Connect with us

Bota

Ndërprerja e trafikut të plehrave kimike përmes Hormuzit/ OKB: Një javë kohë, ose krizë humanitare

Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se bota ka vetëm disa javë kohë për të shmangur një krizë të madhe humanitare, nëse vazhdon ndërprerja e trafikut të plehrave kimike përmes Ngushticës së Hormuzit.

Sipas OKB-së, bllokimi i vazhdueshëm i dërgesave të plehrave përmes kësaj rruge ujore strategjike mund të shkaktojë pasoja serioze në furnizimin global me ushqime.

“Kemi disa javë për të shmangur atë që mund të kthehet në një krizë të madhe humanitare. Mund të shohim një situatë që do të shtyjë edhe 45 milionë njerëz të tjerë drejt urisë”, deklaroi Jorge Moreira da Silva, drejtues i grupit të punës të ngritur nga OKB-ja për këtë çështje.

Sipas tij, Iran ka disa muaj që mban të bllokuar Ngushticën e Hormuzit, në shenjë hakmarrjeje për luftën e nisur kundër tij nga SHBA-ja dhe Izraeli më 28 shkurt.

Në kushte normale, përmes kësaj ngushtice kalon rreth një e treta e plehrave kimike të botës. Plehrat dhe lëndët e para që transportohen aty janë të destinuara kryesisht për në Brazil, Kinë, Indi dhe vendet e Afrikës.

Advertisement