Bota
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: Regjimi i ri i Iranit sapo ka bërë thirrje për armëpushim
Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka folur për luftën në Iran. Përmes një postimi i në Truth Social, Donald Trump theksoi se presidenti i regjimit të ri të Iranit, i ka kërkuar ditën e sotme SHBA-së të vazhdojë me një armëpushim.
Mediat shkruajnë se presidenti amerikan, theksoi se Uashingtoni do ta shqyrtojë këtë kërkesë kur të hapet ngushtica e Hormuzit. Në fakt, ai tha se derisa të ndodhë kjo, SHBA do të vazhdojë të godasë Iranin për ta “kthyer atë në epokën e gurit”.
“Presidenti i regjimit të ri të Iranit, shumë më pak radikal dhe shumë më i zgjuar se paraardhësit e tij, sapo u kërkoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës një ARMËPUSHIM! Ne do ta shikojmë atë kur ngushtica e Hormuzit të jetë e hapur, e lirë dhe e sigurt. Deri atëherë, ne do ta shkatërrojmë Iranin ose, siç thonë ata, do ta kthejmë atë në epokën e gurit!,” shkroi Trump.