Connect with us

Aktualitet

Ngatërrohet në maternitet me një femijë të bardhë, vajza rome rrëfen për emisionin “Historia ime”

Sot “Historia ime” do trajtojë një histori e cila në fakt mund të themi se hyn tek ato histori që kanë brenda jo vetëm dhimbje por edhe shumë dashuri.

Një fëmijë i komunitetit rom 44 vjet më parë ,u ngatërrua në maternitet me një të bardhë.  Fëmija rom u birësua nga një familje e bardhë, ngjarja kjo e cila ka  ndodhur në Peqin.

Vajza u rrit nga kjo familje dhe sot ajo është 46 vjeç. Hamide Aliu në studio ka rrëfyer historinë e saj prekëse dhe përjetimet e saj si një fëmijë i birësuar në një familje të bardhë.

Hamide Aliu: Ne kemi lindur në Peqin, jemi ndërruar dy vajza në maternitet, unë kam shkuar tek dora e bardhë, ajo tek dora jonë.

Mirela Milori: Nuk u kuptua ky gabim? Si e shpjegojnë këtë ngatërrim?

Hamide Aliu: Siç më kanë thënë, kur isha në çerdhe unë po nxihesha edhe thoshin që nuk është vajza jote, por prindërit thoshin hë se i ngjan gjyshes.  Unë po i ngjisja gjakut tim. Kur u bënë analizat nuk isha gjaku i tyre, kanë kërkuar për familjen tjetër që të bëhej ndërrimi i fëmijëve, por nuk u bë asgjë, unë kam ndejtur tek ata. Burri i familjes quhet Gani Lleshi dhe ka 8 fëmijë, unë jam e madhja. Kam 2 motra dhe 6 vëllezër.

Mirela Milori: Kur e kuptove që nuk ishe fëmija e tyre?

Hamide Aliu: Në klasën e parë, filluan të më quanin o jevge dhe unë fillova të qaja, nuk më pranonin në shkollë, më rrihnin. Unë shkoja në shtëpi dhe thoja o mami pse më thonë kështu? Ajo më thoshte mos u mërzit, prap mua zemra ma ndjente që nuk ishte nëna ime. Edhe në klasën e dytë më shanin dhe unë ndihesha shumë e vetmuar, asnjë njeri nuk më jepte një fjalë të mirë. Familja ku u rrita ishin shumë të varfër më përpara. Nuk kishin kushte që të më vishnin, më shumë ecja zbathur, por ja di për faleminderit që më rritën. 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *