Lifestyle
Ky ushqim shkakton depresion
Margarina nxit depresionin, ndërsa gjalpi ndikon pozitivisht në procesin e të mësuarit, sipas studimeve të zhvilluara nga shkencëtarët e Fakultetit të Mjekësisë në universitetin “Dokuz Eylul”, në qytetin perëndimor të Turqisë, Izmir.
Nazan Uysal Harzadın nga Fakulteti i Fiziologjisë, në një prononcim për shtypin dha detaje lidhur me studimin e zhvilluar tek minjtë.
Ajo tregoi se kanë ushqyer ”minjtë me ushqime që kanë 10% vajra” dhe kanë studiuar se ”si këto vajra ndikojnë në sjelljen e tyre”.
Harzadın theksoi se si rezultat i punimit shkencor, kanë vërejtur se në rastet kur kanë përdorur vaj luledielli, kanë konkluduar se niveli i depresioni dhe ankthit është më i lartë.
“Kur i vendosnim kafshët në mekanizëm, nuk mundnin të vendosnin se ku të shkonin. Kështu që mendojmë se vaji i lulediellit ndikon negativisht në konteksin prefrontal, pra pjesën për vendimmarrje të trurit”, tha Harzadın.
“Niveli i ankthit tek kafshët që konsumojnë vaj ulliri është tejet i ulët. Këto kafshë ishin të rehatuara dhe të relaksuara dhe kapaciteti i të mësuarit ishte më i lartë tek ato”, shtoi ajo.
Ajo theksoi se periudha kohore e testimit tek minjtë prej dy muajsh, korrespondon me 10 vite tek njeriu.
Harzadın, gjithashtu duke folur për hulumtimin e bërë me margarinë, tha se në këtë kategori rezultatet janë “dëshpëruese”.
Lifestyle
Për çfarë fëmijët tuaj nuk do t’ju falin kurrë, shmangni këto gjëra
A keni menduar ndonjëherë se cilat nga lëvizjet tuaja mund të jenë veçanërisht të vështira për fëmijët tuaj? Edhe pse prindërit bëjnë shumë gjëra pa dashje, ata vërtet lënë gjurmë tek të vegjlit.
Gjegjësisht, psikologët besojnë se dy gjëra mund t’i lëndojnë aq shumë fëmijët, saqë do t’i mbajnë mend gjatë gjithë jetës. Në radhë të parë janë premtimet e paplotësuara.
Shumë prindër u premtojnë fëmijëve të tyre çmime nëse kryejnë me sukses një detyrë shkollore dhe të ngjashme. Megjithatë, kur përmbushin atë që u kërkohet, në vend të një shpërblimi, të rriturit u vendosin një sfidë të re.
Mund t’ju duket e padëmshme, por nëse i premtoni vazhdimisht një fëmije diçka që nuk e përmbushni, ai do të humbasë besimin tek ju, sepse e keni zhgënjyer. Kur të rriten, nuk do t’ju tregojnë për gjëra serioze që ndodhin në jetën e tyre, sepse nuk ju besojnë.
Në vend të dytë është mosrespektimi. Prindërit shpesh i dëmtojnë pa dashje fëmijët e tyre duke harruar t’i lavdërojnë për diçka që kanë bërë.
Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje gjithçkaje që arrin një fëmijë – një notë të mirë në shkollë, sukses në një hobi, etj. Inkurajoni fëmijët çdo ditë dhe ata do të vazhdojnë të arrijnë sukses më të madh.
Lifestyle
Shpëtoni fëmijët nga televizori
Nëse mendoni se televizori nuk ndikon në zhvillimin e fëmijëve, e keni gabim.Televizori ka një sërë anësh negative tek fëmijë, ndaj prindërit që lenë fëmijët në pjesën më të madhe të kohës të përqendruar përpara ekranit, duhet të ndryshojnë këtë rregull.Studiuesit kanë thënë se fëmijët që qëndrojnë me orare të zgjatura përpara televizorit, mund të kenë disa probleme. Sipas tyre, kjo shkakton efekte negative në zhvillimin e tij psikologjik, mendor dhe fizik.
Ashtu siç është i rëndësishëm zhvillimi i fëmijës deri në moshën 2 vjeç, po aq i rëndësishëm është dhe zhvillimi i trurit të tij. Fëmijët kanë nevojë për një komunikim aktiv me fëmijët e tjerë, për lojëra interaktive për një zhvillim të shëndetshëm të trurit.Gjatë muajve të parë të jetës truri i fëmijës zhvillohet shumë shpejt. Në fund të vitit të parë truri është zhvilluar tri herë më shumë në krahasim me gjendjen kur ka lindur. Nxitësit, ndaj të cilëve ekspozohet fëmija gjatë kësaj periudhe ndikojnë pozitivisht ose negativisht në varësi të efektit të tyre.
Shumë prindër mendojnë se shikimi i televizorit nga fëmija që në moshë të vogël ndikon pozitivisht në zhvillimin e tij mendor. Por, në të kundërt të këtij mendimi specialistët pohojnë se shikimi i televizorit shkakton disa çrregullime, ndër to edhe mbipeshë.Sipas Dr. Dimitri Christakis, kërkues shkencor në Spitalin e Fëmijëve dhe në Qendrën Rajonale Mjekësore në Seattle, koha e tepërt përpara televizorit kontribuon në obezitetin dhe agresivitetin tek fëmijët.
Sipas Dr. Dimitri që për më shumë se një dekadë ka mbështetur eleminimin e televizionit gjatë viteve të para të fëmijës: “fëmijët shikojnë mesatarisht televizor 43 orë në javë, që është më shumë se orët e punës së një të rrituri në javë. Gjatë shikimit, ata shumë shpejt bëhen pothuajse të hipnotizuar.Është treguar shkencërisht që pas pak minutash para televizorit, truri ndryshon nga valë vigjilente të trurit (valët beta) në valë hipnotike (valët alfa), ku qendra e gjykimit të trurit anashkalohet. Kështu dhuna dhe dekadenca që sheh fëmija, anashkalon qendrën e gjykimit dhe ngulitet në trurin e fëmijës pa ndonjë aftësi nga ana e fëmijës për të vendosur nëse ajo që sheh ai është e mirë apo e gabuar.
Dhuna dhe dekadenca pranohen nga truri pa iu nënshtruar ndonjë gjykimi moral. Atëherë ajo bëhet pjesë e subkoshiencës së përhershme të fëmijës. Mënyra jonë e jetës, por edhe ambienti jonë ka ndryshuar shumë në dhjetëvjetëshin e fundit.Kështu është shtuar trafiku rrugor dhe dendësia e ndërtimit, gjë që ka bërë,që fëmijët të mos munden të luajnë në rrugë apo në vende të tjera, përveç vendeve posaçërisht të parapara për lojë.Hapësira e aksioneve të fëmijëve dhe mundësitë e tyre që ta njohin ambientin në mënyrë aktive dhe ta “robërojnë“ atë, janë fort të kufizuara, dhe kështu nevoja për lëvizje natyrore është e penguar. Është bërë një mbartje e lojërave nga jashtë brenda, që përmes konsumit medial po bëhet më e fortë.
Lifestyle
10 efektet anësore negative të kafesë
Kafja është kthyer në një “mit” për shumë persona, të cilët kanë krijuar një varësi të plotë prej saj dhe që nuk mund të jetojnë dot pa pirë 1 ose 2 filxhanë në ditë.Por nëse ky kufi normal i konsumit të saj kapërcehet, atëherë në trupin tonë nisin të shfaqen disa efekte anësore negative:
1. “Vret” aftësinë krijuese
Marrja e një doze të tepruar kafeine nuk e ndihmon aspak procesin krijues. Përveç kësaj, ajo nuk ju ndihmon as për të fjetur.
2. Pengon pjellorinë femërore
Një studim eksperimental i kryer nga Universiteti i Nevadas ka treguar se efekti i kafeinës në një femër, mund të pengojë funksionin e disa qelizave të tubave vezorialë, duke e bërë pothuajse të pamundur fekondimin.
3. Dobëson mbajtjen e urinës
Meshkujt duhet të jenë të kujdesshëm me konsumin e kafes, në qoftë se nuk duan t’u zhvillohet apo përkeqësohet mosmbajtja e urinës, përfundim ky i një studimi të kryer nga Universiteti i Alabamas, SHBA.
4. Ua bën dhëmbët të pistë
Të pish shumë kafe, paraqet tendencën e shfaqjes së njollave të errëta mbi dhëmbët e parë. Kjo pasi kafja dëmton smaltin e tyre.
5. Zvogëlon gjoksin e femrave
Dekolteja juaj është e rëndësishme? Duhet të zvogëloni sasinë e përditshme të kafes. Sipas studiuesve në Universitetin e Lundit, femrat që konsumojnë 3 filxhanë kafe në ditë, kanë rrezikun të kenë një gjoks të vogël.
6. Shkakton haluçinacione
Sipas studiuesve në Shkollën Universitare të Shkencave Psikologjike, “La Trobe University”, në Australi, pirja e sasive të tepruara të kafes, mund të shkaktojë halucinacione, për të parë gjëra që nuk ekzistojnë në realitet.
7. Shkakton aritmi zemre
Nivelet e larta të kafeinës mund të çojnë në aritmi të forta zemre. Kjo është deklaruar nga një studim i Universitetit të Modenas dhe Reggio Emilias, sipas të cilit ky është shkak për të mos e tepruar me të.
8. Përkeqësohet sindromi premenstrual
Sindromi premenstrual është një fazë që karakterizohet nga stresi, nervozizmi dhe ankthi para mbërritjes së ciklit menstrual tek femrat. Prandaj ju që gjatë atyre ditëve ta shmangni marrjen e kafes, sepse kafeina rrit nivelet e estrogjenit, duke plotësuar simptomat e dhimbshme tipike të këtij sindromi.
9. Rrezikon dëmtimin e syve
Sipas një studimi nga studiues të spitalin “Brigham & Uomen” në Boston, dozat e shtuara të kafes, mund të rrisin tensionin e syrit, duke shkaktuar probleme të tilla si shtresëzimi, një nga simptomat e hershme të glaukomas. Duke ndikuar kështu në nervat optike dhe fibrat nervore të retinës së syrit.
10. Inkurajon celulitin
Celuliti është një makth për gratë, prandaj ato duhet të dinë se shmangia e kafes ndikon në eliminimin e tij. E kjo, sepse teksa ngushton diametrin e enëve, zvogëlon sasinë e gjakut që arrin në periferi të trupit.
Lifestyle
Katër ushqime që ju bëjnë të humbni peshë
Sheqerna të thjeshta, të tilla si sheqeri që konsumojmë në dietën tonë, nëse hahen në sasi të mëdha krijojnë të ashtuquajturat rreth vicioz.Në fakt, sheqernat e thjeshta vijnë shpejt në gjakun tonë dhe arrijnë një koncentrim të lartë.Pas rritjes së shpejtë, ka një rënie të shpejtë, andaj trupi dërgon sinjale se dëshiron një dozë të re sheqeri.Për të thyer këtë rreth vicioz, rekomandohet të merren ushqimet e mëposhtme, të cilat, pavarësisht faktit se përmbajnë sheqerna, kanë lëndë ushqyese të nevojshme për organizmin.
Këto janë 4 ushqimet që ndihmojnë të dobësoheni:
- Mollë
- Misër
- Patate
- Domate
Lifestyle
Ushqimet që duhet t’i hani në verë
Muajt e verës sjellin shumë fruta dhe perime të freskëta, që ofrojnë disa nga përfitimet më të mira shëndetësore. Në shumë zona, koha e verës është e vetmja kohë kur këto ushqime janë në dispozicion në gjendjen e tyre më të freskët.
Boronica
Të pasura me minerale, vitamina dhe antioksidantë, boronicat ndihmojnë për të luftuar sëmundjet e trupit.
Qershitë
Anthocyanin, një antioksidant që përmban qershia, mund të ndihmojë në reduktimin e dhimbjeve, si dhe inflamacionin.
Shalqiri
Përmbajtja e lartë në ujë mbush stomakun me ëmbëlsi dhe pak kalori.
Pjeshkë
Pjeshkët përmbajnë vitaminë C që ndihmon në shëndetin e lëkurës, fibra që ndihmojnë me kontrollin e peshës dhe kalium.
-
Pinknews2 hours ago
Çiljeta konfirmoi lidhjen me këngëtarin, Bes Kallaku ka një lutje për mediat
-
Pinknews6 hours ago
Ndarja e Besit me Xhensilën/ Ta pata thënë, më beso ke shpëtuar njëherë e mirë nga qoftë largu
-
Horoskopi11 hours ago
Para se të flisni dhe t’i kërkoni diçka partnerit/es tuaj sot duhet të reflektoni disa herë
-
Kosova6 hours ago
Eksperti amerikan tregon arsyet për lëvizjen e fundit të Kurtit dhe jep paralajmërimin e fortë
-
Lifestyle9 hours ago
Për çfarë fëmijët tuaj nuk do t’ju falin kurrë, shmangni këto gjëra
-
Pinknews6 hours ago
Julian Deda falenderon fansat dhge akuzon produksionin e Big Brother Vip
-
Bota3 hours ago
Qeshi gjatë marrëdhënies se*suale/ I mituri mbyt 28-vjeçaren dhe e filmon: E vrava…
-
Kosova11 hours ago
Lahet biografia e krimit, ja si e përdori Vuçiçi, Srebrenicën dhe historinë e popullit gjenocidal