Bota
Pasi Putin i quajti liderët europianë derrkuca, bomba ruse gjatë natës, ukraina fundos anijen ruse
Rusët kanë goditur me dronë në disa qytete ukrainase, teksa raportohen per te plagosur.
Forcat ruse kanë nisur sulme me dronë Shaheed në disa rajone të Ukrainës, sipas agjencisë së lajmeve UNIAN. Kurse sipas kreut të Administratës Ushtarake Rajonale, Oleg Kiper:
“Aktualisht ka shtatë të plagosur, gjashtë persona u trajtuan në vend dhe një tjetër u shtrua në spital në gjendje jo të rëndë.
Gjithashtu nga sulmet ukrainase u godit një anije në portin rus të Rostov-on-Don dhe sipas guvernatorit rajonal, Yuri Slyusar, prej sulmit ajror u vranë disa anëtarë të ekuipazhit.
Sulmi dëmtoi gjithashtu një ndërtesë apartamentesh në ndërtim e sipër në pjesën perëndimore të qytetit.