Politike
Përplasja e madhe/ Rama është i frustruar, gjyqtarët i kanë dalë nga duart
Analisti Preç Zogaj, duke komentuar deklaratat e kryeministrit Rama ndaj shoqatave të gjyqtarëve që kërkojnë të rritin pagat e gjyqtarëve me anë të një padie në Gjykatën Kushtetuese, u shpreh se reagimet e shefit të Ekzekutivit tregojnë një frustrim të përgjithshëm të tij ndaj drejtësisë, për të cilën mendonte se kishte në dorë.
“Unë mendoj se Rama është i frustruar në tërësi. Është pjesë e një frustrimi të përgjithshëm të kryeministrit ndaj drejtësisë, e cila ka filluar prej kohësh, jo vetëm tani, që në disa plane të dëshmojë atë pavarësi ndaj pushtetit ekzekutiv.
I ka dalë nga duart për ato pjesë që ai ka menduar se mund ta ketë. Bile, edhe gjithë retorika që ka ngritur kryeministri për krizën e drejtësisë në tërësi. Është pak arbitrare, sepse bën bashkë barin e njomur me të thatin.
Edhe tani po mendojnë që t’ia vënë flakën të dyjave.
Parlamenti që në krye të herës, kur u pa se do kishte boshllëqe nga vetingu, Ministria e Drejtësisë duhet të merrte masa për të plotësuar vendet vakante dhe për të për disa çështje për t’i kaluar në forma tjera shqyrtimi, siç janë arbitrazhi, siç janë ndërmjetësimet.
Pra, ata e lanë kështu pas dore këtë pjesën e stoqeve dhe ky është problem që është krijuar.
Reforma në drejtësi nuk është bërë për të zgjidhur problemet e vjedhjeve të vogla që bëheshin nëpër problemet e mospagimit të dritave. Është bërë për të luftuar pandëshkueshmërinë në sferat e larta”- tha Zogaj.
