Connect with us

Lifestyle

Pse kemi prirjen t’i harrojmë menjëherë ëndrrat

Edhe në ato ditë fatlume kur zgjoheni me kujtimin e ëndrrës që sillet ende nëpër mendjen tuaj, ka shumë të ngjarë që kjo të zgjasë vetëm një minutë edhe ky kujtim të zhduket. Nëse kjo gjë do të ndodhte gjatë ditës, të harruarit kaq shpejt të përvojave më të fundit, do t’iu nxiste me siguri të shkonit të vizitoheshit tek mjeku.

Megjithatë, të mos mbajturit mend të ëndrrave që shohim në gjumë është normale. Pse? “Ne kemi prirjen t`i harrojmë menjëherë ëndrrat, dhe ka të ngjarë që njerëzit që raportojnë rallëëndrrat që shohin, i harrojnë ato më lehtë”- thotë Tomas Andrilon, neuroshkencëtar në Universitetin Monash në Melbërn, Australi.

Në rast se nuk mbani mend asgjë, mund të jetë e vështirë të besohet se keni parë vërtet një ëndërr. Por studimet tregojnë vazhdimisht se edhe njerëzit që nuk kanë kujtuar një ëndërr të vetme ndër dekada apo edhe gjatë gjithë jetës së tyre, i kujtojnë ato nëse ata janë zgjuar në momentin e duhur, thotë Andrilon. Ndërsa nuk dihet plotësisht arsyeja e saktë, shkencëtarët kanë fituar disa njohuri mbi proceset e kujtesës gjatë gjumit, duke çuar në disa ide që mund të shpjegojnë harresën tonë të veçantë.

Ju jeni zgjuar, po hipokampusi juaj?

Sipas një studimi të vitit 2011 të botuar në revistën “Neuron”, kur flemë jo të gjitha rajonet e trurit ç’aktivizohen në të njëjtën kohë. Studiuesit kanë zbuluar se një nga rajonet e fundit që “fle” është hipokampusi, një strukturë e lakuar që ndodhet brenda çdo hemisfere të trurit, dhe që ka një rol shumë të rëndësishme për zhvendosjen e informacionit nga kujtesa afatshkurtër në atë afatgjatë.

Nëse hipokampusi është i fundit që bie në gjumë, ai mund të jetë edhe i fundit që do të zgjohet, thotë Andrilon. “Pra, ju mund të keni kujtesën e një ëndrre në kujtesën tuaj afatshkurtër, por duke qenë se hipokampusi nuk është ende plotësisht i zgjuar, truri juaj nuk është në gjendje që ta bartë gjithë atë kujtesë”- vijon më tej ai.

Ndërsa kjo mund të shpjegojë arsyen pse të kujtuarit e ëndrrave ndodh kaq shpejt, kjo nuk do të thotë se hipokampusi juaj ka qenë joaktiv gjatë gjithë natës. Në fakt, ky rajon është shumë aktiv gjatë gjumit, dhe duket se ruan dhe kujdeset për kujtimet ekzistuese që t’i konsolidojë ato, në vend se të regjistrojë përvoja të reja.

Pas zgjimit, trurit mund t’i duhen të paktën 2 minuta për të filluar aftësitë e tij të kodimit të kujtesës. Në një studim të vitit 2017 të botuar në revistën “Frontiers in Human Neuroscience”, studiuesit në Francë monitoruan modelet e gjumit tek 18 njerëz që raportuan se mbanin mend ëndrrat e tyre thuajse çdo ditë dhe 18 të tjerë që rrallë i mbanin mend ëndrrat e tyre.

Ekipi zbuloi se krahasuar me ata që arrinin t`i kujtonin më pak ëndrrat, ata të cilët i kujtonin më shumë zgjoheshin më shpesh gjatë natës. Këto zgjime të mesit të natës zgjasnin mesatarisht 2 minuta për ata që mbanin mend më shumë ëndrrat, ndërsa zgjimet e atyre që i rikujtonin shumë pak ëndrrat që kishin parë zgjatën mesatarisht 1 minutë.

