Sport
Kuqezinjtë ne avantazh me pikë te plota, Leao udhëheq Milanin ne krye te fitores
Pavarsisht për shkak të dëmtimeve të koronavirusit, Milan vazhdon të mbetet ne superformë, pasi në mbrëmjen e sotme shënoi fitoren e tretë radhazi në po kaq ndeshje të luajtura në sezonin e ri.
Kuqezinjtë ia dolën të fitojnë me rezultatin 3-0 kundra Spezias në futbollin Italian. E cila kjo ndeshje u vendos në pjesën e dytë pasi ato ia dolën te ruajnë portën e paprekur në 45 minutat e para në “San Siro”.
Leao zhbllokoi disavantazhin në minutën e 57, e cila kjo erdhi pas një egzekutimi nga ana e turkut Calhanoglu, ndërsa Theo Hernandez ishte ai që shënoi golin e dytë duke udhëhequr Milanin në një fitore tjetër të rëndësishme për kuqezinjtë.
Por do të jetë pikërisht Leao i cili në minutën e 78 shënoi golin përfundimtar 3-0, duke e ngitur Milanin në krye te suksesit të futbollit Italian, që pas 3 javësh ngjitet në krye të renditjes me 9 pikë të plota, po aq sa ka edhe Atalanta.
Sport
Në radarët e Barcelonës bie “ylli” japonez
“Fantazisti” 26-vjeçar i sulmit, Kaoru Mitoma ka hyrë në sezonin e tij të dytë, te “pulëbardhat” e Brighton, teska është kthyer në një nga protagonistët e skuadrës së teknikut De Zerbi, me këtë të fundit që po bën mrekulli me skuadrën në elitën e futbollit anglez.
Falë performancave “magjike”, në “Amex Stadium”, Mitoma tashmë ka tërhequr vëmendjen e “gjigandve” evropian, me “katalanasit’ e Barcelona, që janë të interesuar për “yllin” japonez, teksa prej kohësh vuajnë mungesën e një lojtari cilësor në krahun e majtë të fushës.
Ndërkaq, kujtojmë se deri në këtë pikë të sezonit, Mitoma ka zbritur plot 26 herë në fushë për skuadrën e Brighton, duke arritur të shënojë 3 gola, si dhe të asistojë 5 herë të tjera për shokët e tij të skuadrës.
Sport
Osimhen drejt Parisit, Parizjenët gati të paguajnë klauzolën e nigerianit
Pas një tjetër sezoni fantastik, te “Blutë” e Napoli, “bomberi” nigerian, Victor Osimhen duket se do t’i japë fund “aventurës” së tij italiane, teksa gjatë merkatos së verës 25-vjeçari mund t’i japë lamtumirën “Maradona Stadium”, me një sërë “gjigantësh” të futbollit evropian, që janë të gatshëm të zbrasin arkat e tyre.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, “gjigantët” francezë, të Paris Saint-Germain janë vënë prej kohësh pas sulmuesit nigerian, i cili sipas pikëpamjes së “Parisienëve” duhet të zëvendësojë Kylian Mbappe, me francezin që pritet të largohet në drejtim të Spanjës, e më konkretisht te “Galaktikët” e Real Madrid, që e kërkojnë prej vitesh.
Sa i përket formulës së blerjes, klubi francez është gati të paguajë të gjithë shumën e klauzolës së lirimit të sulmuesit, vlerësuar në rreth 120 milionë euro, ndërsa në aspektin personal, kampionët në fuqi të Ligue 1 janë gati t’i ofrojnë një kontratë 4-vjeçare dhe një pagë prej 13 milionë euro në sezon nigerianit.
Sport
Një bluzë dhuratë për 455 ndeshjet me Interin, Handanovic i emocionuar: “San Siro” stadiumi më i mirë
Interi i dhuroi një fanellë speciale Samir Handanovicit si dhuratë për 455 paraqitjet e portierit me zikaltërit. Handa luajti si titullar në shumicën e ndeshjeve, teksa numëron një titull në Serie A, dy trofe të Kupës së Italisë dhe dy tituj të Superkupës së Italisë.
