Connect with us

Aktualitet

“Kompania Johnson&Johnson” pezullon vaksinën, sëmundja e pashpjegueshme

Published

on

Kompania Johnson&Johnson ka pezulluar testimet për vaksinën e koronavirusit për shkak të një sëmundje të pashpjegueshme, shkruan The Guardian.

Në shtator, testimet për vaksinën e Universitetit të Oksfordit dhe kompanisë AstraZeneca u pezulluan për herë të dytë për shkak të efekteve anësore te një pacient.

Johnson&Johnson është një nga katër vaksinat që ka hyrë në fazën më të avancuar, e njohur si faza 3, ku bëhen testime masive te pacientët.

Rezultatet e kësaj vaksine mund të dalin në fillim të vitit që vjen.

Presioni për të prodhuar një vaksinë është i madh, dhe konkurenca midis shteteve është e madhe.

Politikanët duan që vaksina të prodhohet sa më parë, ndërkohë që autoritetet mbikëqyrëse thonë se nuk do lejojnë që shpejtësia të krijojë probleme.

Aktualitet

Emrat/ Identifikohen dy viktimat e atentatit në Vlorë

Published

on

By

Halim Xhezo dhe Shpati Lena janë dy personat e mbetur të vrarë mëngjesin e sotëm në një atentat në mbikalim të Panajasë në Vlorë.

Vëllai i viktimës shtetasi Eduart Xhezo dy vjet me pare ka vrare shtetasin Arben Beqiri.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku dy persona mbetën të vrarë në rrethana të paqarta. Mjeti me të cilin ata po lëviznin i tipit ‘Benz Class’ është qëlluar në ecje nga mbrapa, dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Dyshohet se brenda mjetit ndodhen tre persona që kanë humbur jetë.

Më herët është raportuar për dy të vrarë dhe një të plagosur, ndërsa sikundër edhe policia e konfirmoi, viktimat ndodhen ende në mjet.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se pista kryesore që po hetohet, është prishja për pazare droge mes dy grupeve.

Aatentati është bërë nga tre persona, të cilët kanë ndpajekur dhe vëzhguar makinën që po udhëtonin viktimat, më pas i janë afruar paralel dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Dyshohet se autorët kanë qenë një në rolin e shoferit te automjetit dhe dy në rolin e qitësit.

Policia bëri me dije se gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorëve të ngjarjes. Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.

Sipas policisë, autorët kanë qëlluar me 3 armë zjarri automatike. Ndërkohë, një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa u gjet duke u djegur në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë dhe dyshohet se u përket autorëve.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri, dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ndodhen brenda një automjeti tip “Benz”.

Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identfikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe identifikimin e dy shtetasve të gjendur pa shenja jete.

Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autrorëve.

Continue Reading

Aktualitet

Mjekët ndihen të vlerësuar nga pacientët, nga politika jo

Published

on

By

Pa Filtra, Mjeku Nini Dede: Mjekët ndihen të vlerësuar nga njerëzit, pacientët, nga politika aspak!

I ftuar i gazetarit Artur Nura në emisionin Pa Filtra në Ntv Televizion mjeku i njohur Nini Dede tha se nuk është e lehtë të punosh kur të tjerët pushojnë, por ja që profesioni i mjekut të cilin e kam zgjedhur me pasion e dashuri e do që të punohet për ti ofruar kura e shërim pacientëve të cilët në sezone festash e pushimesh janë më të shumtë.

Doktor Dede tha se sapo është diplomuar ka filluar punën si mjek dhe e bën atë me pasion dhe i motivuar maksimalisht në shërbim të njerëzve.

I pyetur nga gazetari Nura nëse ai dhe kolegët e tij ndihen të vlerësuar nga njerëzit, shoqëria, doktor Dede tha shoqëria përgjithësisht i vlerëson dhe respekton mjekët të cilët kryejnë një punë jo të lehtë në shërbim të tyre.

Personalisht – tha Doktor Dede – jam ndjerë i vlerësuar nga njerëzit me të cilët kam patur të bëj dhe i kam shërbyer me devotshmëri.

Pyetjes së gazetarit Nura nëse mjekët janë të vlerësuar sa duhet dhe si duhet nga politika dhe administrata, doktor Dede tha se nga politika jemi të keqkuptuar dhe të pavlerësuar sa duhet! Jo rastësisht – tha doktor Dede – mjekët në shumicë po zgjedhin të lënë shtëpitë e tyre në atdhe dhe të shkojnë e punojnë gjetkë!

