Connect with us

Bota

Luftë civile në rusi/ Putin urdhëron të neutralizohen organizatorët e rebelimit

Ndoshta është herët për të thënë nëse ky është një grusht i mirëfilltë shteti, por e sigurt është se Rusia gjendet pa diskutim në prag të një lufte civile, pas kërcënimeve të shefit të grupimit Wagner, Yevgeni Prigozhin, ndaj ministrit rus të Mbrotjes, Sergey Shoigu. Sipas Prigozhin, Shoigu ka ndërmarrë një sulm kundrejt një kampi të Wagner dhe ka lënë qindra ushtarë të vrarë. Ndaj ai ka nisur një inkursion në territor rus, me qëllim kryesor mbërritjen në Moskë dhe kapjen e Shoigut. Sipas raportimeve në terren dhe vetë publikimeve të Prigozhin, i cili ka qenë aktiv çdo 30 minuta në platforma komunikimi gjatë natës, forcat e tija kanë marrë qytetin rus të Rostov (rreth 1.1 milionë banorë), pa hasur në rezistencë të Ushtrisë ruse.

Kjo, përtej faktit se qytete të tëra dhe kryesisht Moska janë blinduar nga Garda Kombëtare dhe Shërbimet e Inteligjencës ruse janë në gatshmëri të lartë.

Në bazë të pretendimeve të Prigozhin, rreth 25 mijë mercenarë Wagner kanë nisur atë që ai e quan “marshim” drejt kryeqytetit rus. Ai po ashtu pretendon se gjysmën e Ushtrisë ruse e ka nga ana e tij.

Ndërkaq, janë raportuar edhe tërheqje masive ushtarake nga fronti rus në Ukrainë, për t’iu bashkuar rebelimit.

Prigozhin ka publikuar edhe një video nga Rostovi, ku shfaqet ai vetë me drejtues vendorë të forcave ruse, të cilët duken të qetë gjatë bisedave me të.

Nga vetë Kremlini, komenti i vetëm i bërë është ai i zëdhënësit për shtyp, Dmitry Peskov, i cili ka thënë se Vladimir Putin është në dijeni të situatës. Por, nuk dihet asnjë detaj lidhur me këtë.

Incidente të tjera janë raportuar në zona të ndryshme, herë me pretendime se Wagner ka rrëzuar helikopterë rusë, e herë se forcat ruse kanë goditur mjete të Wagner. Këto gjithsesi mbeten të pa vërtetuara.

Mesazhe tepër të ashpra u dhanë nga Prigozhin natën e 23 qershorit, kur ai arriti deri aty sa të deklaronte se “do ta varë Shoigun në Sheshin e Kuq”, për çfarë i bëri ushtarëve të tij.

Nga Ministria ruse e Mbrojtjes, komenti i vetëm ishte ai se ata nuk kanë lidhje me sulmin që është bërë ndaj kampit Wagner.

Gjeneral-koloneli Sergei Surovikin, zëvendës komandant i Grupit të Forcave Ruse që luftojnë në Ukrainë, u kërkoi forcave Wagner të ndalonin çdo lëvizje kundër ushtrisë, duke thënë se kjo do të luante në duart e armiqve të Rusisë, të cilët “po presin të shohin përkeqësimin e situatën tonë të brendshme politike.

Një tjetër oficer i lartë ushtarak, gjenerallejtënant Vladimir Alexeyev, e denoncoi veprimin e Prigozhin si “çmenduri” dhe kërcënoi se do të niste një luftë civile në Rusi. “Është një goditje me thikë pas shpine për vendin dhe presidentin”, tha ai.

“Është e pamundur të imagjinohet një goditje më e fortë për imazhin e Rusisë dhe forcave të saj të armatosura. Një provokim i tillë mund të organizohej vetëm nga armiqtë e Rusisë”, shtoi ai.

