Kosova
Kurti po “eleminon” Osmanin?/ Baton Haxhiu: Nuk do ta ndajë pushtetin me Vjosën
Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës.
Haxhiu tha se pavarësisht se Vjosa Osmani e ka ndihmuar Vetëvendosjen, Kurti po e “eleminon”, duke qenë se nuk dëshiron të ndajë pushtet me të, veçanërisht në raport me bashkësinë ndërkombëtare.
“Unë kam një qëndrim për Vjosën. Ajo i ka shërbyer Albinit dhe këtë numër të deputetëve e ka pasi, Vjosa caktoi datën 28 dhe erdhën të gjithë të votonin për Vetëvendosjen.
Vjosa me gjithë fillimin armiqësor me qeverinë Rama dhe me gjithë fillimin armiqësor me bashkësinë ndërkombëtare, ajo u bë interlokutori i vetëm i Shqipërisë në Kosovë. Albin Kurti nuk do ta ndajë pushtetin me Vjosën, karshi bashkësisë ndërkombëtare.
Arsyeja e dytë, janë praktike, në Davos shkoi dhe nënshkroi Bordin e Paqes, për të cilin mendoj se Albin Kurti nuk e ka bindjen e plotë. Ai ka qëndrim tjetër të majtë. Albin Kurti e ndërtoi House of Kosova në Davos. Shkoi Vjosa dhe hyri te Trump. Fuqia e një njeriu is Kurti, e anashkalon…
E dyta, në Amerikë. Këto dy momente, ndarja e pushtetit me Vjosën, e bën të eleminueshme.
Pse Kurti luan me Jasharët? Ai luan me dy kandidatë. Njëri nga Jasharët, përdorim klasik, Albini do të rrëzojë mitin e Jasharave, për ta shndërruar në diçka të zakonshme. Pse është aty? Ai mendon se opozita do ta votojë.
Edhe ky është rrezik i madh, pasi kjo pastaj është politikë, ata do të shndërroheshin në humbës të mëdhenj të politikës. Kam bindjen se përdorimi i familjes Jashari do të jetë e rrezikshme, që miti i Jasharave të jetë në normalitet. Kjo do të jetë problematike për historinë tonë.
Mendoj se në një moment të caktuar, nëse nuk do të ndodhë kjo, do të përdorë Glauk Konjufcën, si njeri që ka një lloj kompromisi brenda partive politike. Kur flas te Jasharët, Kurti ka edhe një lojë tjetër, nëse partitë e tjera kanë qëndrim se nuk votojmë, Albin Kurti ka qëllim tjetër, nga 67 deputetë, do të arrijë që ta çojë vendin në zgjedhje, duke akuzuar se nuk keni votuar një Jashar. Po e bëri këtë LDK dhe AAK do ta kenë shumë të vështirë. Do të humbë vota edhe PDK”, tha ndër të tjera Haxhiu.