Connect with us

Aktualitet

Nis viti i ri shkollor, 29 mijë nxënës për herë të parë ulen në banka

Sot nis viti i ri shkollor për arsimin parauniversitar. Rreth 29 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Që në orët e para të mëngjesit, ka trafik të rënduar në rrugët e Tiranës pasi të gjithë prindërit nxitojnë që të çojnë fëmijët në orar në shkollë.

Risi e këtij viti është abetarja e përbashkët për nxënësit e klasave të para në Shqipëri dhe Kosovë. Sfida e madhe është ruajtja dhe përforcimi i Gjuhës Shqipe, ndaj dy qeveritë kanë vendosur të sjellin abetare unifikuar për të gjitha trevat shqiptare që i kalon përmasat e aspektit arsimor, pasi do të ishte një arritje e të gjithë kombit shqiptar.

Marrëveshja për një abetare të përbashkët Shqipëri-Kosovë, u nënshkrua në dhjetor të vitit të kaluar në Prishtinë, në një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive. Dakordësia për të patur një abetare të unifikuar u arrit në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës që u mbajt në Elbasan më 26 nëntor 2021.

Në duart e nxënësve të klasave të para nuk do të jetë vetëm abetarja e unifikua por edhe libri i lëndës së Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikimit. Këtë vit shkollor për herë të parë do të ketë shkollë të mesme për nxënësit e Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë, në fushën e të nxënit Teknologji dhe TIK. Nxënësit që mbarojnë klasën e nëntë në këtë institut nuk do të qëndrojnë më në shtëpi, por do të kenë mundësi të vijojnë studimet dhe të fitojnë një profesion.

Në Institutin e Fëmijëve që nuk Dëgjojnë janë hapur dy klasa të X-ta dhe te regjistrohen rreth 25 nxënës. Godina që do të shërbej si shkollë e mesme do të jetë po e njëjta (pra ajo aktuale në zonën e “Medresesë” në Tiranë.) Nxënësit do të jene nga Tirana dhe rrethet. Nxënësit nga rrethet do të akomodohen pranë konvikteve të shkollës. Gati janë bërë 10 dhoma për djem dhe 10 për vajzat (për nxënësit e shkollës së mesme).

Ndërkohë, këtë vit shkollor do të hapen disa shkolla në vend, të rindërtuara pas tërmetit. Vetëm në kryeqytet do të hapen 12 shkolla të reja, të reja të projektuara nga arkitekti I njohur, Stefano Boeri, mes tyre 9-vjeçarja ‘Andrea Stefani’ që u inaugurua një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Kjo shkollë do të presë rreth 1 mijë nxënës të Njësisë 11.Gjithashtu, këtë vit i shtohen arsimit 235 punonjës psikosocial dhe 75 oficerë sigurie.

Viti i ri shkollor, Begaj mesazh urimi: T’i shndërrojmë bankat e shkollës në instrumentin që do t’i formësojë fëmijët në qytetarë të së nesërmes evropiane

1662401556_WhatsAppImage20220724at6.46.51PM1770x433.jpegPresidenti Bajram Begaj ka uruar vit të mbarë shkollor për nxënësit dhe arsimtarët. Mesazhi i tij është për të shndërruar bankat e shkollës në instrumentin që i formëson fëmijët në qytetarët e së nesërmes europiane.

“Iu uroj nxënësve dhe arsimtarëve në të gjithë Shqipërinë një vit të mbarë shkollor. T’i shndërrojmë bankat e shkollës në instrumentin që do t’i formësojë fëmijët e sotëm në qytetarë të përgjegjshëm të së nesërmes evropiane. Suksese në rrugëtimin e përbashkët drejt dijes”, shkroi Begaj.

Aktualitet

Ngjarja shokuese në Durrës/ U mor peng nga babai, 6-vjeçari tregon momentet e tmerrit

Dy fëmijët e mitur të Aleks Markut kanë përjetuar orë tmerri, pasi 40-vjeçari nga Lezha i mbajti peng në një banesë të marrë me qira ditore në Durrës, ndërsa qëllonte pa pushim me kallashnikov.

