Connect with us

Politike

Mbyllet mbledhja e Këshillit Bashkiak, miratohen dhënia e titullit “Qytetar Nderi” për Ali Ahmetin dhe emërtimet e rrugëve për Remzi Hoxhën dhe Tomor Malasin

Sapo ka përfunduar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, në të cilën u miratuan disa vendime të rëndësishme për qytetarët, si ndihma ekonomike për njerëzit në nevojë, apo bonuset e qirasë dhe dëmshpërblimet për ata që kanë pësuar aksidente me zjarret në shtëpitë e tyre.

Ndërkaq, anëtarët socialistë miratuan me shumicë votash dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për kryetarin e BDI, Ali Ahmeti, partia më e madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, si dhe emërtimi i një rruge në Tiranë me emrin e Remzi Hoxhës, biznesmenit të zhdukur në vitin 1995 nga SHIK-u i Sali Berishës.

Gjithashtu, Këshilli Bashkiak miratoi edhe emërtimin e një rruge me emrin e Tomor Malasit, ish deputet i PD dhe ish kryetar bashkie i Tiranës në vitet 1991-’92. Po ashtu, u miratua shpërblimi financiar për klubin e futbollit Partizani, pas triumfit në kampionatin kombëtar të Kategorisë Superiore për sezonin 2022-2023.

Politike

Argita Malltezi në krye të PD? Deputeti i Rithemelimit kundër: Do ishte rënie e kauzës së opozitës

Deputeti demokrat, Dash Sula është kundër që Partia Demokratike të drejtohet nga Argita Malltezi, e bija e ish-kryeministrit Sali Berisha. I ftuar në A2 CNN, me gazetaren Bruna Çifligu, Sula tha se kjo do shënonte një rënie të kauzës opozitare. Ai është i mendimit që Sali Berisha do duhet të tërhiqet për të mirën e opozitës e nëse nuk e bën këtë, thotë se faji do të ishte vetëm i tiji duke ia dorëzuar fitoren Edi Ramës.

“Edhe zonja Malltezi kontributi i saj do ishte i mirëpritur, por jo kryetare e PD dhe e gjithë opozitës do ishte një rënie e fortë e kauzës së opozitës, nëse do ishte një parti familjare e trashëguar, nuk besoj në këto gjëra, nuk është opozita e përgatitur apo kontributi i Malltezit të jetë e sprovuar, ne e bëmë provën me Lulzim Bashën dhe erdhi kur erdhi. Besoj dhe kam bindje që opozita ka një rrugë tjetër dhe mendoj që Berisha do e kapë këtë moment që ta lërë opozitën, nëse do e lë opozitën në këtë gjendje, atëherë faji është i Berishës. Sepse Berisha është më i forti brenda opozitës, nëse këto mbështetës nuk do i bashkojë me pjesën tjetër atëherë Berisha i bën shërbimin më të madh Edi Ramës”, tha Sula.

Ky reagim vjen pasi Argita Malltezi, e ftuar në Debat me Alba Alishani në A2 CNN tha se nuk e përjashtonte mundësinë për të ardhur në krye të Partisë Demokratike.

Continue Reading

Politike

Kokalari i përgjigjet Argitës: Ti ke qenë qafa që drejtonte kokën e korrupsionit

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar pas deklaratës së Argita Melltezit, se po qe e nevojshme, është e gatshme të marrë drejtimin e PD-së.

“Jo e dashur Argita Malltezi Berisha, ti nuk mund ta trashegosh PD, sepse PD-ja nuk eshte prone e familjes tende, dhe nuk ke as pastertine dhe as kapacitetin per t’u bere lidere e opozites.

Babait tend me shume dashuri i dhame ndihme maksimale, dhe vetem nje kusht kishte – nje PD konservatore, dhe jo vetem ne emer, me te cilen abuzuat. Premtoi nje ndryshim rrenjesor por na terhoqet te gjithe zvarre per pazaret e radhes.

Keshtu qe, nje kthim i yti, do te me kthejë dhe mua, vetem qe te ekspozoj me fakte qe ti ke qene qafa qe drejtonte koken e korrupsionit ne ate parti. Dhe te mos harrojme, ti je non-grata, te pakten ne Amerike.

Nenkuptoje si te te vi per mbare, por per sa kohe qe nuk kuptoni qe ka ardhur koha te dilni familjarisht nga politika dhe te lini ate vend te marre fryme, do na detyroni te marrim hapa shume me agresive kundrejt ju te gjitheve.

Familja Berisha dhe ajo e Ilir Metes, duhet te dale urgjentisht nga politika dhe opozita te ri-organizohet dhe te merret me Edi Rama.

E vetmja arsye qe doni pushtet eshte te mbroni veten dhe bisneset korruptive. Asnje njeri qe i futet politikes me qellim permisimin e standardit per qytetarin, nuk e mban peng demokracine e nje vendi per 33 vjet”, shkruan ajo.
Continue Reading

Politike

Cameron sot në Tiranë: Nga takimi me Ramën te vizita në Presidencë, zbardhet agjenda

Ditën e sotme, 22 maj, sekretari i Jashtëm britanik David Cameron mbërrin në Tiranë, në kuadër të një vizite zyrtare.