Një përzierje neurokimike

Aftësia jonë e dobët për të koduar kujtime të reja gjatë gjumit, lidhet gjithashtu me ndryshimet në nivelet e 2 neurotransmetuesve, acetilkolinës dhe noradrenalinës, të cilët janë shumë të rëndësishëm për ruajtjen e kujtimeve. Kur biem në gjumë, nivelet e acetilkolinësdhe noradrenalinës bien shumë.

Më pas, ndodh diçka e çuditshme kur hyjmë në fazën e gjumit të lëvizjes së shpejtë të syve (REM), ku ndodhin edhe ëndrrat më të gjalla. Në këtë fazë, acetilkolina rikthehet në nivele të ngjashme me kohën kur jemi zgjuar, por nivelet e noradrenalinës mbeten të ulëta.

Shkencëtarët nuk e kanë zbuluar ende këtë enigmë. Por disa prej tyre sugjerojnë se ky kombinim i veçantë i neurotransmetuesve, mund të jetë arsyeja pse ne i harrojmë ëndrrat që shohim në gjumë. Sipas një studimi të vitit 2017 në revistën “Behavioral and BrainSciences”, rritja e nivelit të acetilkolinës e vendos korteksin në një gjendje aktive të ngjashme me zgjimin, ndërsa noradrenalina e ulët e zvogëlon aftësinë tonë për të kujtuar “arratitë” tona mendore gjatë kësaj kohe.

Ndonjëherë ëndrrat thjesht nuk mund të mbahen mend

A ju kujtohet se çfarë po mendonit këtë mëngjes kur po lanit dhëmbët? Mendjet tona enden gjatë gjithë kohës, por ne e harrojmë shumicën e atyre mendimeve si një informacion jo thelbësor. Ëndrrat, sidomos ato të zakonshmet, mund të jenë njëlloj si mendimet e ëndrrave me sy hapur dhe të konsiderohen nga truri si shumë të padobishme për t’i kujtuar, shkruante në “Scientific American” studiuesi i ndjerë i ëndrrave, Ernest Hartman, që ka qenë profesor i psikiatrisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Tafts.

Por Andrilon thotë se ëndrrat që janë më të gjalla, më emocionale dhe koherente, duket se mbahen mend më mirë, ndoshta sepse ato shkaktojnë më shumë zgjim dhe tregimi i tyre i organizuar i bën më të lehta për t’i ruajtur ato.

Nëse keni ndërmend të përmirësoni kujtesën tuaj të ëndrrave, ekzistojnë disa truke që mund t’i provoni. Robert Stikgold, profesor i asociuar i psikiatrisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit, sugjeron që të pini ujë para gjumit, sepse kjo do t’ju bëjë të zgjoheni natën për të përdorur banjën.

“Këto zgjime në mesin e natës shoqërohen shpesh me një rikujtim të ëndrrave”- tha Stikgoldpër The NewYork Times. Kur shtriheni të flini, duke i kujtuar vazhdimisht vetes se doni të mbani mend ëndrrat tuaja mund të rrisni shanset që kjo të ndodhë vërtetë.

Po ashtu ndihmon edhe mbajtja e një ditari mbi ëndrrat, kanë sugjeruar disa studime. Pasi të zgjoheni, mbani sytë mbyllur, qëndroni palëvizur dhe riprodhoni vazhdimisht kujtesën e ëndrrave derisa hipokampusi juaj të ketë mundësinë të arrijë dhe të ruajë siç duhet kujtesën.

Lifestyle

Pluhuri afrikan pritet të mbulojë Athinën dhe Kretën në Greqi

Autoritetet janë në alarm “të kuq” për shtatë ditët e ardhshme, pasi sipas parashikimeve të ekspertëve pritet të ketë një përqendrim të madh të pluhurit afrikan në atmosferë.

Nëse parashikimet vërtetohen, përqendrimi i pluhurit afrikan në atmosferë do të jetë veçanërisht i lartë dhe spitalet dhe autoritetet kompetente do të duhet të mobilizohen menjëherë, për grupet vulnerabël dhe qytetarët me probleme të frymëmarrjes.

Më konkretisht, nga dita e sotme, e premte, 17 maj, deri të enjten, 23 maj, pluhuri afrikan pritet të mbulojë vendin, ndërsa do të ketë edhe rritje të temperaturës.

Efektet do të intensifikohen gjatë fundjavës dhe do të zgjasin të paktën deri të enjten.

Deri më tani, ato pritet të tërhiqen gradualisht të premten.

Parashikimet tregojnë se zonat ku fenomeni do të jetë më intensiv janë Kreta dhe Athina.

Në këto dy zona pritet një përqendrim i lartë i pluhurit afrikan, por të dhënat e deritanishme nuk tregojnë se fenomeni do të ngjajë me pamjet e frikshme të ndodhura muajin e kaluar.

Efektet do të jenë më të dobëta në Peloponez, ndërsa Greqia e Veriut nuk duket të jetë prekur deri më tani.

Në të njëjtën kohë, në të njëjtat ditë merkuri do të rritet ndjeshëm dhe temperaturat do të lëvizin në kufijtë e valës së të nxehtit, por pa i tejkaluar ato.

Në Kretë temperaturat “do të arrijnë” deri në 35 gradë Celsius.

Harta tregon përqendrimet e vlerësuara të pluhurit pranë tokës për orët e mbrëmjes të së premtes 17/05 në të gjithë vendin, ndërsa grafikët e ngulitur paraqesin përqendrimet e pluhurit në lartësi në tre qytete të zgjedhura (Athinë, Kalamata, Heraklion).

Continue Reading

Lifestyle

Gjërat për të cilat njerëzit ju gjykojnë më së shumti

Shoqëria sot përballet me një varg problemesh sociale e një ndër to është edhe paragjykimi. Madje, njerëzit shkojnë aq larg, duke bërë gjykime edhe për gjërat më të vogla që ndoshta ju nuk u kushtoni fare rëndësi.

Ngjyra e rrobave

“Psychology Today”, thotë se njerëzit gjykojnë në bazë të ngjyrave të rrobave tuaja. Nëse ju visheni më shumë me ngjyrë të zezë do të thotë se jeni person më serioz dhe më artistik, ndërsa personat që preferojnë ngjyrat si e kuqja, cilësohen më energjik dhe më të hapur.

Kafshimi i thonjve

Nga anketa të ndryshme është vërtetuar se personat të cilët hanë thonjtë e tyre ose lëvizin këmbët gjatë qëndrimit ulur janë më të stresuar.

Këpucët

Njerëzit kanë shkuar deri tek ky element. Psikologët kanë treguar se këpucët luajnë një rol të rëndësishëm në përshtypjen që njeriu krijon tek të tjerët. Për shembull, lloji i këpucëve tregon moshën, pjekurinë, personalitetin, gjininë, nivelin intelektual e gjëra të tjera.

Mënyra si ju i shtrëngoni duart

Për këtë mund të kemi dëgjuar edhe më parë. Shtrëngimi i duarve mund të tregojë vendosmëri, fuqi dhe guxim apo në anën tjetër, dobësi, frikë dhe vetë-dyshim.

Shkrimi juaj

Personat të cilët shkruajnë me shkronja të vogla janë më të ndrojtur dhe më të rezervuar përkundër personave që shkruajnë me shkronja të mëdha që mendohet të jenë më të hapur.

Continue Reading

Lifestyle

16 Maj, Dita Ndërkombëtare e Dritës

Dita Ndërkombëtare e Dritës festohet çdo vit më 16 maj, në përvjetorin e funksionimit të parë të suksesshëm të lazerit, në vitin 1960 nga fizikani dhe inxhinieri, Theodore Maiman. Kjo ditë është një thirrje për të forcuar bashkëpunimin shkencor dhe për të shfrytëzuar potencialin e tij për të nxitur paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas UNESCO-s, Dita Ndërkombëtare e Dritës thekson rolin që luan drita në shkencë, kulturë dhe art, arsim dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe në fusha të ndryshme si mjekësia, komunikimi dhe energjia.

Studimi i dritës ka çuar në burime alternative premtuese të energjisë, përparime mjekësore që shpëtojnë jetë përmes teknologjisë dhe trajtimet diagnostikuese, internetin me shpejtësi të dritës dhe shumë zbulime të tjera që kanë revolucionarizuar shoqërinë dhe kanë formësuar të kuptuarit tonë për universin.

Të fundit!

Këto teknologji u zhvilluan përmes shekujsh kërkimesh mbi vetitë e dritës, duke filluar me veprën kryesore të Ibn Al-Haytham, Kitab al-Manazir, “Libri i Optikës”, botuar në 1015 dhe duke përfshirë punën e Ajnshtajnit në fillim të shekullit të 20-të, e cila ndryshoi mënyrën se si mendojmë për kohën dhe dritën.

Pa dritë, planeti ynë do të ishte vetëm një vend i ftohtë dhe djerrë. Në të vërtetë, ku ka dritë, shpesh ka jetë me bollëk. Megjithatë, drita përfaqëson edhe më shumë për njerëzimin. Drita shkon dorë për dore me dijen; është një lente përmes së cilës mund të shihet dhe të kuptohet bota.

Continue Reading

Lifestyle

Kush tha se “epoka” e filmave romantikë ka mbaruar? Sugjerimet e Netflix

Kush tha se “epoka” e filmave romantikë ka mbaruar?  Viti 2024 është i mbushur me filma të tillë dhe këto sugjerime janë provat!

“Challengers”

“Love Lies Bleeding

“The Fall Guy”

“The Idea of You

“Música”

“Lisa Frankenstein”

“Mother of Bride”

“Turtles All the Way Down”

“The Bikeriders”

“Fly Me to the Moon”

“Twisters”

“It Ends With Us”

Continue Reading

Lifestyle

Studimi i ri: Niveli i vetmisë suaj varet sa i sinqertë jeni

Shumica prej nesh kanë të paktën 50 miq, ose të afërm që do të donin t’i ftonin në një ngjarje personale: si martesë, ditëlindje, pra një festë. Mirëpo, mos u shqetësoni nëse nuk mund të gjeni shumë miq për të festuar ditëlindjen tuaj

Nëse ju ndodh kjo gjë, mos mendoni se diçka nuk funksionon me ju. Kjo do të thotë se jeni një person me moral të lartë.

Mirëpo, ju a konsideroni veten një person me vlera të larta morale? Nëse përgjigjja është po, ka shumë gjasa që të jeni një person jo shumë popullor.

Shkencëtarët nga Universiteti i Washingtonit zbuluan se njerëzit me fokus moralin kanë tendencë të jenë më pak humorista. Dhe kjo është arsyeja pse të tjerët nuk i pëlqejnë shumë.

Studiuesit kryen 4 eksperimente për ta provuar këtë gjë. Gjatë provës së parë, zbuluan se njerëzit me vlera morale, nuk bënin shumë shaka që shkelnin vlerat e tyre.

Kjo ndodh sepse këta njerëz dyshojnë në etikën e tyre duke qeshur me një shaka të papërshtatshme. Dhe kjo provon se morali mbyt një ndjenjë të humorit.

Mirëpo, siç e dimë të gjithë, një shaka mund të jetë shumë e dobishme. Besohet se njerëzit me humor janë më inteligjent, zbavitës dhe miqësor.

Disa specialistë thonë se kjo është pika e parë e takimit për një miqësi. Për më tepër, humori mund të parashikojë suksesin e marrëdhënieve tuaja.

Në një seri shtesë eksperimentesh, studiuesit grumbulluan të dhëna për identitetin moral nga 70 punonjës. Më pas, kolegët e tyre vlerësuan ndjenjën e humorit të pjesëmarrësve dhe treguan sesa i pëlqyen ata, si dhe popullaritetin e tyre mes bashkëpunëtorëve të tjerë.

Rezultatet konfirmuan se punonjësit e fokusuar në moral u konsideruan më pak të këndshëm dhe më pak të popullarizuar në mesin e kolegëve të tyre.

Pra, nëse nuk ju pëlqen të bëni shumë shaka me miqtë tuaj, kjo do t’ju privojë paksa, pasi argëtimi është për shoqërinë!

Continue Reading
Advertisement

TRENDING