Njëkohësisht, komente mbi situatën ka pasur edhe nga Ukraina dhe SHBA-të, prej ku bëhet me dije se situata po monitorohet imtësisht dhe se kjo nuk është një farsë, por realitet.

Valery Gerasimov ndërkaq, një prej gjeneralëve të lartë rusë, mendohet se ka qenë në zyrat e Mbrojtjes në Rostov dhe është larguar përpara ardhjes së Wagner në qytet. Këta të fundit kanë kontrollin e zyrave tanimë.

Detaje të tjera priten në vijim, kur mendohet se të angazhuar për ndalimin e Wagner, janë vendosur forcat çeçene të Ramzan Kadyrov.

Në Moskë, masat janë ato të anti-terrorit.

Putin urdhëron të neutralizohen organizatorët e rebelimit

1686934472_95dbfe8f7d4b4a4493e4afcc79227764.jpgPresidenti Vladimir Putin tha në një fjalim drejtuar kombit se forcat e armatosura ruse kanë marrë urdhrin e nevojshëm për të neutralizuar organizatorët e rebelimit.

“Forcat e armatosura ruse kanë marrë urdhrin e nevojshëm për të neutralizuar ata që organizuan rebelimin e armatosur”.

Ne perditesim

Udhëheqësi mercenar i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin u shpalli zyrtarisht luftë skalioneve ushtarake të Moskës. Ai ka bërë thirrje për “ndalim” të krerëve ushtarakë rusë pasi ai akuzoi trupat e rregullta për bombardimin e kampeve të luftëtarëve të tij me urdhër të ministrit të mbrojtjes Sergei Shoigu duke paralajmëruar një numër të madh vdekjesh. Themeluesi i kompanisë famëkeqe të mercenarëve rusë, Prigozhin, ka denoncuar se ushtria ruse ka kryer sulme me raketa në fushat e pasme të Wagner-it në zonën e Kurskut. Pas sulmit, Prigozhin njoftoi se do të eliminonte udhëheqjen ushtarake të Rusisë.

“Ne jemi 25,000,” tha udhëheqësi i milicisë, duke u bërë thirrje rusëve, veçanërisht ushtarëve, që t’u bashkohen atyre dhe jo për të bërë rezistencë në atë që “nuk është një grusht shteti ushtarak, por një marshim drejtësie”. Përgjigja nga Moska ishte e menjëhershme: së pari, Ministria ruse e Mbrojtjes hodhi poshtë të gjitha akuzat për sulme ndaj mercenarëve.

Agjencia ruse e lajmeve TASS, ka raportuar se presidenti rus, Vladimir Putin, do ta bëjë të shtunën një adresim televiziv, pas këtyre zhvillimeve.

Grupi Wagner është një organizatë paraushtarake që lufton përkrah forcave ruse në Ukrainë. Në muajt e fundit, Prigozhin është bërë gjithnjë e më i zëshëm në kritikat e tij kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, është njoftuar për situatën dhe po merren të gjitha masat e nevojshme, tha zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov. Ngjarja paraqet një përshkallëzim befasues të grindjeve brenda Rusisë.

Gjatë natës Federata Ruse sulmoi kryeqytetin ukrainas dhe për shkak të një rakete që u godit në ajër, dy persona humbën jetën dhe tetë u plagosën. Prigozhin ka qenë dikur aleat i Putinit. Në janar të këtij viti, SHBA-ja e ka shpallur grupin e tij, Wagner, organizatë kriminale transkombëtare, për shkak të aktiviteteve në Ukrainë, por edhe në Lindje të Mesme dhe në Afrikë. Si Prigozhin, ashtu edhe grupi janë të sanksionuar nga Perëndimi.

