Connect with us

Kosova

MUAJI FERRIT, Serbia del para gjyqit të madh, ballafaqohet me historinë

Pas diskutimeve për raportin e UNMIK-ut në OKB, Serbia po përballet me një tjetër ngjarje të vështirë në Këshillin e Sigurimit në Nju Jork. Përkatësisht, në fillim të majit do të ketë një deklaratë për propozimin e Rezolutës për Srebrenicën, për të cilën autoritetet në Serbi pretendojnë se ka për qëllim etiketimin e popullit serb si gjenocid.

Rezoluta kërkon, ndër të tjera, të dënohet pa rezerva çdo mohim i gjenocidit në Srebrenicë, si dhe veprime që lavdërojnë të dënuarit për krime lufte, përfshirë ata që janë përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë.

Theksohet gjithashtu rëndësia e përfundimit të procesit të kërkimit dhe identifikimit të viktimave të mbetura të gjenocidit dhe mundësimit të varrimit të tyre dinjitoz. Gjithashtu është bërë thirrje për vazhdimin e ndjekjes penale të autorëve të gjenocidit.

Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së përfaqësojnë shprehjen zyrtare të qëndrimit të këtij organi dhe si të tilla nuk janë të detyrueshme për shtetet anëtare, përveç nëse kanë të bëjnë me buxhetin e OKB-së.

Vendimet e gjykatave ndërkombëtare shpallën fajtorë për gjenocid individët, jo kolektivët, shtetet apo entitetet. Gjykata e Hagës dënoi 16 persona për krime në zonën e mbrojtur të Kombeve të Bashkuara, shtatë prej tyre për krimin e gjenocidit.

Në përgjigje të miratimit të Rezolutës për Srebrenicën, Presidenti i Serbisë njoftoi se Serbia do të aplikojë menjëherë për të qënë anëtar jo i përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe se është në gjendje të marrë tre herë më shumë vota se dy vende të NATO-s që aplikuan.

Goditja më e madhe ndaj politikës së jashtme të Serbisë mbretet të pasojë më 16 maj në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, kur pritet të pranohet Kosova.

Dhjetë ditë pas miratimit të Rezolutës për Srebrenicën, Serbia do përballet me një goditje tjetër të politikës së jashtme, gjegjësisht votimin e 16 majit para Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në atë organizatë ndërkombëtare, pas votës pro raportit të eurodeputetes Dora Bakoyannis nga shumica dërmuese në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për anëtarësimin e Kosovës në organizatë.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se tani po planifikojnë të përdorin një truk të ri, përkatësisht që më 10 maj, sipas tij e ashtuquajtura Gjykata Kushtetuese në Prishtinë do marr në dorëzim për shqyrtim nga qeveria, draftstatutin e asociacionit.

Sipas tij, nëse dikush do ngrinte çështjen se Kosova e nuk ka permbushur kete obligim te hershëm, te thonin se ata kanë nisur një proces lidhur me Bashkimin e Komunave Serbe.

“Por do të shohim. Në çdo rast, nuk do të jetë e lehtë. Kemi dërguar shumë letra zyrtare, shumë udhëzime, shumë shpjegime në adresa të ndryshme. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë luftën tonë” – tha Vuçiç, i cili si reagim ndaj pranimit të Kosovës në KE, paralajmëroi edhe daljen e Serbisë nga kjo organizatë.

Kosova

Prapavija e vizitës së ndaluar të Petkoviç dhe skenari i radhës i serbëve

Ministria e Punëve të Jashtme gjatë ditës së djeshme I ka refuzuar vizitën në Kosovë drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic.

Sipas njoftimit, gjatë fundjavës Petkoviqi kishte planifikuar të merrte pjesë në liturgjinë e mesnatës në Manastirin e Deçanit, në shërbesën e mëngjesit në Manastirin e Graçanicës e më pas do të vizitonte edhe Manastirin e Draganacit në Novobërdë.

I pyetur a pritet ndonjë veprim nga serbët si kundërpërgjigje për këtë situatë, eksperti i sigurisë Drizan Shala  tha se Serbia po mundohet të bëjë një “Botë Serbe-Jugosllave” të re dhe se kjo kërsesë e refuzuar ndaj Petkoviqit ka tri arsyje se si do ta paraqesë Kosovën.

“Lufta Hibride e Serbisë tani është duke marr formen e saj nga e cila po tentohet që me çdo kusht të arrihet justifikimi i plasimit të platformes se re “Bota Serbe-Juguslavia e re 2.0”.

Dihet që kjo kërkesë është bërë për tri arsyje :

  1. Per ta paraqitur Kosovën si palë e cila nuk respekton të drejtat e pakicave në vend.
  2. Per ta paraqitur Kosovën si shtet i cili nga ky lidership po tentohet të hakmirret mbi bazën fetare duke mohuar pjesëmarrjen në këtë festë ortodokse.
  3. Per te rritur sendimentin brenda serbëve në Kosovë por edhe në Serbi për të pranuar çdo formë të veprimit nga Serbia në drejtim të Kosovës edhe më forcën ushtarake” – deklaroi Shala duke shtuar edhe se duhet të një koordinim i vazhdueshëm i Kosovësn me ndërkombëtarët.

