Aktualitet
Qeveria vendos të falë gjobat gjatë periudhës së pandemisë, afati për kthimin e parave është deri me 15 nëntor
Qeveria ka miratuar një akt normativ sipas të cilit falen të gjitha gjobat e vendosura deri më datë 7 tetor për dy kategori.
Kategoria e parë e të ndëshkuarve janë ata që kanë marrë gjobë për shkak të shkeljes së kufizimeve të karantinës nga data 17 prill deri në 7 tetor.
E dyta janë familjet që tërmeti i ka dëmtuar shtëpinë dhe që kanë ndërtuar pa leje duke u gjobitur për këtë shkelje.
Qeveria urdhëron ministritë përkatëse që tu kthejnë qytetarëve deri më datë 15 nëntor paratë e mbledhura nga gjobat.
Pika tjetër ka të bëjë dhe me kthimin e licencave, patentave dhe mjeteve të bllokuara në zbatim të masave administrative sërish brenda 15 nëntorit.