Sipas doktorit Dede nevojiten politika proteksioniste dhe motivuese ndaj mjekëve që ata të mos braktisin vëndin e tyre dhe të punojnë këtu të mirë vlerësuar.

Doktor Dede tha se ishte gjuthashtu një qytetar i përgjegjshëm dhe i angazhuar me Partinë e Ballit Demokrat ngase kishte adhuruar themeluesin e kësaj partie historike, intelektualin Mithat Frashëri.

Nini Dede tha se filozofia politike e Mithat Frashërit e frymëzonte edha tani atë dhe shumë anëtarë dhe mbështetës të rrugës së tij politike me partinë aktuale.

Continue Reading

Aktualitet

Ofrojmë shërbime cilësore dhe duam që ligji të njihet

Published

on

By

Në emisionin Pa Filtra në Ntv Televizion, i ftuar i gazetarit Artur Nura ishte Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Z. Blendi Gonxhja, i cili nga zyra e tij foli mbi Lejen e re të Qarkullimit dhe përfitimet e qytetarëve ndaj këtij realizimi.

Gonxhe tha që kjo Leje e re e Qarkullimit tashmë është 40% më lirë për 160,000 qytetarë të Shqipërisë!

Z. Gonxhe foli gjithashtu për Qendrat e Kontrollit Teknik, transparencën me qytetarët dhe sa i rëndësishëm është transformimi i Drejtorive Rajonale, në mënyrë që qytetarët dhe punonjësit të ndihen më të vlerësuar e më të respektuar!

Pyetjes së gazetarit Nura për lajmin që kishte publikuar JOQ mbi xhamat e zinj të makinave, Gonxhe tha se artikulli në fjalë ishte i keqkuptuar sepse gazetarit që e ka shkruar i bën çudi pse duhet zbatuar ligji për certifikimin e xhamave të errët të automjeteve.

Z. Gonxhe përmendi sigurisht dhe arsyet përse është miratuar certifikimi i xhamave të errësuar, zhvillim ligjor i arsyeshëm i cili ka nevojë akoma – siç tha drejtori Gonxhe – për tu kuptuar duke filluar nga gazetarët fillimisht, pastaj qytetarët.

Drejtori tha se institucioni i tij dhe i gjithë personeli e kanë të pamundur të bëjnë pushime gjatë muajit gusht dhe dhjetor për shkak të punës së rritur në këta muaj të cilët sjellin shumë vizitorë, emigrantë e turistë, në Shqipëri.

Në shtator tha – Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Z. Blendi Gonxhja, – në bashkëpunim me Policinë e Shtetit do fillojë një aksion i madh kundrejt atyre që përdorin automjetet e tyre dhe nuk kanë kryer pagesat e taksës së qarkullimit dhe sigurimit të automjeteve të tyre!

Nga kjo taksë – tha Gonxhe – institucioni ynë përfiton vetëm 5% të kësaj pagese dhe të tjerat shkojnë në favor të institucioneve të tjera në respekt të ligjit përkatës, por më duhet ta them qartë – shtoi Gonxhe- nuk do tolerohet më askush dhe nëse nuk bëjnë pagesat do u bllokohen automjetet deri në realizimin e detyrimit ligjor.

Continue Reading

Aktualitet

I riu qëllon me thikë në zemër 41-vjeçarin në Sarandë

Published

on

By

Një sherr për vendparkimin e makinës ka lënë mbremjen e se merkures pas një viktimë në qytetin e Sarandës. Klodian Bakia, 41 vjeç, kishte parkuar përpara një hoteli në Sarandë dhe kamerieri i ka kërkuar që të heqë makinën nga aty. Parkimi i makinës është bërë shkak për fillimin e një konflikti mes 41-vjeçarit dhe kamerierit të hotelit, Xhanelo Tarja, 24 vjeç.

Në debat e sipër, 24-vjeçari është futur brenda në hotel, ka marrë thikën dhe ka qëlluar në zemër 41-vjeçarin. Bakia nuk u mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spitalin rajonal të Sarandës.