Cameron, do të zhvillojë takim me kryeministrin Edi Rama dhe në prën 12:50 do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Pas takimit, Kryeministri Rama – Sekretari Cameron do të zhvillojnë konferencë për shtyp në orën 12:50 te biblioteka, Cod.

Ju lutemi, nisni emrat e gazetarëve që do të jenë të pranishëm”, njofton Kryeministria.

Në orën 14:30, sekretari i Jashtëm britanik do të jetë në Presidencë, ku do të pritet nga kreu i shtetit, Bajram Begaj.

“Pershendetje te gjitheve,

Presidenti Begaj do te prese neser, diten e merkura, date 22 maj, ora 14.30 Sekretarin Britanik te shtetit per ceshtjet e jashtme, lordin David Cameron”, njofton Presidenca.

Ambasada Britanike në Tiranë ka zbardhur fokusin e vizitës së Cameron, ku në qendër do të jetë emigracioni i paligjshëm.

Ambasada njofton se Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

“Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.

Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.

Continue Reading

Politike

Nuk përmbahet Dash Sula: Pse o me Flamur Nokën do vijmë në pushtet ne?

Deputeti demokrat, Dash Sula është tregues shumë kritik me opozitën duke thënë se nuk po e kryen misionin e saj siç duhet, por po bën opozitë kuturu.

Sula tha se opozita duhet të jetë bashkë, madje ishte kritik dhe e tha pa hezitim që nuk pret që opozitën ta çojë drejt fitores Flamur Noka, i cili sot është në postin e sekretarit të Përgjithshëm.

“Opozita s’po bën opozitë, bëjmë opozitë kuturu, fakti që Berisha që ka më shumë mbështetës opozitar, dhe unë, Meta, Bylykbashi, Tabaku etj nuk kemi kuptuar që duhet të jemi bërë bashkë, këtu ka rënë, shërbimi që po i bëhet Edi Ramës është që jemi të përçarë. Nuk pretendoj apo pranoj që opozitën do e çojë fituese Flamur Noka, se nuk është Sali Berisha i dytë. Janë shumë të vakëta takimet, protestat, organizimi i debatit në Parlament”, tha Sula në A2.

Pikërisht, në kuadër të këtij qëndrimi, ai shtoi se nuk është dakord që protesta të shtrihet vetëm të Bashkia e Tiranës, por në të gjithë Shqipërinë.

‘Nuk është zgjidhje vetëm një protestë, protestat duhet të shtriheshin në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm te Bashkia, pavarësisht asaj që ka bërë Veliaj dhe kam shpresë që Veliaj do jetë para drejtësisë duke u hetuar për shkeljet që kanë bërë në Bashki. Paligjshmëria te Bashkia e Tiranës është bërë këmbëkryq”, tha Sula.

Ai u ndal dhe te ardhja e sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron. Sipas Sulës, mesazhet e tij duhet të jenë të qarta.

“Çdo ndërkombëtar, qoftë SHBA dhe Britania janë shtet që kanë rol të fortë në politikën botërore, do e përshëndetja si vizitë, por ndërkombëtarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos jenë burokrat për gjendjen ku ndodhet Shqipëria, me këtë mazhorancë dhe opozitë. Duhet të ketë mesazhe të drejtpërdrejta”, u shpreh ai

Continue Reading

Politike

Përjashtimi i Alfred Ballës nga drejtësia/ Shpërthen Meta: Rilindja e përdori, më pas e flaku

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me largimin për 15 vjet nga sistemi i drejtësisë të Alfred Ballës, kreut në detyrë të KLP-së.

Meta shkruan se Rilindja” pasi të shtrydh pa mëshirë të flak me kënaqësi për të mbushur “statistikat” e saj të neveritshme se ne nuk pyesim as për “tanët”.

“Asnjë iluzion për Ramaformën, kryeturpin e “reformave”!”, shkruan Meta.

Pasditen e sotme Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, shpalli vendimin për procesin e vetingut ndaj kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP, Alfred Balla. Ndryshe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK që vlerësoi ta përfundojë procesin ndaj Ballës pa një vendim përfundimtar, Kolegji vendosi ta ndryshojë atë dhe vendosi sanksionin e kërkuar nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, që i ndalon kreut të KLP-së të riemërohet për 15 vitet e ardhshme në sistemin e drejtësisë në pozicione që kërkojnë statusin e magjistratit. Balla nuk ishte i pranishëm në momentin e shpalljes së vendimit.

 

 

Alfred Balla iu nënshtrua procesit të rivlerësimit kalimtar për shkak të punës së tij si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë deri në 31 korrik 2017, gjë që përcaktohej nga legjislacioni i vetingut të magjistratëve.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING