Connect with us

Kronike

Plumbi i kaloi tej për tej trupit, ja sa plumba mori 20-vjeçari Johan Zuko

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja që tronditi Korçën këtë të shtunë, ku humbi jetën 20-vjeçari Johan Zuko.

Bëhet fjalë për Kristjan Sterjon, i cili dyshohet se qëlloi për vdekje me armë zjarri viktimën. viktima është qëlluar vetëm me një plumb, i cili ka rezultuar fatal. Autori i dyshuar, Kristjan Sterjo, dyshohet se ka përdorur kallashnikov dhe e ka qëlluar të riun nga pas, teksa ai po ngjiste shkallët e pallatit.

Plumbi e ka goditur në pjesën e poshtme të shpatullës dhe ka dalë nga ana tjetër e trupit, duke shkaktuar plagën fatale.

Ngjarja ka ndodhur në katin e tretë të një pallati në rrugën “Viktor Eftimiu”, në lagjen nr. 15 të Korçës.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, i cili është larguar menjëherë pas krimit dhe vijon të jetë në kërkim. Ndërkohë, tre persona të dyshuar si të përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe motivit të ngjarjes.

Advertisement