Aktualitet
Masat e reja të ndërmarra nga Bashkimi Evropian, për parandalimin e infektimeve të COVID-19 në kufi

Në pranverë, shumë vende i mbyllën kufijtë e tyre pa u koordinuar me fqinjët e tyre ose në nivelin e BE. Rezultati ishte bllokime të gjata të trafikut dhe për shkak se kamionëve ndonjëherë u duhej të prisnin me ditë për faturim, furnizimet për supermarketet qenë në rrezik të bllokoheshin.
Kufizimi i aktiviteteve të udhëtimit është sigurisht ndërhyrja më e vështirë”, thotë Ministri gjerman i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth. Presidentja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen flet për një jorgan me arna që zor se e kupton dikush. Kjo do të ndryshojë tani.
Shumë vende kanë futur kufizime të reja përballë valës së dytë të Coronas: zonat e rrezikut, karantina, detyrime për teste – kudo zbatohen rregulla të ndryshme.
Vendet vendosin për kufizimet
Një hartë e përbashkët evropiane e Coronas, bazuar në sistemin e semaforit tani do të ndihmojë për këtë. Në varësi të shkallës së infektimeve, rajonet e veçanta klasifikohen si zona të gjelbra, të verdha ose të kuqe. Kur nuk ka informacion të besueshëm, zona në fjalë mbetet gri.
Kur brenda dy javësh infektohen mesatarisht, më pak se 25 vetë në 100.000 banorë me virusin corona, semafori është i gjelbër. Kjo do të thotë: nuk ka kufizime të udhëtimit. Kur ka më shumë se 25 raste, semafori kalon në të verdhë, kur ka 50 ose më shumë raste të reja, ngjyra është e kuqe. Në vlerësimin e rajoneve, luan një rol edhe shkalla e testeve pozitive
Harta përditësohet çdo javë
Për udhëtarët nga zonat e verdha dhe të kuqe, duhet të vendosë vetë secili vend nëse dhe, nëse po, cilat kufizime do të zbatohen. Sidoqoftë, shtetet në fjalë dhe Komisioni i BE duhet të informohen për këtë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Harta e Coronas është krijuar nga Agjencia Evropiane e Shëndetit (ECDC, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve) dhe përditësohet çdo javë. Por a mund ta parandalojë ajo vërtet kaosin e frikësuar? Disa ministra evropianë kanë dyshimet e tyre.
“Tani ka diçka në tryezë që për fat të keq është kapërcyer nga realiteti”, thotë Edtstadler. “Këto janë kritere që nuk janë mjaft të sakta. Sepse kur e mendon mirë, shumica e rajoneve të Evropës janë me ngjyrë të kuqe në këtë hartë – dhe nuk ka rritje mbi të kuqen.”
Nga ana tjetër, Presidenca Gjermane e Këshillit të BE-së, e konsideron hartën e Coronas si një hap të parë, të rëndësishëm, i cili duhet të ndiqet nga të tjerë. Mbi të gjitha, Ministri i Shtetit Roth thotë se koordinimi i masave për Coronan është një test dramatik për të gjithë Bashkimin Evropian.

Aktualitet
EDICIONI I LAJMEVE DATA 16.08.2022
Aktualitet
Në pritje të shtatorit të ankthit EDITORIAL NGA ROLAND QAFOKU NTV.AL
Aktualitet
“Detyruan gjysmën e globit të vaksinohej” Nga Ilir Alimehmeti EDITORIAL NTV.AL
Aktualitet
Debat mbi lejimin e shamisë muslimane në shkollat e Kosovës

Pa Filtra, Për të mos u humbur intervista për debatin e lejimit të shamisë muslimane në shkolla e Kosovës.
Debati mbi lejimin e shamisë muslimane në shkollat e Kosovës solli kryeredaktorin e websitit www.foldrejt.com në emisionin Pa Filtra në Ntv Televizion.
I ftuari i gazetarit Artur Nura, kolegu Imer Topanica tha se debati ka rreth 20 ditë që është bërë i madh dhe thjesht për interesa politike!
Topanica shtoi për teleshikuesit e emisionit Pa Filtra se duhen shmangur keqkuptimet botëkumtimore dhe të mos ngatërrohet Lindja me Perëndimin në një zgjedhje individuale të vajzave të Kosovës!
Toponica ju referua një sondazhi realizuar në Kosovë së fundi ku shumica absolute kish votuar pro lejimit të shamisë muslimane në shkolla, por ndërhyrjes së gazetarit Nura nëse ishte e vërtetë që shumica absolute në këtë sondazh ishte e gjinisë mashkullore? Topanica ju referua një sondazhi në Instagram ku 40% e votuesve kishin qenë vajza!
Topanica tha se raporti me fenë në Kosovë është i ndryshëm nga Shqipëria, por pa i qartësuar shkaqet dhe arsyet e këtyre diferencave të cilat janë padyshim historike dhe patriotike.
Për më shumë sugjerojmë që intervista të ndiqet e plotë në kanalin e Ntv Televizion në Youtube
Aktualitet
Zhduket 16-vjeçarja, babai bën denoncimin në polici

Një 16-vjeçare në Tiranë është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Babai i saj ka dhënë alarmin në polici.
Burime policore bëjnë me dije se ditën e sotme shtetasi I. K., 59 vjeç ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më vajza e tij e mitur, shtetasja E. K., 16 vjeçe.
Punohet për gjetjen e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
-
Aktualitet14 hours ago
Kinematografia në zi, humb jetën aktori Pandi Siku
-
Kronike9 hours ago
Personi që lajmëroi zhdukjen e Ervis Martinaj ndodhet në…
-
Pinknews10 hours ago
Dua pushimet në Shqipëri i shijon në këtë mënyrë
-
Pinknews9 hours ago
Arta Nitaj përfshihet në disa skandale
-
Aktualitet16 hours ago
Demokracia e cunguar ka nevojë për angazhim elitar
-
Bota9 hours ago
Boris Johnson shfaqet me pamje të ‘çuditshme’
-
Ekonomi15 hours ago
75% e familjeve në Shqipëri nuk mund të kursejnë
-
Aktualitet16 hours ago
Këto shenja do kenë probleme në lidhjet romantike