Connect with us

Politike

Paralajmërimi i fortë i Berishës: Masa për të gjithë të ‘pabindurit’ në PD

Sali Berisha u pyet sot gjatë konferencës me gazetarët edhe për situatën brenda PD-së dhe të përjashtuarit nga partia, duke iu referuar dy të larguarve të Durrësit dhe jo vetëm.

Ai tha se vetëm njëri është përjashtuar, për të cilin kishte motive të qarta se kishte bashkëpunuar me kundërshtarin në zgjedhje, teksa theksoi se “bëri zgjidhjen e tij”. Kurse për të tjerët deklaroi se partia është e hapur për ankimime, ka një gjykatë që i shqyrton dhe ai nuk është gjyqtari.

Sipas Berishës, “ata që punojnë me kundërshtarin nuk kanë vend në parti”, teksa theksoi se Edi Rama i përdori dhe “ata u shitën me qira”. Kreu i selisë blu nënvizoi gjithashtu se analiza e partisë po bëhet e plotë dhe masat do merren për të gjithë të evidentuarit, siç është premtuar.

“Nga ata vetëm njëri është përjashtuar dhe për atë ka motive të qarta. Ka punuar me kundërshtarët, për të mos thënë gjëra të tjera. Ka një gjykatë kjo parti dhe të paraqesë ankesën.

Nuk është Berisha gjykatësi i partisë. Po, Sali Berisha ka premtuar me kohë të bëhen analiza, ka premtuar që nga këto analiza do nxirën përgjegjësi. Bën fushatë dhe bën thirrje ditën para votimit që të votohet për kandidatin e Tom Doshit.

Unë mendoj se është më e pakta që mund të them se ka ndonjë gjë të përbashkët me PD-në. Ka investimin e vetë dhe keqpërdoret, ata persona që shiten me qira, e japin veten me qira, kaq. Kanë bërë një zgjedhje ata, partia është institucion, që ka të gjitha forumet dhe cilido që ka ankesa e vërejtje ka të drejtë të ankimojë”, tha ai para gazetarëve.

Ndërsa e shprehu qartë edhe verdiktin politik:

“Por absolutisht ata që kanë punuar me kundërshtarët nuk do kenë vend në parti”.

Ai i cilësoi si njerëz të shitur tek kundërshtari politik apo që jepen me qira, duke mos dashur të hyjë në detaje e fakte të tjera që ishin edhe më personale.

“Marrin përsipër një mision të turpshëm, është e neveritshme. E bëre atë, bashkëjeton me të, po mirë, e bëre zgjidhjen tënde dhe unë e respektoj zgjidhjen e secilit, shkove bëre fushatë për kandidatin kundërshtar dhe tani kërkon të më shitesh mua… jo!. Tani t’i kërkon të mbarosh shitjen me qiranë. Këto janë fushatë e Edi Ramës, i bën lolo Edi Rama. E kam thënë gjithnjë se ata që kanë punuar me kundërshtarin do marrin atë që meritojnë, do bëhet analiza, janë deri në 15, analiza vijon”, tha Berisha.

Advertisement