Connect with us

Pinknews

Modelja shfaqet sensuale në videon nga Buenos Aires

Wanda Nara më sensuale dhe magjepsëse se kurrë. Modelja argjentinase, bashkëshortja dhe agjentja e ish-sulmuesit të Interit, Mauro Icardi, ka postuar një video të shkurtër në Instagram, në të cilën duket mjaft seksi.

“Kthim në Buenos Aires”- shkruan bukuroshja në përshkrimin e publikimit. Mbi 116 mijë persona kanë pëlqyer videon, ndërsa të shumta kanë qenë komentet. “Sa e bukur”, “mbretëreshë”, apo edhe “zjarr” ishin vetëm disa prej reagimeve.

Ky vit nuk ka qenë aq i mirë për Wanda Naran, pasi në gjashtë muajt e parë është përfolur shumë për një ndarje me partnerin Mauro Icardi. Gjithsesi, më e keqja ka kaluar dhe ajo po kalon disa ditë në Argjentinë.

Pinknews

“Vetëm dua të dëgjoj zërin tënd”, Luana Vjollca provokon në postimin e fundit

Luana Vjollca po vazhdon të marrë vëmendje me postimet që shpërndan në rrjete sociale.

Kësaj radhe prezantuesja u shfaq provokuese në imazhet e reja në Instagram, aty ku ndiqet nga mbi dy milionë njerëz.

Biondja e famshme u shfaq me një kostum dypjesësh, në ngjyra të përziera: të zezë, kafe dhe blu.

“Vetëm dua të dëgjoj zërin tënd”, është përshkrimi që ajo i vendosi postimit. Çka vihet re janë mobiljet e përdorura për këtë fotosesion, të cilat përfaqësojnë arredimin e dikurshëm në komunizëm

Të shumta qenë komplimentet që mori në pjesën për komente, nga miqtë e fansat.

FOTO: “Vetëm dua të dëgjoj zërin tënd”,

 

Continue Reading

Pinknews

Nora Istrefi “arratiset” në Madrid për ditëlindje, tregon format në fusanin transparent

Artistja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, më 25 mars festoi ditëlindjen e 38-të.

Këngëtarja me këtë rast udhëtoi për në Madrid për të festuar këtë përvjetor të lindjes.

Ajo duket se ishte e shoqëruar nga disa mikesha, në bazë të disa fotografive që ka shpërndarë në rrjete sociale.

Në imazhet e reja, krijuesja e hitit “Më mungon” dukej në top formë në një fustan blu të tejdukshëm.

Pamjen e kompletoi me një palë taka ngjyrë bordo, aksesorë dhe grim të lehtë.

 

Continue Reading

Pinknews

Oriola Marashi i tregon të gjitha, pozon me fustan transparent në pishinë

Modelja Oriola Marashi është gjithnjë në qendër të vëmendjes.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku nuk ndalet së publikuari foto provokuese dhe gjithmonë na shfaqet mahnitëse.

Së fundmi, Oriola ka ndarë disa foto ku është e veshur me një fustan transparent, ndërsa ndodhet brenda një pishine.

Në pak minuta ajo ka marrë mijëra pëlqime. Për më tepër, shihni fotot në galerinë e mëposhtme.
FOTOT: Oriola Marashi i tregon të gjitha, pozon me fustan transparent
Continue Reading

Pinknews

Polemika mes gazetareve shqiptare: S’është arritje se hape këmbët e bërë një fëmijë. Sa idiotë e të paaftë ka me fëmijë

“Të ka parë Zoti, s’ta ka dhënë mundësinë të kesh fëmijë”. Kjo deklaratë e bërë në televizion nga gazetarja Ilnisa Agolli, në drejtim të aktores Egla Ceno, ka ngjallur shumë reagime në rrjet.

Një prej atyre që komentoi deklaratën skandaloze, ishte dhe gazetarja Dalina Buzi.

Dalina thotë se të sjellësh në jetë një fëmijë nuk është arritje, e për më tepër ka shumë nëna të papërgjegjshme atje jashtë.

“Për mua nuk ka sens që ti të mburresh për një gjë që nuk është ndonjë arritje e madhe sepse nuk është e jashtëzakonshme të kesh fëmijë. Nuk është arritje se hape këmbët dhe bëre fëmijë.

Arritje është ca zgjedhje bën në jetë, si ja del në kohë të vështira etj. Ç’janë këto shprehje ‘Të ka lënë Zoti kastile pa fëmijë’. Po sa idiotë e të paaftë ka me fëmijë.

Po kjo Ilnisa, 30 e ca vjeç, gazetare, mes Tiranës, ç’i ka këto lloj argumentash. E quan dhunti që ka fëmijë dhe atë tjetrën e ka lënë Zoti pa fëmijë.

Është shumë budallallëk! Të mburresh se hape këmbët dhe bëre fëmijë!”, tha Dalina.
Continue Reading

Pinknews

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, gazetarja denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të huaja, aktivistja Zhaklinë Lekatari ka treguar rastin në pallatin ku ajo banon, ku dyshohet se mund të ushtrohet prostitucioni.

Në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH, Lekatari tha se dy katet e para të pallatit të saj janë hotel, i cili ka dy hyrje, një prej të cilave është nga pallati ku hyjnë edhe banorët.

Ajo tha se nuk mund të thotë nëse çiftet që shkojnë aty janë për të ushtruar prostitucioni apo për të kaluar natën në hotel se janë turistë apo një çift normal, por shtoi se shteti duhet të vendosë rregulla në mënyrë që prostitucioni të mos kthehet në një aktivit masiv, ku në vendin tonë është i paligjshëm.

“Në bllok ku unë banoj kati i parë dhe i dytë është kthyer në hotel ka dy hyrje dhe një e ka nga ku kalojmë ne banorët. Kur zotëria paguan taksën kujt t’ia denoncojmë rastin.

Që ky zotëria ka hapur një biznes dhe ti nuk duhet ta lejosh? Ne nuk e dimë nëse ka aktivitete të paligjshëm pasi ti duhet ta kapësh në flagrancë ne nuk e dimë nëse ai çifti është aty për të pasur një kënaqësi momentale apo ka ardhur nga jashtë dhe do të fle në hotel. Mendoj që duhet të ketë disa rregulla dhe një ndërhyrje që të mos lihen në gjendje të lirë”, tha Lekatari.

Nga një investigim, në faqen Euro Girls Escort, rezulton që në Shqipëri 1274 vajza janë të regjistruara në këtë platformë, nga këto 102 në Tiranë, 173 në Durrës e pjesa tjetër në qytete të tjera si Vlora e Shkodra.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING