullat e larta që po ngrihen në Tiranë.

Mesazhi për SPAK është i prerë: ose do të godasë kokat e këtij sistemi, ose prokurorët do të përfundojnë vetë në bankën e të akuzuarve bashkë me ta. Afati kohor i vendosur është i shkurtër dhe presioni i madh.

Pretendohet se SHBA nuk do të presë më gjatë, por brenda një periudhe tremujore pritet të ketë një “përgjigje përfundimtare” për këto çështje. Ky ultimatum nuk i drejtohet vetëm Shqipërisë, por shërben si një mesazh i qartë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor: narko-regjimet dhe pushtetet e lidhura me krimin nuk do të tolerohen më. Muajt në vijim pritet të jenë vendimtarë për të ardhmen e vendit, i cili ndodhet nën vëzhgimin e rreptë të aleatit të tij më të fuqishëm.

Përfundimisht, mbas edhe fakteve shumë tronditëse të dalë nga dosja Ergys Agasi e të tjerë me radhë, nuk ka më as më të voglin dilemë dhe nuk ka më as mundësinë qoftë edhe 1% që të thuhet se në Shqipëri ka një qeveri që funksionon me ligj, që zbaton kushtetutë dhe bën veprimtari të ligjshme. Mbas këtyre që kanë dalë, fakteve që kanë dalë, përfundimisht është shumë e qartë se nuk kemi qeveri, kemi thjesht dhe vetëm marioneta që krimi ka vendosur në zyrat e qeverisë. Pra, komandon krimi nga mbrapa skena dhe vë kukullat që do dhe i heq. Aq sa e keni parë që marrin përsipër të rrahin edhe ministra. Është krimi që i jep urdhër atij Edi Ramës. Dhe nuk është më qeverisja legjitime e cila duhet të ketë përballë dhe të luftojë krimin. Dhe për këtë arsye ka ndodhur një veprim i jashtëzakonshëm dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si gjithmonë, i që i kanë qëndruar shumë pranë këtij vendi dhe e kanë nxjerrë nga bataku i i krizave shumë të rënda politike. Po në këtë rast bëhet fjalë për krizën përfundimisht të asgjësimit të Shqipërisë, edhe nga pikëpamja ë, kushtetuese, pra kemi qeveri të paligjshme, antikushtetuese. Kemi qeveri që po, po e zhbën Shqipërinë dhe nga ana demografike, po e zbraz, po e shkatërron. Dhe në këtë moment, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmarrin një veprim që është pak të thuhet historik, është më shumë se kaq, sepse marrin përsipër pra, të jenë ata që marrin në duar situatën.

Risia në këtë rast, është pra, të tërë ky sistem i ngritur të dali në pah, të evidentohet dhe të finalizohet pastaj me goditjen e më të larta, në kokën e këtij sistemi nga pikëpamja politike, që është kryeministri e të tjerë. Sepse, përcaktimet shumë të qarta, që nga investitorët strategjikë të qeverisë, thotë aty. Deri te kontratat e plehrave, e keni parasysh inceneratorët, pra të hetuar. AKSHI, kullat e larta, të gjitha, për të mos i përmendur të tërën me radhë, të tëra këto veprimtari të cilat janë lavatriçe të mëdha, problematike për të gjithë Europën, për këtë gjë, dhe lavatriçe që furnizojnë me një para shumë të madhe krimin e organizuar, i cili, të gjithë bëjnë sikur e harrojnë, po poshtë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, disa vjet më parë thoshin, Shqipëria është kthyer në bazë të krimit të organizuar për Amerikën, Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe Europën. Pra, dhe kjo bazë furnizohet me tërë këto qindra milionë, të cilat ku krimi dhe qeveria janë bërë bashkë. Ashtu sikurse me të drejtë Nicola Gratteri, kryeprokurori i Napolit, thoshte që të thuash që Shqipëria është narko-shtet është pak. Pra, në këtë rast, për të asgjësuar këtë fenomen, të paparë në në 200 apo 300 a 500 vjet në Europë. Europa ka pasur, është përballur me të gjithë llojet e problemeve, është përballur edhe me luftëra, por që të ketë një narko-shtet të mirëfilltë në Europë, po një narko-shtet 100%, një narko-qeverisje 100%, nuk mund ta tolerojnë më kurrë, sepse është një problem jo më shqiptar, por problem ndërkombëtar.

Shqipëria është quajtur Kolumbia e Europës, por nuk është as Kolumbia e Europës. Për çfarë arsye? Sepse ju e dini që në historinë e Kolumbisë, presidentë, kandidatë për president, ministra, dhjetëra personalitete shumë të larta të policisë dhe të ushtrisë, janë përballur me krimin dhe kanë humbur jetën. Kurse këtu, ju keni parë që policia mbjell drogë, të tërë krerët e policisë që keni parë janë të gjithë të kompromentuar deri në fyt. Aksioni i fundit siç pamë, nëntë drejtorë policie që merren me pengmarrje dhe me presione për tendera është një një një sjellje, një rrugaçi mafioz që s’ka ku të vejë më. Dhe kështu janë me dhjetëra të tjerë. Pra, do të thotë që s’jemi as Kolumbia e Europës. Pra, krimi e ka rrëmbyer 100% dhe e ka kthyer qeverisjen në peng të vetes. Sepse, të dy palët, si enë komunikuese, bëjnë një mekanizëm që shqiptarët duhet ta kuptojnë. Krimi grabit paratë, ndan paratë me qeverinë, të dyja bashkë grabisin dhe vjedhin zgjedhjet dhe në këtë mënyrë pushteti politik dhe krimi ushqen njëra-tjetrën për të mbajtur në grusht Shqipërinë dhe sigurisht për ta shkatërruar. Sepse rezultati është një dhe vetëm një.

Përveç varfërisë, e cila është shumë e qartë dhe nuk kemi ç’e komentojmë më, prova më themelore është shpopullimi. Mijëra e shqiptarëve që ikin dhe një Shqipëri që është shpërbëhet dhe nga pikëpamja e ekzistencës së asaj si shtet dhe si komb. Kanë vënë në lupë dhe në shënjestrën e goditjes së tyre, kanë dhe goditje atomike, ju e dini këtë punë, kështu që i kombinojnë të dyja, prandaj janë edhe, kanë atë fuqi që kanë dhe prandaj kanë mbrojtur shumë demokracinë në botë. Dhe nuk, nuk presin dhe nuk mund, nuk sillet si ajo Marta Kos që erdhi këtu në Shqipëri, që foli për reforma të jashtëzakonshme, kur reforma e vetme që ka ndodhur në Shqipëri është rritja e hajdutërisë me nivele galopante. Pra, në këtë moment pra, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin një përgjigje nëpërmjet Shqipërisë, të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe të gjithë shteteve të tjera. Narko-regjime, autokracira dhe pushtete të cilat gjallojnë e mbahen gjallë me narko-trafikun dhe krimin, nuk do të lejohen të ekzistojnë. Dhe pikërisht, po të shikoni, fakti më i rëndë akoma është që nuk kemi një çështje që na pret thonë, por brenda pak, brenda jo më shumë se tre muajve, ne këtyre çështjeve do u kthejmë përgjigje përfundimtare. Dhe këtu në provë, kanë vënë, në provën e zjarrit është SPAK-u në Shqipëri.

Advertisement