“Pra ne duhet të jemi të kujdeshëm në marrjen e hapave në kohën që po kalon Kosova sepse nuk ja vlen që të atakohet siguria e brendshme e Kosovës me rrugën e drejtë dhe legjitime të nisur nga institucionet tona, por kjo të bëhet në koordinim më SHBA dhe Britani të Madhe si dhe Gjermaninë” – theksoi eksperti

Gjithashtu Shala përmendi dy procese qe tregojnë që lufta hibride e Serbisë është e fokusuar mbi Kosovë

“Pas festës së pashkëve ortodokse do të kemi rritjen e kesaj lloj lufte si dhe propaganda për të arsyetuar retoriken nacionaliste dhe argumentuar pozicionimin e personave të listes së zezë të SHBA që vetëm kështu duke mos dëgjuar perëndiminin ne mundem te mbrojmë tokat tona të “shenjta” që ata i referohen jo vetëm Kosovës por edhe Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje Hercegovinës” – deklaroi Eksperti Shala.

Continue Reading

Kosova

Porfirije me ILUZIONE: Kosova është djepi dhe shtëpia jonë

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Porfirije, ka thënë se po tentohet që serbët “të paraqiten si popull gjenocidal” duke theksuar se janë serbët viktima mbi të cilët është kryer gjenocid dhe spastrim etnik.

Në adresimin e tij për festën e Pashkëve, ai ka thënë po ashtu se Kosova është “djepi dhe shtëpia” e popullit serb.

“Në Kosovë”, tha ai, “në Serbinë e Vjetër, janë të gjallët dhe të rënët tanë. Nuk ka të vdekur. Ne jemi Kisha e të gjallëve. Ne jemi një popull i krishterë, populli i Kalvarit dhe i Ringjalljes. Ne jemi një popull me identitet të krishterë të shprehur përmes vakëfeve, të cilat përbëjnë kurorën më të dendur të lutjeve të tempujve në botë, kurorës që e kemi thurur në Kosovë. Dhe kjo është e vërteta. Këtu ndërthuren e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja jonë”, tha Patriarku Porfirije duke potencuar: – “Sepse për ne kjo tokë e shenjtë nuk është një territor i zakonshëm, por pikërisht toka e shenjtë nga e cila do të zgjohet dhe do të ringjallet ‘fusha jonë me kocka të thata’.

Patriarku gjithashtu i bëri thirrje popullit serb që të lutet dhe të jetë gjithmonë “me vëllezërit dhe motrat e vuajtur në Kosovë”.

“Me ata që janë në shënjestër të dhunës vetëm pse janë të krishterë ortodoksë, serbë ortodoksë, sepse janë të vetëm. Ata jetojnë në të ashtuquajturën paqe, në një ‘paqe’ në të cilën nuk ka liri, në një ‘paqe’ në të cilën ka vetëm frikë dhe padrejtësi” – deklaroi Patriarku Porfirije.

Continue Reading

Kosova

NUK SHQETESOHEM, Vuçiç për reagimin amerikan për rikthimin e Vulin

“Është e qartë se Beogradi, përmes inkuadrimit të dy anëtarëve të Qeverisë së re, të cilët janë nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara, është kujdesur për të ushqyer marrëdhëniet me Moskën” – keshtu deklaroi Bodo Weber dhe sipas tij, gjithsesi  kjo nuk do të thotë braktisje e politikës së uljes në dy karrige (midis Lindjes dhe Perëndimit)”

Sipas bashkëpunëtorit te lartë te Këshillit joqeveritar për Politikat e Demokratizimit ne Berlin, “Qeveria e re e Serbisë, e cila u votua të enjten, do të ketë 25 portofolë dhe pesë ministra pa portofol dhe mes tyre spikasin dy zyrtarë nga “lista e zezë” e Shteteve të Bashkuara.

I pyetur nëse përbërja e re e Qeverisë së Serbisë do të thotë kthesë djathtas, duke pasur parasysh se në të përveç progresistëve dhe socialistëve, eshtë edhe Aleksandar Vulin si zëvendëskryeministër, si dhe lider i së djathtës nga partia Zavetnici, Weber tha se nuk sheh ndonjë ndryshim ideologjik në politikën e regjimit të Aleksandër Vuçicit në përbërjen e qeverisë së re.

Duke komentuar ndikimin e Rusisë në emrat e qeverisë qe tani drejtohet nga Millosh Vucevic, duke marrë parasysh kthimin e Aleksander Vulin dhe Nenad Popoviç, të dy non grata e të shenjuar si persona të lidhur me Kremlinin, Weber u shpreh se anëtarësimi në BE ka qenë prej kohësh një mjet për konsolidimin dhe mirëmbajtjen e Vuçicit në pushtet, dhe forcimi i pozitës ndërkombëtare të Serbisë pa orientime të qarta ideologjike.

