Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për shtyp ditën e sotme në Bavari krahë kryeministrit të këtij landi gjerman, nga ku ka folur edhe për luftën ndaj emigracionit të paligjshëm.

Rama u shpreh se bashkë me Arnold Beber ka diskutuar se si Shqipëria mund të japë kontributin për këtë problem edhe përmes marrëveshjes së arritur me Italinë për emigrantët.

Megjithatë kryeministri theksoi se Shqipëria nuk është zgjidhja e problemi pasi është “shumë e vogël dhe nuk ka mjetet për të qenë zgjidhja”.

“Thënë gjithë kjo, gjithashtu pata nderin që të kisha mundësinë të ndaja disa mendime edhe në praninë e një kolegu tjetër mjaft të shquar dhe miku të dashur, më duhet të them sot Arnold Beber, i cili përfaqëson Europën në sytë tanë prej kaq shumë vitesh.

Prej kaq shume viteve kemi folur për temat që kemi diskutuar dhe i kemi hedhur ne tryezë edhe me kryeministrin tuaj gjatë vizitës së tij historike në Tiranë.

Sigurisht kemi folur edhe për mënyrën sesi Shqipëria e sheh dhe si Shqipëria mendon të kontribuojë, kundër migracionit të paligjshëm përmes marrëveshjes që kemi arritur me Italinë.

Më duhet të them se Shqipëria nuk është zgjidhja pasi jemi shumë të vegjël dhe nuk kemi mjetet për të qenë zgjidhja, pikë së pari, dhe së dyti, sepse zgjidhja nuk është madje as në duart e një vendi të madh si Gjermania, por Shqipëria mund të bëjë pjesën e saj për të kontribuar në këtë zgjidhje, ashtu siç çdo vend europian duhet të bëjë pjesën e vet për të kontribuar në këtë zgjidhje pasi kjo sfidë kërkon një përgjigje mbarë europiane”, u shpreh Rama.