“Për mua është një ditë e veçantë, i jam mirënjohës klubit dhe tifozëve për gjithë këto vite të kaluara së bashku edhe pse duhet thënë që nuk kanë qenë gjithmonë të lehta. “San Siro” është emocionues për të gjithë ata që luajnë futboll. Për mua mbetet gjithmonë stadiumi më i mirë me tifozët më të mirë. Të luaja këtu për mua ishte një ëndërr që u bë realitet”, – U shpreh Handa për mediat italiane.
Sport
Mbrojtësi i Barcelonës, stërvitje në orën 04:00 të mëngjesit
Mbrojtësi i Barcelonës, Zhyl Kunde, vazhdon të tregojë se është shumë i përkushtuar ndaj klubit katalanas. Mbrojtësi francez befasoi të gjithë tifozët e Barçës këtë të diel duke publikuar se ishte në qendrën stërvitore të ekipit “Joan Gamper Sports City”, në orën 04:00 të mëngjesit, duke u stërvitur!
Dhe gjithçka pasi kishte luajtur disa orë më parë për afro 30 minuta në suksesin e Barçës kundër Kadizit (0-1). Ksavi e rezervoi francezin duke menduar për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampioneve kundër PSG-së të martën e ardhshme dhe mbrojtësi e shfrytëzoi sa më shumë kohën e lirë për të arritur në mënyrën më të mirë për atë ndeshje vendimtare.
Kunde luajti vetëm 28 minuta kundër Kadizit, skuadra u kthye në Barcelonë dhe lojtari fjeti në shtëpi. Por mëngjesin e të dielës ishte në ambientet e klubit për të treguar se angazhimi i tij është total. Kjo nuk është e gjitha, sepse francezi u kthye në “Ciudad Deportiva” në orën 11:30 për të marrë pjesë në stërvitjen e zhvilluar nga Ksavi.
Sport
Leverkuseni ndali ecurinë rekord të Bajernit, presidenti i bavarezëve: E merituan titullin
Presidenti i Bajern Mynih, Herbert Hainer, ka uruar kampionët më të rinj të Bundesligës gjermane. Fjala është për Bajer Leverkusen. Ai është identifikuar nga gjiri i bavarezëve në këtë urim për kundërshtarin, duke ulur “gjakrat” e rivalitetit pas përfundimit të betejës:“Absolutisht e merituar. Leverkusen ka zhvilluar një sezon të mrekullueshëm, e përkthyer me lojë të bukur dhe rezultative. Kam shpresë se sezonin e ardhshëm kampionati do të vijë sërish në Mynih. Deri atëherë kemi kohë”, përfundoi presidenti i rekordmenëve të Bajnerit, Hainer.Pas serisë prej më shumë sesa një dekade hegjemoni në ligë, Tomas Myler me shokë nuk e mbajtën dot stafetën edhe në ciklin 2023-2024.
-
Pinknews8 hours ago
“Ju q*fsha familjen”/ Meriton Mjekiqi shpërthen në sharje brenda Big Brother VIP
-
Kosova7 hours ago
Naim Murseli ka marrë urdhër për të vrarë gruan? Trondit avokati, ja pista e hetimit
-
Aktualitet6 hours ago
“E filmova me gotë…”/ Videoskandali seksual me Safet Gjicin, ç’deklaronte Alma Kaçi: Ja kush ma kërkoi
-
Kosova10 hours ago
Serbia BLLOKON qytetarët e Kosovës/ Opozita DËNON sjelljen e Vuçiç
-
Bota9 hours ago
Çfarë fshihet pas reshjeve të mëdha në Dubai?
-
Horoskopi20 hours ago
Këshillohet që të jeni shumë të kujdesshëm me mënyrën se si do të…
-
Bota7 hours ago
Netanyahu injoron thirrjet e perëndimit: Izraeli mbrohet vetë
-
Bota8 hours ago
“Izraeli ka vendosur të hakmerret”/ Vjen paralajmërim i fortë nga Britania