Connect with us

Bota

Muaji i Ramazanit/ Analiza: Agjërim në luftë! Gaza, një shoqëri në gjendje funerali

Për njerëzit në Gazë ndërkohë asgjë nuk është siç ka qenë. Por edhe në Jeruzalem sivjet muaji i Ramazanit nuk është normal. Muaji i agjërimit mund të ashpërsojnë tensionet edhe në këtë qytet.

Në ditët para fillimit të muajit të agjërimit në fenë islame, Ramazan, në Jeruzalemin lindor është më qetësi se herë të tjera. Ndryshe nga vitet e kaluara rrugicat e ngushta nuk janë zbukuruar me dritat e festës.

“Nuk e ndiejmë që jemi në prag të Ramazanit”, thotë Um Ammar duke kaluar në rrugën e qytetit historik Al-Wad. Lufta në Rripin e Gazës po preokupon shumicën e njerëzve. Atmosfera është e zymtë. Kësaj i shtohet edhe pasiguria, se si mund të kalojë muaji i shenjtë i agjërimit dhe lutjeve.

“Ne në mbrëmje do të thyejë agjërimin, por shumë në Gazë nuk kanë mjaftueshëm ushqim”, thotë ajo. “Kur njerëzit ulen në tavolinë …Ky sivjet nuk është Ramazan, më shumë ndihet një atmosfer funerali.”
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndtetësisë të drejtuar nga Hamasi gjatë sulmeve të Izraelit në Gazë janë vrarë rreth 31.000 vetë, ndërkohë që organitatat e ndihmave paralajmërojnë se po kërcënon një krizë urie. Ushtria e Izraelit po lufton në këtë territor palestinez Hamasin militant islamik, qëkurse më 7 tetor 2023 në Izrael u vranë mbi 1200 vetë dhe 240 të tjerë u rrëmbyen peng. Krahas Izraelit, SHBA-së dhe Gjermanisë edhe një sërë vendesh të tjera e klasifikojnë Hamasnin si organizatë terroriste.

 

 

Shpresë për një Ramazn të qetë

Hashem Taha ka të njëjtën ndijesi si edhe Um Ammar. Ai ka një dyqan të vogël erëzash në rrugën Al-Wad: “Jeruzalemi ndihet i trishtuar shumë, njerëzit në Gazë sjanë pjesë e jona, ne jemi një familje dhe ajo që po shohim atje, na prek të gjithëve”, thotë Taha.

Tregtarët dhe banorët e qytetit historik të Jeruzalemit me kalimin e viteve kanë përjetuar shumë trazira politike dhe eksese dhune. Përditshmëria e tyre karakterizohet prej tensioneve. Në afërsi të dyqanit të Tahas policët izraelit të kufirit ndalojnë të rinj palestinezë për t’u kontrolluar identitetin. “Ata na e vështirësojnë jetën shumë dhe i ngacmojnë vazhdimisht njerëzit”, thotë Taha. Por ai mban shpresë, që qetësia aktuale në Jeruzalem të vazhdojë edhe gjatë muajit të Ramazanit.

Ngjarjet e mujave të fundit – aktete terroriste të Hamasit dhe lufta që pasoi në Rripin e Gazës me shumë të vrarë – lenë një hije të zymtë në muajin e shenjtë të agjërimit. Ky muaj nis me shfaqen e parë të Hënës së re që pritet më 10 ose 11 mars.

Në të shkuarën tensionet përqendroheshin në malin tempullit, ku xhamia Al-Aqsa është një ndër veprat më të shenjta të fesë Islame dhe në murin e vaktimit, që është vendi më i shenjtë i hebraizmit. Gjatë Ramazanit disa herë në ditë mijëra myslimanë më shumë se 100.000 mblidhen për t’u lutur në sheshin para xhamisë Al-Aqsa në malin e tempullit.

Izrael premton ta ruajë “shenjtërinë e Ramazanit”

Në shkurt ministri izraelit për Sigurinë kombëtare, politikani ekstremist i djathtë, Itamar Ben-Gvir, ka vendosur kufizime për numrin e besimtarëve që lejohen të vizitojnë vendin e shenjtë. Të tilla masa si kufizimi i moshës së pjesëmarrësve në lutje – shpesh janë bërë shkas për konfrontime mes policisë dhe palestinezëve

Hamas nga ana e tij sërish e përdor rëndësinë e xhamisë Al-Aqsa për myslimanët, për ta prezantuar veten në mbarë botën si mbrojtës të pasurisë së shenjtë. Javën e kaluar udhëheqësi i Hamasit Ismail Hanija, që jeton në Katar, u bëri thirrje palestinezëve gjatë një fjalimi që të marshojnë në ditën e Ramazanit tek xhamia Al-Aqsa.

Të martën e kaluar qeveria e Izraelit deklaroi, se i ka hedhur poshtë planet e ministrit Ben Gvirs. “Gjatë javës së par ëtë muajit të Ramazanit besimtarëve do t’u lejohet të shkojnë në malin e tempullit në numrin e ngjashëm si edhe gjatë viteve të tjera”, thuhet në një deklaratë të zyrës së kryeministrit izraelit Benjamin çdo vit.” Megjithatë do të ketë edhe një vlerësim të përjavshëm të aspketeve të sigurisë” dhe përkatësisht mund të merren masa.

Lutje të qeta e paqësore

Përfaqësuesit fetarë kanë përshëndetur: “Ne jemi të gëzuar, që në sfondin e këtij muaji të bekuar tani dosa gjëra janë bërë të qarta për myslimanët, s aka të bëjë me faktin që portat e xhamisë Al-Aqsa do të jenë të hapura për të gjithë vizitorër”, i tha DW-së Scheich Azzam al-Khatib në Jeruzalem. Al-Khatib është drejtor i vakëfit të Jeruzalemit, autoriteti mbikqyrës jordanez për objektet e shenjta islamike dhe të krishtera në Jeruzalem e gjekë. “Qëllimi ynë është të falemi atje, të agjërojmë dhe të hyjmë në qetësi të shtensionuar plotësisht në xhami. E po ashtu të largohemi të shpenguar prej saj”, thotë ai.

Fillimi i Ramazanit konsiderohet edhe si një ditë e përcaktuar e mundshme për të negociuuar një marrëveshje të re mes Izraelit dhe Hamasit.Një marrëveshje e shpejtë për armëpushim dhe lirimin e 134 pengjeve izraelite, që ende mbahen në Rripin e Gazës, duket se nuk ka gjasa në këtë kohë./DW

Bota

Britania e Madhe në zgjedhje të përgjithshme, mbahen më 4 korrik

Rishi Sunak do të thërrasë zgjedhjet e përgjithshme për 4 korrik, raporton Sky News.

Lëvizja befasuese vjen pas disa thashethemeve në ditët e fundit se Kryeministri mund të shkonte në zgjedhje më herët nga sa mendohej më parë.

Sunak ka thënë prej muajsh që zgjedhjet do të ndodhin në “gjysmën e dytë të vitit”, por kishte refuzuar të caktonte një datë.

Supozimi në Westminster ishte se ai do të thërriste votimin në vjeshtë, për t’i dhënë partisë së tij më shumë kohë për të krijuar terren kundër Laburistëve.

 

 

Partia e Sir Keir Starmer është përpara me rreth 20 pikë pasi ai u përpoq të transformonte Laburistët pas humbjes së tyre historike në 2019.

Zëvendëskryeministri Oliver Dowden në veçanti ka bërë presion për zgjedhjet e verës, sipas redaktores politike të Sky News, Beth Rigby.

“Pas këtyre shifrave të mira të inflacionit, Fondi Monetar Ndërkombëtar që përmirëson parashikimet e rritjes, Britania e Madhe që del nga recesioni, kryeministri duket se do të shkojë në zgjedhje në verë.”

Sipas rregullave parlamentare, duhet të kalojnë 25 ditë pune ndërmjet shpërndarjes së parlamentit – me kërkesë të kryeministrit – dhe daljes së votuesve në qendrat e votimit.

Duke qenë se zgjedhjet e përgjithshme duhet të mbahen çdo pesë vjet, dita e fundit që mund të ishte bërë një votim ishte 28 janari 2025.

Sidoqoftë, konservatorët në vitin 2019 rivendosën pushtetin e kryeministrit për të thirrur zgjedhjet në një kohë të zgjedhjes së tyre brenda pesë viteve.

Zgjedhjet e fundit të përgjithshme u mbajtën në vitin 2019, kur Boris Johnson fitoi konservatorët një dërrmues ndaj Partisë Laburiste të Jeremy Corbyn.

Që atëherë, ka pasur dy kryeministra të tjerë, Liz Truss dhe z. Sunak, dhe shumica prej 80 vendesh e konservatorëve është zvogëluar.

Continue Reading

Bota

Tronditëse/ 17-vjeçari vret dy të rinj me makinën luksoze të babait të tij biznesmen, gjykata e liron

Diçka e pazakontë ka ndodhur në Indi, që ka shkaktuar zemërim nga vendasit, pasi një vendim gjykate liroi një 17-vjeçar që vrau dy persona, në një aksident me makinën luksoze “Porche” të babait të tij.

Aksidenti ndodhi të dielën e kaluar, kur djali i biznesmenit Vasgal Agarwal përplasi për vdekje 24-vjeçarin Anis Audaya dhe 24-vjeçarin Asini Costa, të cilët lëviznin në një motoçikletë.

Sipas informacioneve, 17-vjeçari, i cili u konstatua se ishte i dehur, në momentin e aksidentit fatal arriti shpejtësinë 200 km/h. Ai kishte dalë për shëtitje me miqtë e tij. Pasi përplasi dy të rinjtë makina luksoze u përplas edhe me automjetet e tjera të parkuara.

Gjykata ku u dërgua e la të lirë me kusht që 15 ditë të bënte punë publike dhe të shkruante një raport 300 fjalësh “për ndikimin e aksidenteve rrugore dhe zgjidhjen e tyre”.

Të martën policia arrestoi biznesmenin, babain e 17-vjeçarit, pasi i kishte dhënë makinën të miturit, i cili nuk kishte patentë drejtimi.

Oficerët e policisë që kanë marrë përsipër rastin kërkojnë që i mituri të kthehet në gjykatë si i rritur me një zëdhënës të policisë duke thënë se “kushdo që ka ndihmuar të akuzuarin duhet të dënohet ashpër. Fajtorët do të dënohen pavarësisht gjendjes së tyre financiare”.

Continue Reading

Bota

Panik dhe tmerr në avion/ Pasagjeri pret damarët, bën bën ulje emergjente në Rinas

Një avion i nisur nga Aeroporti i Lyon në Francë me destinacion Stambollin, ka bërë ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, shkak është bërë një emergjencë shëndetësore në bord.

Ka qenë një shtetas me kombësi afgane i cili ka prerë damarët e dorës teksa ndodhej në bordin e avionit të kompanisë “Turkish Airlines”, duke traumatizuar pasagjerët e tjerë.

Stafi i ka dhënë ndihmën e parë dhe menjëherë piloti i avionit model “Boeing 737-8F2”, siç mëson newsbomb.al është lidhur me kullën e kontrollit në Rinas dhe ka kërkuar leje për të bërë ulje të detyruar. Për shkak të emergjencës shëndetësore, leja është aprovuar.

Shtetasi me kombësi afgane dhe me letërnjoftim të shtetit të Francës është marrë menjëherë nga ambulanca që ndodhej në gatishmëri dhe e vënë në dijeni nga piloti përmes kullës së kontrollit, është dërguar në Spitalin e Traumës, në Tiranë.

Sipas burimeve për newsbomb.al, pasagjeri është në kujdesin intensiv të mjekëve shqiptarë, por fatkeqësisht në gjendje të rëndë për jetën për shkak se ka humbur shumë gjak.

Pasagjeri pret damarët, avioni i nisur nga Franca bën ulje emergjente

Avioni i nisur nga Aeroporti ndërkombëtar “Saint Exupéry” ka qëndruar disa minuta në pistën e Rinasit dhe më pas ka kërkuar leje për të vazhduar fluturimin në destinacionin final, për në Aeroportin e Stambollit në Turqi.

Continue Reading

Bota

48-vjeçari shqiptar bën ‘kërdinë’ në Greqi, mashtron të moshuarit dhe i zhvat para dhe ar me vlerë 140 mijë euro

Një 48-vjeçar shqiptar ka rënë në gjurmët e policisë greke për mashtrim ndaj të moshuarve në zonën e Thesprotisë të Greqisë.

Sipas informacioneve, 48-vjeçari është anëtar i një organizate kriminale që krijonte mashtrime me të moshuarit për t’u zhvatur para dhe ar.

Sipas të njëjtave informacione, 48-vjeçari është përfshirë në të paktën dy mashtrime ndaj të moshuarve në Filiates dhe Igumenicë, ku vlera e plaçkës së tyre arrin në 140 mijë euro.

Mashtruesi shqiptar i ka bindur të moshuarit për t’i dhënë para duke i thënë se të afërmit e vetë kanë nevojë për shuma të mëdha parash për të kryer operacione pas një aksidenti automobilistik. Tashmë 48-vjeçari përballet me kallëzim penal.

LAJMI I PERDITESUAR

Një 48-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga policia greke, i dyshuar si pjesëtar i një grupi kriminal që mashtronte të moshuar në Igumenicë të Greqisë. Policia greke ka identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin Xhezo Zote nga Konispoli.

Nga hetimet e policisë greke rezulton se Zote ka arritur të marrë para cash dhe bizhuteri në vlerën 140 mijë euro, duke mashtruar në dy raste të moshuarit në Igumenicë.

Konkretisht bashkëpunëtorë të tij, përmes takimeve personale por edhe telefonatave, kanë kontaktuar me shtetas të moshuar në dy raste, duke pretenduar se familjarë të këtyre të fundit kishin pësuar aksident automobilistik dhe ishte e nevojshme pagesa për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale.

Pas dakordësimit, në banesën e tyre ka shkuar 48-vjeçari Xhezo Zote, i cili në një rast të ndodhur në 18 maj, ka marrë 100.000 euro dhe 10 monedha ari nga një shtetas i moshuar ndërsa në 9 maj ka marrë 2.050 euro dhe bizhuteri në vlerën 30.000 euro nga një zonjë e moshuar. Vlera totale e marrë me mashtrim sipas policisë greke llogaritet në 140.000 euro.

Policia greke ka kryer hetime duke këqyrur materiale filmike dhe marrë deklaratat e dëshmitarëve okularë që kanë çuar në identifikimin e autorit të dyshuar. Nga hetimet e deritanishme rezulton se bashkëpunëtorë të Zotes, ende të paidentifikuar, janë të paktën edhe 3 shtetas të tjerë.
Continue Reading

Bota

Borrell jep lamin: Moldavia, shteti i parë që nënshkruan pakt sigurie dhe mbrojtjeje me BE-në

Shteti i vogël në Evropën Lindore, Moldavia, ka nënshkruar një marrëveshje partneriteti në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes me Bashkimin Evropian. Moldavia u bë shteti i parë që nënshkruan një pakt të tillë, tha shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Ky partneritet do të forcojë qëndrueshmërinë e këtij shteti. Pakti do të mundësojë një qasje të përbashkët për sfidat e sigurisë dhe do ta bëjë përfshirjen tonë më efektive dhe do të mundësojë eksplorimin e fushave të tjera të bashkëpunimit”, tha Borrell.

Moldavia, që udhëhiqet nga presidentja properëndimore, Maia Sandu, ka shprehur dëshirën që të anëtarësohet në BE dhe në aleancën ushtarake perëndimore të NATO-s. Ky shtet po ashtu ka dënuar fuqishëm pushtimin rus të Ukrainës. Rajoni Transdniestër në Moldavi, një rrip toke që banohet kryesisht nga rusishfolësit dhe gjendet në breg të lumit Dniestër, shpalli pavarësinë më 1990. Që atëherë, Moska ka stacionuar trupa në këtë rajon./ REL

Continue Reading
Advertisement

TRENDING