✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Mesazh i drejtpërdrejtë për Serbinë, Rama: Kosova shtet i pavarur…

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për Kosovën gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme në Paris, në kuadër të Forumit të Paqes, ku u ndal te marrëdhëniet mes vendeve të rajonit dhe raporti i Serbisë me realitetin e pavarësisë së Kosovës.

Rama deklaroi se Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend paqedashës dhe se angazhimi për nxitjen e paqes mbetet pjesë e politikës së saj. Duke iu referuar marrëdhënieve me vendet fqinje, ai tha se ato janë një realitet gjeografik që nuk mund të ndryshohet, ndaj kërkohet bashkëjetesë dhe mirëkuptim.

Kryeministri u ndal veçanërisht te raporti mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë, duke vënë në dukje se zhvillimet në këtë drejtim nuk kanë shënuar përmirësimin e pritur.

Sa i përket Kosovës, Rama e cilësoi atë si shtet të pavarur dhe tha se ky realitet nuk mund të zhbëhet. Ai theksoi se Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës si një fakt të pakthyeshëm.

“Sa më shpejt që serbët të kuptojnë se duhet ta shohin Kosovën si një fakt të jetës, aq më mirë do të jetë për ta”, u shpreh Rama gjatë diskutimit në Paris.

Advertisement