“Meqenëse BE-ja nuk mundi të gjente forcë për të ndaluar politikën e saj të dështuar prej kohësh të ‘zbutjes’ ndaj regjimit autoritaro-autokratik në Serbi, shfaqja e zbrazur nga çdo thelb vazhdon, në sy të të gjithëve, dhe qe eshte I ashtuquajturi eurointegrimi i Serbisë.

 

Prandaj, Vuçic me të drejtë nuk duhet të shqetësohet shumë se çfarë lloj mesazhesh po i dërgohen nga Brukseli dhe kryeqytetet etjera evropiane” – deklaroi Weber, duke shtuar se “Iniciativa gjermano-franceze per dialogun politik Kosove-Serbi, për faktin se bazohej pikërisht në atë politikë të dështuar, u shua pa u ndezur dhe u shoqerua me një përshkallëzim të paprecedentë në veri të Kosoves, të cilën kryeqytetet perëndimore ende nuk janë gati ta pranojnë………..

Continue Reading

Kosova

Ndarja e Kosovës mbi tavolinë, alarmon eksperti amerikan: Është e vështirë të imagjinohet se…

Çështja e shkëmbimit të territoreve është një nga temat më të ndjeshme për Kosovën, që u ri-aktualizua së fundi dhe kujtojmë se ajo pati gjetur mbështetje në administratën e ish-presidentit amerikan Donald Trump, por edhe tek përfaqësues të Bashkimit Evropian. Ndërkaq, përpos në Kosovë, u kundërshtua fuqishëm nga Gjermania dhe Britania e Madhe.

Në Forumin e Paris, kryeministri Kurti ka thënë se qëllimi i përhershëm i Serbisë është ndarja e Kosovë dhe argument për këtë ka përmendur sulmin në Banjskë, nga grupi paraushtarak serb.

Ai tha edhe se me grupin paramilitar, Serbia ka dashur të shkaktojë përshkallëzim të situatës në veri, deri në kaos, në mënyrë që të ketë mundësi te fusë ushtrinë e saj në Kosovë.

E së fundmi për këtë çështje ka folur gjithashtu Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila ka deklaruar se ideja e shkëmbimit të territoreve apo ri përcaktimit të kufijve mund të çojë në një luftë të re në Ballkanin Perëndimor.

Në lidhje me këtë temë ka folur eksperti amerikan Alon Ben Meir. Ai i dha të drejtë Gërvalles, duke shtuar që shkëmbimi i territoreve nuk do të bëhet asnjëherë me dëshirë nga Kosova dhe kjo do të arrijë të sjellë konflikte të reja.

Më tej, eksperti amerikan përmendi disa nga shqetësimet nëse një gjë e tillë me territoret realizohet. Sipas tij, është vështirë të imagjinohet se çfarë do të ndodhte nëse një shkëmbim i tillë do të bëhej.

“Kur ideja e shkëmbimeve territoriale u përfol në vitin 2018, ajo u prit me kujdes dhe shqetësim. Karin Kneissl, ministrja e jashtme austriake në atë kohë, tha:

“Unë nuk dua të jap leksione, por ndryshimet e kufijve kanë sjellë gjithmonë probleme” kurse homologu i saj nga Luksemburgu, paralajmëroi rreziqe të mundshme nga ‘prerja e gjërave në copa’. Aktualisht, ka tetë mosmarrëveshje kufitare në Ballkan, secila me kompleksitetin dhe potencialin e vet për përshkallëzim: Gjiri i Piranit, një kufi detar midis Sllovenisë dhe Kroacisë; gadishulli i Prevlakës, i kontestuar nga Kroacia dhe Mali i Zi; Kufiri i Kosovës me Serbinë, pasi kjo e fundit ende pretendon të parën si territor të saj; Backa Palanka, pranë një zone të pretenduar nga Kroacia dhe Serbia; tre vende të kontestuara në kufirin boshnjak-serb: Manastiri Prohor Pçinjski, i pretenduar nga Serbia dhe Maqedonia; Neum, një port boshnjak në detin Adriatik me zona të kontestuara nga Kroacia; dhe së fundi, kufiri detar midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Është e vështirë të imagjinohet se çfarë do të ndodhte sapo të fillonin shkëmbimet territorial…asgjë përveç kaosit dhe destabilitetit që do të përfshinte rajonin, gjë që duhet shmangur me çdo kusht” – potencoi Alon Ben Meir.

Continue Reading

Kosova

E pazakontë/ Polici e ndaloi, shoferja e përplas dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë, ku një grua që ishte ndaluar nga polici për kundravajtje rrugore, ka përplasur me makinë efektivin dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Efektivi është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prishtinës ndërsa policia është vënë në kërkim të shoferes që u largua nga vendngjarja.

“Sot rreth orës 19:00, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë, është goditur nga një person i dyshuar me automjet. E dyshuara femër, A.A, është ndalur nga policia për një kundërvajtje trafiku. E njëjta duke mos përfillë urdhërat e zyrtarit policor, për të dalë nga automjeti i cili duhej të konfiskohej, pasi ka goditur me automjet zyrtarin policor është larguar nga vendi i ngjarjes”- thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING