Pinknews
“La Casa de Papel” një version ndryshe nga ai tjetri, do ti referohet stilit…
Netflix do të sjellë një version të ri të serialit të famshëm “La Casa de Papel”. Shfaqja spanjolle, që është aktualisht në prodhimin e sezonit të fundit do të ketë një version korean. Prodhimi do të jetë një bashkëpunim midis BH Entertainment dhe Contents Zium.
Ky version i “Money Heist” do të drejtohet nga regjisori Kim Hong-sun, i cili ka drejtuar drama televizive si “Voice” dhe “Black”, ndërsa Alex Pina do të vijë si producent ekzekutiv. “Krijuesit koreanë kanë zhvilluar gjuhën e tyre dhe kulturën audiovizive për vite me radhë,” tha Pina.
“Ata kanë arritur, si serialet tona të tejkalojnë kufijtë kulturorë dhe të bëhen një pikë referimi për mijëra shikues në të gjithë botën, veçanërisht midis të rinjve. Prandaj më duket interesante që bota e “La Casa de Papel” është aq tërheqëse për krijuesit koreanë sa të bëhet një përshtatje.”, shtoi Pina.