Djali i vogël, 6 vjeç, ka treguar gjithë skenën që ka parë, duke thënë se i ati qëllonte pa pushim, duke thyer xhamat e dritares dhe ballkonit, ndërsa shenjat e plumbave janë të dukshme edhe në mur.

Djali i madh, 11 vjeç ka qenë vazhdimisht në rrezik të plumbave pasi ndodhej në ballkon dhe fshihej pas murit, teksa i ati qëllonte me breshëri.

6-vjeçari thotë se edhe pse vëllai i thoshte “babi, babi, ai nuk fliste”.

Continue Reading

Aktualitet

“Policia më tha hajde merr fëmijët…”/ Nëna rrëfen tmerrin: Isha në Itali për dokumente

Bardhe Marku, nëna e fëmijëve që u mbajtën peng nga i ati, tregon se gjatë kohës kur ndodhi pengmarrja, ndodhej ne Itali për të marrë disa dokumente.

“E mora vesh kur më ka marrë Policia e Durrësit sot në mëngjes, ngaqë unë kam ardhur mbrëmë nga Italia. Ika te familja e prindërve se thashë po të vija, do të nervozohej më shumë gjendja dhe nuk doja të vija në rrezik fëmijët. E kisha llogaritur të vija të nesërmen ose vetëm, ose me policinë. Në mëngjes, Policia më tha hajde merri fëmijët se janë në Komisariat.

Së pari, shyqyr që më shpëtuan fëmijët. Unë kam qenë një javë në Itali, me miratimin e Aleksit. Kemi pasur konflikte, por nuk kemi qenë të ndarë. Kisha të gjitha dokumentet e fëmijëve në Itali se i kisha në shkollë. Më duheshin vaksinat për djalin e vogël. Kisha takim edhe me avokatin.

Tani do të kthehemi në Lezhë. Do fus edhe fëmijët në shkollë”.

Continue Reading

Aktualitet

Pickohet nga gjarpri në shkollë, 10-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

Rreth orës 12:35, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Farkë, ku një vajzë 10-vjeçare, mësohet se është pickuar nga një gjarpër dhe ka përfunduar në spital.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën private World Academi of Tirana.

“Rreth orës 12:35, në Farkë, në ambientet e pasme të një shkolle private, një nxënëse e moshës 10-vjeçe, është pickuar nga një gjarpër. E mitura aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Continue Reading

Aktualitet

Humbi kontaktet me të birin 10 ditë më parë, babai kallëzon zhdukjen e djalit 30-vjeçar

Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim në Maliq pasi prej disa ditësh ka humbur kontaktet me familjarët. Përmes një njoftimi policia bën me dije se babai i 30-vjeçarit ka kallëzuar në Komisariatin e Maliqit se prej 10 ditësh nuk ka kontakte me djalin e tij.

Ai shprehet se djali jeton e punon në Gjermani dhe se prej disa ditësh tashmë familja nuk ka kontakte me të riun. Më tej bëhet me dije se po punohet për gjetjen e 30-vjeçarit me inicialet E. R.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.05.2024, në Komisariatin e Policisë Maliq, ka kallëzuar shtetasi A. R., banues në fshatin Orman, se prej 10 ditësh ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. R., 30 vjeç, i cili jeton në Gjermani. Po punohet për lokalizimin e 30-vjeçarit.

Continue Reading

Aktualitet

Snajper-i gati!/ RENEA ndërhyn në disa banesa, kontrolle për vrasësin e efektivit

Vijon puna për kapjen e autorit të vrasjes së efektivit të Shqiponjave dy ditë më parë në Fier.

Forcat RENEA kanë nisur ndërhyrjen në disa banesa. Ndërkohë shihet se sniper është gati në rast se në një nga banesat që po kontrollohen nga efektivët.

  • foto galeri

Prej dy ditësh forcat e rendit vijojnë aksionin për kapjen e Asllan Azgan Mernica, 23 vjeç i cili eliminoi efektivin Novruz Cenalia, 28 vjeç.

 

Blutë kanë ngritur postoblloqe në rrugë ndërsa zona është “krehur” edhe me dron.

  • foto galeri
Continue Reading
Advertisement

TRENDING