Në përditësim…

Kreu i Wagner udhëheq kryengritjen kundër Moskës, Putin pritet të mbajë fjalim para popullit

1686953815_vladimirputin.jpg
Presidenti Vladimir Putin pritet t’i adresohet popullit rus përmes një fjalimi bëri të ditur zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha për agjencinë Tass.Kreu i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, akuzon shefat e mbrojtjes ruse, të udhëhequr nga ministri Shoigu, se kanë urdhëruar një sulm ndaj njerëzve të tij dhe kanë marshuar në Rostov dhe Moskë.
Prigozhin: Wagner do të marshojë në Moskë nëse ministri Mbrojtjes nuk vjen në Rostov
Kreu i grupit mercenar Wagner ka kërcënuar se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përmbysur udhëheqjen ushtarake ruse duke argumentuar se trupat e tij janë gati të marshojnë drejt Moskës nëse ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe gjenerali Valery Gerasimov nuk pranojnë të takohen me të. “Kemi mbërritur këtu, duam të shohim shefin e shtabit dhe Shoigun. Nëse ata nuk vijnë, ne do të bllokojmë qytetin e Rostovit dhe do të nisemi drejt Moskës,” tha Yevgeny Prigozhin në një mesazh audio nga Rostov. Vetë Prigozhin më vonë pretendoi se Gerasimov iku.
Evgeny Prigozhin njoftoi kontrollin e ndërtesës së selisë së ushtrisë nga vullnetarët rusë nga grupi Wagner, si dhe marrjen nën kontroll të aeroportit për të parandaluar uljen e avionit luftarak
Forcat ruse po bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të garantuar sigurinë e banorëve të rajonit të Rostovit.Kështu deklaroi guvernatori i rajonit, Vasily Golubev, në kanalin e tij Telegram pas njoftimit të kreut të grupit paramilitar Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili bëri të ditur se kishte mbërritur në selinë e ushtrisë ruse në qytet. një qendër kryesore të sulmeve  të ushtrisë së Moskës në Ukrainë dhe marrjen e kontrollit të vendeve ushtarake, duke përfshirë një aeroport.Ai shkruan gjithashtu se nuk është e vërtetë se Rostovi është futur në shtetrrethim.“Situata aktuale kërkon përqendrimin maksimal të të gjitha forcave për të ruajtur rendin. Agjencitë ligjzbatuese po bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të garantuar sigurinë e banorëve të qarkut”. shkroi guvernatori rus duke u kërkuar të gjithëve të qëndrojnë të qetë dhe të mos dalin nga shtëpia nëse nuk është e nevojshme. Më herët, kreu i Ministrisë së Situatave të Emergjencave për rajonin njoftoi se informacioni i përhapur në rrjetet sociale dhe mesazhet e çastit për futjen e një shtetrrethimi në rajonin e Rostovit nuk është i vërtetë.
Putin: Nuk do të lejojmë një përçarje si në 1917, Rusia do mbrohet nga çdo kërcënim
Vladimir Putin në fjalim drejtuar kombit pas avancimit të nisur nga lideri i grupit Wagner , Yevgeny Prigozhin tha se nuk do të lejojë një përçarje si në 1917.
“Kjo është një betejë në të cilën vendoset fati i popullit tonë dhe kërkon bashkimin e të gjitha forcave”, “të gjitha konfliktet e brendshme shfrytëzohen nga armiqtë tanë të jashtëm për të na dobësuar, prandaj të gjitha përpjekjet janë shumë serioze”.- tha ai.
Presidenti kujtoi gjithashtu goditjen që iu dha Rusisë në vitin 1917, kur vendi po zhvillonte Luftën e Parë Botërore. “

Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë më, ne do të mbrojmë popullin dhe shtetin tonë nga çdo kërcënim”, theksoi Putin.

 

Bota

Ukraina paralajmëron/ Zelensky: Rusia mund t’i intensifikojë sulmet ndaj nesh

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të shtunën se ka mundësi që Rusia të rrisë shkallën e sulmeve në verilindje të Ukrainës, pas fitoreve të fundit që i ka shënuar afër qytetit të Harkivit.

Trupat ushtarake ruse kanë tentuar të avancojnë në fushëbetejë, teksa forcat ushtarake ukrainase janë përballur me mungesë të armëve për sulm dhe mbrojtje.

Zelensky e ka pranuar se ekzistojnë probleme me stafin ushtarak dhe moralin e tyre, duke shtuar se një pjesë e brigadave ekzistuese janë të thata.

Ai i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se flota ajrore e vendit të tij po përballet me mungesa dhe u ka bërë sërish thirrje vendeve aleate që të dërgojnë më shumë aeroplanë luftarakë.

 

 

“Sot ne kemi vetëm rreth 25 për qind të asaj që na duhet për ta mbrojtur Ukrainën”, ka thënë Zelensky teksa i ka komentuar kapacitetet ajrore të Ukrainës.

“Në mënyrë që Rusia të mos ketë superioritet ajror, flotës sonë i duhen 120 deri në 130 aeroplanë modernë”.

Shtetet e Bashkuara e kanë miratuar së fundmi një paketë ndihme për Ukrainën, në vlerë të 61 miliardë dollarëve, në të cilën përfshihen edhe pajisjet ushtarake.

Forcat ruse kanë nisur javë më parë ofensivën verore dhe kanë marrë kontrollin e disa fshatrave në frontin verilindor të Ukrainës, afër Harkivit – qytetit të dytë më të madh në shtet.

Guvernatori rajonal i Harkivit, Oleg Synegubov, ka thënë të shtunën se gati 10.000 njerëz janë urdhëruar të largohen brenda një jave.

“Situata po kontrollohet prej mbrojtësve të Ukrainës”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, kryeministri polak, Donald Tusk, ka bërë të ditur se vendi i tij do të shpenzojë 2.3 miliardë dollarë për të forcuar kufirin lindor kundër “armiqve potencialë”.

Polonia është në kufi me Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL

Continue Reading

Bota

Krim në familje/ Burri vret vjehrrën, plagos gruan dhe më pas i jep fund jetës

Një krim i rëndë ka ndodhur Radniçka në Bjellovar të Kroacisë. Pas njoftimit policia ka gjetur në një banesë dy persona të vdekur dhe një tjetër të palgosur rëndë, e cila ëhstë dërguar me urgjencë në spital ku po i jepet ndihma mjekësore.

Sipas asaj që raportojnë mediat kroate ngjarja ka ndodhur pas një konflikti familjar. Një burrë ka vrarë vjehrrën e tij, ka qëlluar më pas gruan të cilën ka kujtuar se ka vdekur, dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Autoritetet policore dhe të drejtësisë kroate kanë nisur hetimet rreth rastit tragjik dhe së shpejti do të dalin me njoftimin e parë rreth krimit.

Continue Reading

Bota

Implanti i parë dështoi, Elon Musk në kërkim të një vullnetari të dytë për instalimin e çipit të Neuralink në tru

Elon Musk ka bërë me dije se laboratori i tij i çipit të trurit ‘Neuralink’ është në kërkim të një pjesëmarrrësi të dytë njerëzor. Manjati i teknologjisë postoi në mediat sociale për të ndarë lajmin vetëm disa ditë pasi kompania e tij zbuloi se pacienti i parë ndonjëherë përjetoi një problem pas operacionit.

“Neuralink po pranon aplikime për pjesëmarrësin e dytë,” postoi Musk në X të premten. “Ky është implanti ynë kibernetik i trurit Telepathy që ju lejon të kontrolloni telefonin dhe kompjuterin tuaj vetëm duke menduar.”

Kompania neuroteknologjike e Musk në janar instaloi një implant truri tek Noland Arbaugh, subjekti i parë i testimit njerëzor, të cilin kreu miliarder i Tesla dhe X e shpalli si një sukses.

Teknologjia e Neuralink funksionon përmes një pajisjeje rreth madhësisë së pesë monedhave të grumbulluara, e cila vendoset brenda trurit të njeriut përmes operacionit invaziv, nga të cilat fijet janë një komponent kyç për mbledhjen e sinjaleve.

Një postim i kompanisë tha se temat që lidhnin implantin me trurin e Arbaugh kohët e fundit “u tërhoqën… duke rezultuar në një rënie të numrit të elektrodave efektive” dhe aftësisë së pacientit për të përdorur kursorin.

Ndërsa nuk ofroi asnjë shpjegim, kompania tha se bëri modifikime për ta bërë implantin më të ndjeshëm ndaj sinjaleve nervore. Ambicia është të shtohen aftësitë njerëzore, të trajtohen çrregullimet neurologjike si ALS ose Parkinson, dhe ndoshta një ditë të arrihet një marrëdhënie simbiotike midis njerëzve dhe inteligjencës artificiale.

Continue Reading

Bota

U qëllua 5 herë me armë zjarri, kryeministri i Sllovakisë Robert Fico ende në gjendje të rëndë

Kryeministri sllovak Robert Fico mbetet në gjendje të rëndë dhe përballet ende me rreziqe për ndërlikime, por gjendja e tij paraqitet e stabilizuar, thanë zyrtarët të shtunën, pas atentatit të së mërkurës.

Kryeministri 59-vjeçar, u qëllua të mërkurën pesë herë me armë zjarri. Sulmi tronditi Evropën dhe ngriti shqetësime për gjendjen e polarizuar politike në Sllovaki, një vend i Evropës Qendrore, me 5.4 milionë banorë.

Ndërkohë sot Gjykata e Specializuar Penale Sllovake vendosi që i dyshuari, i identifikuar nga prokurorët si Juraj C., të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim nën akuzën për vrasje mbetur në tentativë.

Ministri i Brendshëm Matus Sutaj Estok tha të enjten se i dyshuar, i cili u ndalua në vendngjarje, kishte vepruar i vetëm duke shtuar se Juraj C. kishte marrë pjesë më parë në protesta anti-qeveritare.

 

 

Mediat lokale njoftuan se autori i dyshuar për sulmin, 71 vjeç, ka qenë më parë ish-punonjës sigurie në një qendër tregtare dhe autor i tre librave me poezi.

Gjykata vendosi që ai të mbetet në paraburgim në pritje të përfundimit të hetimeve për shkak të rrezikut që paraqet për t’u arratisur apo përfshirjes siç thane ndonjë aktivitet të mundshëm kriminal. Vendimi I gjykatës është objekt ankimimi.

Prej rikthimit të tij për herë të katërt si kryeministër tetorin e kaluar, zoti Fico ka ndryshuar shpejt politikën në atë që kritikët e opozitës e quajnë, një rrëmbim të pushtetit. Qeveria e tij ka reduaktuar mbështetjen për Ukrainën dhe po bën ndryshime tek transmetuesi publik, gjë që kanë ngritur shqetësime në raport me lirinë e medias./ VOA

 

 

Continue Reading

Bota

Lufta në Ukrainë/ 125 ushtarë të vrarë në Donbass në 24 orë

UKRAINA- Ushtarët e grupit taktik Lindor të Forcave të Armatosura Ruse kanë eliminuar 125 luftëtarë ukrainas në 24 orët e fundit në Donbass. Tass raporton këtë informacion, duke cituar deklaratat e zëdhënësit të grupit Alexander Gordeyev.

“Gjatë veprimeve aktive, ushtria përmirësoi pozicionet e tyre përgjatë vijës së frontit. Sulmet ajrore, zjarri artilerie, sisteme të rënda flakëhedhëse goditën pozicionet dhe pajisjet e Brigadës 128 të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës. Në afërsi të Makarovkës u shkatërruan 125 personel ushtarak të armikut, automjete luftarake të këmbësorisë, një raketë, pesë dronë me krahë fikse dhe dy depo municionesh.”, u tha në deklaratë.

Ndërkohë presidenti Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se sulmi në Kharkiv mund të jetë vala e parë e nisjes së një ofensive më të madhe nga Rusia.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING