Connect with us

Politike

Protestat/ Berisha kërkon negociatorin e Bashës në kohën e çadrës në 2017

Analisti Mentor Nazarko e cilësoi si diçka e re tentativën e protestuesve të PD-së për t’i vënë flakën vilës 31, duke imituar lëvizjet e gjeneratës Z në vende të tjera si Bangladeshi. Sipas Nazarkos, qëllimi final i Berishës është që të vijë një negociator mes tij dhe qeverisë, siç u bë në vitin 2017, pasi Lulzim Basha ngriti çadrën para selisë së qeverisë.

“U tentua të prodhohej diçka e re me flakë dhe molotovë te kryeministria nuk po prodhonin diçka të re. Nga fjalët e Berishës, u tha se ishte e planifikuar nga PD se Berisha tha ne nuk e dinim. Ajo ndërtesë është inauguruar nga Macron dhe nuk besoj se Berisha nuk e ka ditur.

Madje sot tha se duan të ndërtojnë një kullë aty. Ka dashur të ndërtojë një lëvizje paralele të gjeneratës Z si në Bangladesh, pra që sulmohen selitë. Ndaj edhe e kërcënoi Ramën se për 25 minuta i çonte njerëzit në Surrel. Ai do që t’i krijojë një frikë Ramës me këto lëvizjet nëpër botë.

Unë besoj se ai kërkon të arrijë që pas këtyre të ndërhyjë një negociator ndërkombëtar si në kohën e Bashës në kohën e çadrës”- tha Nazarko.

Advertisement