Connect with us

Politike

Nuk iu pranua kandidimi/ Kokalari nxjerr dokumentin: Shihemi në gjyq Sali Berisha!

Evi Kokalari, kandidatura e së cilës nuk u pranua në garën për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike, ka publikuar një dokument ku emri i saj shihet si një nga anëtaret e PD-së që kanë marrë pjesë në Kuvendin e Partisë Demokratike në dhjetor të vitit 2021.

Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari i është drejtuar kreut aktual të PD me fjalët: Shihemi në gjyq Sali Berisha!

Kandidatura e Kokalarit u përjashtua nga Komisioni i Zgjedhjeve në PD, ndërsa si argument u përdor fakti që Kokalari sipas tyre nuk rezultonte si anëtare e partisë, që nga dekumenti i publikuar nga Kokalari bie poshtë.

11111
Advertisement