Ndërkohë, 24-vjeçari pasi ka goditur me thikë në zemër dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia u vu në kërkim të autorit menjëherë pas ngjarjes duke bërë të mundur arrestimin e autorit në mbrëmje. Autori u gjet i fshehur në një garazh mes dy pallateve larg vendit të ngjarjes.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

 

Continue Reading

Aktualitet

Këto shenja në fushën e karrierës do gëzojnë sukses

Published

on

By

Dashi

Sot, miku i Dashit, treshja Venus-Jupiter me siguri do t’ju sjellë momente të mira, argëtim, argëtim, kënaqësi në maksimum, kreativitet dhe shkëlqim të parezistueshëm. Nëse jeni të fejuar, ju rinovoni ndjeshëm marrëdhënien tuaj dhe kaloni shumë mirë në mënyra të ndryshme së bashku me gjysmën tjetër. Nëse jeni beqarë, jeni të papërmbajtshëm dhe plot flirte. Një dashuri e re e madhe është afër qoshes dhe ju e zgjidhni atë mes pushtimeve dhe fansave të pafund. Do të keni favore në lojërat e fatit, përderisa shmangni ekzagjerimet dhe rrezikun. Në fushën e karrierës gëzoni lëvdata dhe sukses.

Demi

Sot, Demi i dashur, me treshen Venus-Jupiter, ju zbatoni me sukses dëshirat, synimet dhe objektivat që lidhen me shtëpinë dhe familjen. Përpiquni tani që keni favor, të qetësoni marrëdhëniet familjare. Fati ju ndihmon të zgjidhni problemet që i keni pasur prej kohësh dhe që ju stresojnë apo ju krijojnë pasiguri. Nëse jeni të fejuar, sot është dita e duhur, për një vendim për të jetuar së bashku, por edhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet e vjetra. Nëse jeni beqarë, ju pëlqejnë mesazhet dhe flirtet e buta, por edhe një shans për t’u takuar sërish me një dashuri të së shkuarës. Profesionalisht jeni efikas, i palodhur dhe plotësisht kompetent, një fakt ky i njohur. Mund të ndiheni pak të stresuar për shkak të detyrimeve financiare familjare, por shumë shpejt do të kapërcehen.

Binjakët

Sot miku im Didyme me tribunë Venus-Jupiter favorizohen absolutisht kontaktet, komunikimet, fillimet e reja, lëvizjet, por edhe marrëdhëniet me vëllezërit e motrat dhe fqinjët. Do të keni shumë mundësi për njohje të reja interesante dhe të dobishme. Gjithashtu, çdo lëvizje që bëni sot kurorëzohet me sukses dhe ju kënaqeni. Nëse jeni të fejuar, biseda dhe fjalët e buta do ju afrojnë me partnerin. Nëse jeni beqarë, shijoni gëzimin e flirtit dhe ashtu, ju vjen mundësia për një lidhje të re, e cila do t’ju magjepsë dhe ndoshta do t’ju çojë në një lidhje të bukur. Nga ana profesionale, zhvillimet do të jenë vetëm pozitive për ju, për shkak të mjeteve tuaja të admirueshme shprehëse. Në planin financiar, dita është ideale për marrëveshje dhe nënshkrime.

Gaforrja

Sot miku Gaforre, me treshen Venus-Jupiter, do te shquhesh per rritjen e vetebesimit dhe sharmin tend te pjekur. Çështjet dhe marrëdhëniet e rëndësishme për ju në jetën tuaj janë stabilizuar. Nëse jeni beqarë, nuk tërhiqeni më dhe nuk emocionoheni shumë lehtë dhe shpejt me një njohje të re, pasi fillimisht ai duhet t’ju vërtetojë me veprime se është vërtet i interesuar për ju. Nëse jeni të fejuar, frenoni tendencën tuaj për xhelozi dhe posesivitet dhe kanalizoni energjinë tuaj në seks. Profesionalisht do të jeni të sigurt dhe kjo është karakteristika që do t’ju ndihmojë të keni sukses. Do të keni favore në financat tuaja, në çdo lëvizje apo veprim sot

Luani

Do të keni shumë mundësi për njohje të reja interesante dhe të dobishme. Gjithashtu, çdo lëvizje që bëni sot kurorëzohet me sukses dhe ju kënaqeni. Nëse jeni të fejuar, biseda dhe fjalët e buta do ju afrojnë me partnerin. Nëse jeni beqarë, shijoni gëzimin e flirtit dhe ashtu, ju vjen mundësia për një lidhje të re, e cila do t’ju magjepsë dhe ndoshta do t’ju çojë në një lidhje të bukur.Nga ana profesionale, zhvillimet do të jenë vetëm pozitive për ju. Në planin financiar, dita është ideale për marrëveshje dhe nënshkrime.

