Connect with us

Kronike

Po drejtonte makinën në gjendje të dehur, shoferi përfundon në kanal

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në rrugën nacionale Sarandë-Delvinë, në afërsi të fshatit Stjar, përballë fshatit Mavropull.

Një makinë tip Toyota që drejtohej nga shtetasi Fatmir Kuci ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e përmbysur në kanal.

Për rrjedhojë kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i mjetit Fatmir Kuci dhe pasagjerja shtetasja Kano Kuci.

Menjëherë është njoftuar ambulanca e cila i ka transportuar në urgjencën e Sarandës për ndihmë mjekësore.

Sipas bluzave të bardha janë dëmtuar lehtë dhe janë jashtë rrezikut. Sherbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme. Paraprakisht dyshohet që drejtuesi i mjetit të ketë qenë në gjendje të dehur.

Advertisement