Connect with us

Politike

Rama i përgjigjet Kurtit: Kosova po humbet avantazhin ndaj Serbisë

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me situatën në Kosovë dhe Serbi. Në një intervistë në podkastin Inside Albania në Euroneës, Rama nuk përjashtoi mundësinë e një takimi mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në samitin e 16 tetorit në Tiranë.

“Nuk kemi planifikuar diçka të tillë, nuk e parashikoj. Çdo gjë mund të ndodhë sepse në situata të tilla ku të gjithë flasin me njëri-tjetrin, nëse ka një hapësirë ose nëse liderët e Gjermanisë dhe Francës që do të jenë këtu, do të duan të flasin me ta si bashkautorë të planit franko-gjerman që është në tryezë, ndoshta mund të ndodhë,” deklaroi Rama.

I vënë përballë kritikave të shumta nga klasa politike në Prishtinën zyrtare, përfshi Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministren e Jashtme Donika Gërvalla për idetë e tij, Rama theksoi se ata duhet që të bashkëpunojnë ngushtë me njëri-tjetrin dhe të lënë të shkuarën pas.

“Nuk po përpiqem të bëj të zgjuarin. Jam i sigurt që shumë prej tyre, përfshi vetë ata, mund të jenë më të zgjuar dhe ashtu janë. Por e kam problem t’i bëj njerëzit ose veten për budallenj. Nuk mund të gënjejmë veten. Ajo që ne kemi bërë deri më tani si komunitet shqiptar qoftë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, na ka mësuar shumë qartë se kemi bërë gjithë këto arritje duke u qartësuar se në cilin krah jemi, me kë bashkëpunojmë ngushtësisht dhe cila është mënyra jonë për t’u përmirësuar si faktor shqiptar brenda vendeve tona dhe në gjithë Ballkanin Perëndimor. Rruga është e shumë qartë: puna e palodhur drejt paqes, prirja drejt së ardhmes dhe të mos mbeturit peng i të shkuarës. Ne nuk i japim leksione miqve dhe aleatëve tanë të mëdhenj si ata duhet ta shohin botën, por kemi një bashkëpunim konstruktiv me ta dhe i qëndrojmë gjithnjë pranë. Kështu ja kemi dalë deri më sot. Çfarë ka këtu për t’u çuditur? Më e rëndësishmja, Serbia e ka humbur luftën. Kosova e ka fituar luftën. Historia ka treguar se kush ka humbur luftën nuk është i interesuar për paqen, ndryshe nga ai që e ka fituar luftën,” tha Rama.

Për Ramën, Kosova duhet të këmbëngulte për zbatimin e planit franko-gjerman, për të arritur atë që synon: njohjen përfundimtare.

“Plani franko-gjerman është ujdia më e mirë që Kosova mund të marrë, sepse është njohje de facto. Është propozim tolerant dhe i hap rrugën njohjes nga të tjerët. Përse nuk e nxisin ata? Përse nuk këmbëngulin? Përse Kosova nuk është pala që t’ju kërkojë të gjithëve që ky propozim të bëhet? Në politikë dhe në zgjidhjen e diçkaje që është në interesin tënd, nuk është asnjëherë ide e mirë të fillosh të gërmosh në mendjen e tjetrit. A është tjetri vërtet i interesuar? A e do ai vërtet diçka? Ndoshta jo dhe nëse do të hiqnim fuqitë e mëdha që janë me ne dhe do ta imagjinonim dialogun vetëm mes Serbisë dhe Kosovës, atëherë Serbia ndoshta nuk do të ishte ulur farë në tryezë, por do të kishte bërë diçka krejt të çmendur. Por, realiteti është se kemi mbështetje të fortë që të bëjmë një hap madhor drejt njohjes përfundimtare. Dhe ne nuk po e pranojmë këtë? Përse? Për çfarë arsye? Pyetja nuk është nëse kanë ata interes. Pyetja është a kemi ne interes apo jo? Mendoj se ata e kuptojnë se janë shumë të interesuar që kjo çështje të mbyllet njëherë e mirë. Si bëhet kjo? Duke humbur vëmendjen dhe duke krijuar situata apo duke bërë që të krijohen situata që më pas të bllokojnë, apo duke u përpjekur të qetësosh gjithçka, të japësh një gjë të vogël në këmbim të diçkaje më të madhe? Mendoj se zgjidhja është kjo e dyta. Nuk është shkencë, është logjikë e thjeshtë,” sqaroi Rama.

Sipas tij, nuk ka asgjë të keqe nëse Serbia do të mbështeste financiarisht Bashkësinë e Komunave Serbe.

Serbia e ka humbur luftën dhe nuk ka vend të imagjinojë një hakmarrje ushtarake. Ka marrë fund kjo gjë! Kosova është njohur nga një komunitet vendesh që nuk do lejonin kurrë kthimin pas. Kurrë! Çfarëdo që të ndodhë! Kjo e para. E dyta, nëse Bashkësia krijohet sipas kuadrit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe është rezultat i një marrëveshjeje që bazohet aty, atëherë nuk do të jetë një hapësirë që të vijnë njerëz të armatosur dhe të thonë se janë anëtarë të asaj Bashkësie. Do të jetë një hapësirë që komunat të kenë vetë-menaxhim, të kenë mbështetje nga Beogradi. Pse jo? Kemi komunat në jug dhe lindje të pakicave greke. Ata do të ishin shumë të lumtur nëse Greqia do t’i mbështeste financiarisht. Pse jo? Është e rëndësishme të shohim nga e ardhmja dhe të bëjmë çdo gjë për ta afruar, sesa të mendojmë gjithnjë vetëm për të shkuarën. E shkuara ka kaluar,” deklaroi Rama.

I pyetur nëse Bashkimi Europian nuk është treguar i drejtë në qasjen ndaj Kosovës dhe Serbisë, Kryeministri Rama theksoi se Kosova i ka dhënë shumë arsye BE-së që të tregohet shumë më e ashpër me ata.

Ne patëm një debat të zjarrtë kur BE-ja doli me deklaratë pas sulmit kriminal në veri. Ishte e gjitha për Kosovën. Ata na shpjeguan se e tillë është procedura e BE-së, Këshillit dhe deklarata ishte miratuar nga 27 vendet anëtare para se të ndodhnin ngjarjet, ndaj edhe e publikuan. I thamë se mund ta publikonin bashkë me një tjetër deklaratë që do të dënonte atë që kishte ndodhur, do të dënonte Beogradin për aktin e pajustifikueshëm të shpalljes së ditës së zisë. E pajustifikueshme! Kërkuam masa konkrete edhe ndaj Serbisë, jo thjesht dënim të aktit. Ata thanë se nuk mund të bëhej për shkak të kohës, sepse duhet shumë kohë për të bërë këto deklarata. Atëherë ne i thamë se nuk do të linjëzoheshim. Për herë të parë në 10 vite, ne nuk u linjëzuam me një deklaratë të BE-së. Nuk do thoja se BE-ja është treguar e padrejtë. Do të thoja se fatkeqësisht Kosova i ka dhënë BE-së shumë arsye që të tregohet më e ashpër me ta. Ndërsa Serbia e ka luajtur lojën me më shumë inteligjencë, një lojë e cila vetëm vijon, nuk ka mbaruar,” përfundoi Rama.

Politike

Shpërthen Qori: Protestën tonë nuk e dha asnjë TV, omerta mafioze, Bashkia, çetë hajdutësh

Lëvizja Bashkë ka organizuar pasditen e sotme një protestë kundër korrupsionit përballë Bashkisë së Tiranës, për aferat që kanë përfshirë këtë institucion. Kryetari i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori, gjatë një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se protesta nuk ka marrë vëmendje në media dhe kanë qenë prezente vetëm dy televizione, për shkak se mediat janë të kapura nga pushteti.

“Lajmin nuk e ka dhënë asnjë nga mediat. Ka patur vetëm dy televizone, mes tyre MCN e cila me gjasë do të bëjë kronikën. Tregon se jemi në një omerta mafioze, të heshtjes së opinionit publik. Erion Veliajn është njeriu që ka në dorë tendera dhe para publike për mafiozë dhe oligarkë, ka shumë ndikim në televizione. Në protestat tona ka shumë policë dhe pak gazetarë. Ne do të bëjmë detyrën tonë, do të ngrejmë zërin, do të tregojmë me gisht të gjithë problemet që ka Bashkia e Tiranës. Është një çëte hajdutësh. Ishim me banorët e Kombinatit, do të ndërtohet pallat shtatë katësh për lulishten e fundit që ka aty. U mblodhën dhe protestuan banorët, asnjë televizion nuk ishte i pranishëm, ndonëse ishin lajmëruar të gjithë. Kjo tregon se i frikësohen opinionit publik, duan të na mbysin me heshtje por zëri i së vërtetës do të mbizotërojë“, tha Qori.

Continue Reading

Politike

Rama: SPAK ta thotë “o unë kam trafikant në familje”, ose gojës së madhe të B-së së vogël i duhet vënë proteza

Kryeministri Rama thotë se rihapja e hetimeve për dosjen e Xibrakës është një lajm i mirë. Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, kryeministri Rama thotë se duhet të konfirmohet nëse është kallëzim i rremë ai i kreut të grupit parlamentar të PD-së lidhur me përfshirjen e vëllait të tij në këtë dosje.

Më tej, Rama ka thënë se duhet që SPAK-u ta thotë nëse “ai ka një trafikant kokaine në familjes”, ose siç e thotë ai “gojës së madhe të BE-së së vogël i duhet vënë proteza”.

Blendi Fevziu: Deklaruat për çështjen e Gazment Bardhit dhe akuzën ndaj vëllait tuaj se nuk u mor parasysh, ndërkohë Bardhi ka deklaruar 2 ditë më parë se SPAK ka rihapur hetimet në lidhje me këtë dosje.