Gaforrja

Çështjet dhe marrëdhëniet e rëndësishme për ju në jetën tuaj janë stabilizuar, ashtu siç keni dashur. Gjithçka po përmirësohet, megjithëse ngadalë. Nëse jeni beqarë, nuk tërhiqeni më dhe nuk emocionoheni shumë lehtë dhe shpejt me një njohje të re, pasi fillimisht ai duhet t’ju vërtetojë me veprime se është vërtet i interesuar për ju. Nëse jeni të fejuar, frenoni tendencën tuaj për xhelozi dhe posesivitet dhe kanalizoni energjinë tuaj në seks. Profesionalisht do të jeni të sigurt dhe kjo është karakteristika që do t’ju ndihmojë të keni sukses. Do të keni favore në financat tuaja, në çdo lëvizje apo veprim sot.

Shigjetari

Rrethanat përmes kontakteve, takimeve dhe udhëtimeve do t’ju japin shumë mundësi për të arritur qëllime të larta, për të rinovuar përditshmërinë tuaj, për të qenë sërish optimist, për të udhëtuar, për të kaluar një kohë të mirë dhe për t’u argëtuar. Nëse jeni beqarë, jeni veçanërisht të favorizuar për njohje të reja, flirtime dhe fillime të reja. Nëse jeni të fejuar, rinovoni plotësisht marrëdhënien tuaj, me dalje të përbashkëta, ekskursione apo udhëtime. Në punë bëni fillime të reja dhe arrini qëllime të larta. Në planin financiar do ketë shpenzime, kryesisht për çështje që lidhen me studimet apo udhëtimet.

Bricjapi

Fati është plotësisht në anën tuaj, mik Bricjap, kur bëhet fjalë për dëshirat dhe planet e thella që keni dashur t’i zbatoni prej kohësh. Nëse jeni beqarë do arrini të rinovoni dhe transformoni jetën tuaj të dashurisë dhe të joshni personin që dëshironi. Nëse jeni të fejuar, përfitoni nga disponimi juaj i rritur seksual për të përjetuar momente të nxehta pasionante me partnerin tuaj.Tani ju mund të shlyeni borxhet dhe detyrimet financiare me lehtësi.

Ujori

I dashur Ujor, treshja Venus-Jupiter do t’ju shtyjë sot të merrni disa vendime serioze, domethënëse dhe të dobishme në marrëdhëniet dhe ndërveprimet tuaja ndërpersonale, të cilat do ta përmirësojnë shumë këtë fushë. Gjithashtu, nëse kohët e fundit keni pasur një keqkuptim me dikë, sot ai mund të zgjidhet, përderisa jeni aktiv. Nëse jeni të fejuar, do të përjetoni rinovimin përfundimtar në marrëdhënien tuaj sot, e cila po përmirësohet në maksimum. Nëse jeni beqarë do keni njohje të reja të rëndësishme, të cilat me shumë gjasa do të çojnë më vonë në një lidhje të qëndrueshme dhe të bukur. Profesionalisht, partneritetet tuaja janë ato që do të ndihmojnë në përparimin tuaj.

Peshqit

Do arrini të bëni lëvizje pozitive sot dhe të gjitha detyrimet tuaja do t’i përballoni me lehtësi. Përveç kësaj, ju zbukuroni dhe rinovoni pamjen tuaj. Nëse jeni të fejuar, tregoni dashurinë tuaj me veprime dhe kjo do ta bëjë gjysmën tuaj tjetër, të mos dyshojë më nëse e doni dhe e dëshironi vërtet. Nëse jeni beqarë merreni vetëm me propozime të denja dhe serioze dashurie tani. Në biznesin tuaj, është koha për të arritur shumë dhe nëse e dëshironi vërtet, do t’i befasoni me rezultatet tuaja. Në planin financiar, problemet më në fund marrin fund, pasi zgjidhjet vijnë nga hiçi.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING