Politike
“Keni vënë një kryebandit në krye të grupit…”/ Noka përplaset me Peleshin
Kryetari i Kuvndit i ka hequr fjalën deputetit Flamur noka në Kuvend.
“Se s’po më kërcet më. Për fat të keq, nga ushtar i Ramës je shndërruar thjesht në ushtar. Të flasë këtu dhe të përfaqësojë të ashtuquajturën mazhorancë ‘personi 009’? Të flasë këtu në emër të popullit që është mazhorancë? Të flasë këtu koordinatori i ‘Toyota Yaris’? Të flasë këtu personi që gjendet në dosjet e Brukselit për trafiqe? Ju jeni katandisur, jeni thjesht bandë dhe keni një kryebandit”, tha Noka.
Peleshi: Neni 64, merrni masën e dytë, është vërejtje.
Noka: A të dogji? E vërteta djeg, por nuk fshihet. Të vendosen emrat e katër të vrarëve nga partia juaj.
Peleshi: Të ndërpritet fjala. Nuk e merr dot me forcë.