Bota
Presidenti i SHBA reagon pas të shtënave: Melania e ndjeu rrezikun
Donald Trump reagoi pas ngjarjes së të shtunës dhe pohoi se fillimisht kishte menduar se zhurma e një personi të armatosur që kishte hyrë në sallë dhe po qëllonte, ishte zhurma e një tabakaje që kishte rënë.
“Në fakt, ishte krejtësisht tronditëse për mua dhe kjo nuk ndryshon kurrë. Dëgjova një zhurmë dhe mendova se ishte një tabaka. Mendova se ishte një tabaka që po binte poshtë shumë herë. Pastaj pashë dikë që kishte armë dhe disa njerëz e kuptuan këtë shumë shpejt. Të tjerë jo. Po shikoja për të parë se çfarë po ndodhte, ndoshta duhet të kisha zbritur pak më shpejt.”
Më pas ai ka treguar edhe se si e përjetoi bashkëshortja e tij, Melania Trump situatën, duke thënë se zonja e parë e kishte nuhatur se diçka e keqe po ndodhte.
“Mendoj se Melania ishte shumë e vetëdijshme për atë që ndodhi. Mendoj se ajo e kuptoi menjëherë. Madje ajo po thoshte ‘është një zhurmë e keqe, nuk më pëlqen’.”
I pyetur pse mendonte se vazhdon të jetë shënjestër e atentateve ndaj tij, Trump e krahasoi veten me Abraham Lincoln dhe tha: “Njerëzit që kanë ndikimin më të madh, janë ata që vihen në shënjestër”, deklaroi ai.
Kur ndodhi incidenti, Trump ishte ulur në tavolinën e lartë brenda sallës së vallëzimit në hotelin “Washington Hilton”, ku darka është mbajtur për dekada, duke biseduar me gruan e tij.
“Është një profesion i rrezikshëm”, bëri shaka Trump. “Askush nuk më tha se kjo ishte një gjë kaq e rrezikshme. Por unë jam këtu për të bërë një punë,”, deklaroi ai.