Connect with us

Kosova

Plani franko-gjerman/ Politikani serb: Është pranim i Kosovës

Kryetari i Partisë Popullore Serbe, Vuk Jeremic, ish kryediplomat e vlerëson planin franko-gjerman si një plan të mbështetur në njohjen e Kosovës.

Jeremic ish ministër i punëve të jashtme të Serbisë, televizionit serb Insajder i tha ​​pasi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e tha “eksplicit e në mes të Beogradit mediave që ky plan është për ta e njohur Kosovën”.

Jeremic siç është edhe e pritshme nuk u përqendrua se ajo po shpjegon të njohjen ‘de facto’. Natyrisht kur Kosova është përsëri armë elektorale në zgjedhjet serbe të kundërtën e pretendon presidenti serb Aleksandar Vucic, që refuzon sa mundet të njoh ‘de jure’.

Jeremic vlerësoi se zgjedhjet e vërteta janë ato që ndryshojë kursin e tanishëm politik në serb, pasi siç thuhet, e gjitha është në kursin e ketij plani. Tjetër ai shtoi, se Serbia nuk duhet të rreshtohet në konfliktet e fuqive të mëdha por duhet të jetë ushtarakisht neutrale, e po ashtu të mos i vendosen sanksione.

Advertisement

TRENDING