Politike
Ngrihet temperatura e opozitës/ Gjin Gjoni tregon planin B të Berishës për protestën e 28 shkurtit
Partia Demokratike ka paralajmëruar një protestë tjetër kombëtare të shtunën më 28 shkurt, pas asaj të 20 shkurtit, kur për disa orë opozita protestoi me fjalime, fishekzjarre dhe molotovë te selia e qeverisë dhe te parlamenti. Deputeti i PD-së, Gjin Gjoni, dhe detaje për plane të tjera të opozitës përveç protestave në rrugë.
Pjesë nga biseda
Gjinishi: Ka një plan opozita?
Gjoni: ka një plan nga PD, po bën analizë. Situata e rkkiruar është edhe prejk paaaftësisë organizmit të PD, nëse gjërat do të ishim mirë, do të ishin ndryshe. PD po realizon një lloj skenari që kërkon edhe përqasje nga faktori ndërkombëtar, ndaj kemi sensibilizuar edhe mediat ndërkombëtare. Ardhja e një ekipi vëzhgues nga Parlamenti Evropian shtojnë temperaturën e protestës, edhe të simpatizantëve, në këtë qasje të re për protestën që nuk është më e mira, por po përmirësohet.
Rakipi: Doktori thotë se kjo e datës 28 do të jetë ndryshe. Çdo të ndodhë vallë?
Gjoni: Qytetarët kërkojnë fjalimet jo të gjata. Në të gjitha takimet që zhvilluam me parlamentarët evrpianë është dhënë informacion për çfarë ndodh në Shqipëri. Por duhet edhe reagimi qytetar.
Rakipi: Kemi dëgjuar se do të ngrihet çadër apo ngujim në kuvend.
Gjoni: PD duhet ta ngrejë temperaturën e protestës shkallë-shkallë. Unë edhe në mbledhje kam thënë dhe jam për përshkallëzim radikal për protetën për të arritur një pikë kulmore. Deri sot nuk ka qenë e shtruar për zgjidhje qeveria teknike si sot.
Rakipi: A keni një plan B nëse nuk funksionon kjo?
Gjoni: Ka edhe një plan B, paralelisht me protestat ka edhe një skenar B si greva e urisë, bllokimi i institucioneve.