Politike
Berisha pritet në seli nga mbështetësit, policia në gatishmëri
Ora 19:00 është njoftuar për nisjen e protestës së radhës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike.
Policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e protestës dhe garantimin e rendit dhe sigurisë.
Sali Berisha ka mbërritur pak para orën 19:00 në selinë blu, ku është pritur nga mbështetësit demokratë.
Në këtë protestë, është parashikuar që të mos ketë fjalime, por vetëm marshime.