Connect with us

Politike

Protesta/ Koreshi: Kilometrit do i shtohen edhe ca zero të tjera pas, jemi në luftë

Deputeti demokrat Sajmir Korreshi foli për zgjedhjet në PD dhe projektin politik opozitar të protestave përballë qeverisë.

Ai shpjegoi se zgjedhjet në parti janë në rang të dytë dhe ashtu duhet të qëndrojnë, për shkak se opozita ka një luftë me qeverinë dhe nuk duhet të shfokusohen nga protestat e nisura dhe misioni për “Kilometrin e fundit”.

Madje nëse ndodh ky shfokusim, sipas ligjvënësit opozitar, ai kilometër mund të marrë edhe disa zero të tjera nga pas.

“Në kohë normale do ishte atmosferë elektrizuese, por në momentin ku ndodhet PD është në rang të dytë, për njerëzit ndoshta që kanë një farë pritshmërie, por ne që jemi aty brenda e shohim dhe dimë, sepse kemi qenë të orientuar më shumë te protestat dhe përballjen me qeverinë sesa te situata brenda partisë. Nuk është si dikur kur organizohej situata brenda për degët, kush do jetë, unë apo ti, por nuk është kjo situatë, e më vjen mirë që është në dorë të dytë situata në parti, sepse edhe lufta e brendshme e zhvendos këtë problematik për hir të së vërtetës. Duhet më qenë në luftë, nëse ne e shfokusojmë gjënë tonë, kilometrit do i shtohen edhe ca zero të tjera pas, ndaj nuk duhet të shfokusohemi”, tha Korreshi.

I pyetur për dinamikën politike personale dhe opozitare, Korreshi shpjegoi se pse PD duhet të ndjek këtë rrugë, një nga arsyet edhe pse ai u rikthye në projektin e kryetarit Sali Berisha.

“Unë kam qenë për ndryshim në PD, e tipit që nuk isha i rreshtuar me Berishën dhe pretendoja. Por kur shihja pastaj se sikur luftohej për të marrë lekët e KQZ, atëherë thashë opo çfarë po bëjmë?! Pra pse nuk shkonim te vota dhe te njerëzit. Shkuam te vota. Pse e them tani këtë, sepse realisht shkuam te vota. Sepse çdo njeri nuk mund të bëhet kryetar i PD-së me emërim, si në zonë ashtu edhe në qendër. Pra të përqendrohemi te vota”, tha ai.

Në fund, ligjvënësi opozitar shpjegoi se opozita duhet të përqendrohet te vala e protestave antiqeveritare dhe zgjedhjet në parti të qëndrojnë në plan të dytë. Madje theksoi se opozita është në luftë.

“Në moment lufte unë mendoj se nuk mund të bëjmë zgjedhje në parti”, u shpreh Korreshi.

Advertisement