Continue Reading

Politike

Edi Rama zbulon për herë të parë mesazhin që i dha Erion Veliajt pasi doli nga SPAK

Kryeministri Edi Rama zbulon për herë të parë në emisionin Opinion në Tv Klan mesazhin që i dha kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, pasi ky i fundit doli nga SPAK më 30 Prill 2024.

Kreu i qeverisë u pyet nga gazetari Blendi Fevziu nëse bisedoi me Veliaj për akuzat që ky i fundit bëri në adresë të disa gazetarëve pas përfundimit të dëshmisë në Prokurorinë e Posaçme.

Kryeministri bëri të ditur se Erion Veliajt i tha që kishte bërë gabim me deklaratën sulmuese ndaj gazetarëve.

Rama theksoi edhe njëherë qëndrimin e tij që nuk mbron politikisht asnjë zyrtar të përfshirë në akte korruptive.

Blendi Fevziu: Ai ishte fjalimi juaj dhe adresimi juaj një mesazh për Erion Veliajn? Shumë media e kanë lexuar të tillë.

Kryeministri Edi Rama: Po çfarë janë këto mo. Po pse mo çfarë janë mediat?

Blendi Fevziu: Mediat këtë punë kanë të analizojnë mesazhet e tua.

Kryeministri Edi Rama: Mesazhet për Erion Veliajn unë i kam të thjeshta fare, i kam një tekst, një telefonatë, një takim. Që unë nuk mbroj…

Blendi Fevziu: Nuk mbron askënd? Ju thatë vetëm Zahon nuk lë të hidhet…

Kryeministri Edi Rama: More zotëri këtë e kam thënë 1000 herë dhe 1000 herë e kam përsëritur.. Unë jam ndryshe Fevzi, ky është thelbi, dhe ju nuk doni ta pranoni ok nuk doni ta pranoni. Jam ndryshe.

Kryeministri Edi Rama: Jam ndryshe. Unë ato gjëra që them i mendoj. Nuk them një tjetër dhe mendoj..

Blendi Fevziu: Meqë kishe një mesazh të shkurtër apo vetëm një tekst apo telefon me Veliajn, a i the gjë për qëndrimin që ai mbajti duke akuzuar një sërë gazetarësh pasi doli nga SPAK?

Kryeministri Edi Rama: Po i thashë.

Blendi Fevziu: Çfarë i thatë?

Kryeministri Edi Rama: Gabim shumë i madh.

Blendi Fevziu: Pse?

Kryeministri Edi Rama: Sepse unë personalisht kam pasur shumë herë reagime ndaj mediave, por nuk kam sulmuar kurrë një me emër, një person, sepse sulmet ad ominan nuk janë sulme të denja për këdoqoftë që ka një funksion të lartë dhe që ka një raport që lidhet me rolin e tij institucional.

Continue Reading

Politike

Kalaja sulmon Gaz Bardhin: S’mund të jesh edhe me Berishën edhe me Dumanin

Në Foltore duket se janë të zhgënjyer me Gaz Bardhin.

Kjo, sidomos për qendrimet e tij ndaj SPAK.

Ndaj këtë të enjte, zyrtarja e partisë së Berishës, Adriana Kalaja, ka sulmuar ashpër Gaz Bardhin, ndërsa ka folur poshtë dritares së Berishës.

Ajo ka thënë se Bardhi nuk mund të jetë edhe me Berishën, edhe me Altin Dumanin.

Pra shkurt, duhet të fillojë të sulmojë SPAK, nëse do të jetë në partinë e Berishës.

Continue Reading

Politike

Balluku prezanton dy projektligjet për energjinë dhe bashkëpunimin me Azerbajxhanin

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në seancën plenare të Kuvendit prezantoi dy projektligjet të diskutuara në komisione parlamentare.

Balluku prezantoi marrëveshjen për zgjerimin e bashkëpunimit me Azerbajxhanin në disa sektorë të ndryshëm.

“Zhvillimet e fundit politike treguan se roli i Azerbajxhanit është shumë e rëndësishme pasi siguria energjitike I duhet jo vetëm Ballkanit Perëndimor por gjithë Evropës.

Zbatimi i suksesshëm I TAP hapi mundësi të tjera bashkëpunimi duke përfshirë mundësi gazifikimit të qyteteve tonë duke nisur nga projekte pilot si ai i Korçës që kemi zgjedhur për të nisur zbatimin e këtij projekti të madh për të vazhduar më pas në Pogradec dhe qytete të tjera. Dimensioni ekonomik konsiderohet si një ndër fushat më kryesore të bashkëpunimit.

Me vullnetin e të dy qeverive është vendosur të thellohet dhe të kalojë në sektorë të tjerë. Marrëveshja e re parashikon shtrirjen e bashkëpunimit në turizëm, bujqësi, kulturë dhe arsim ku së fundmi Azerbajxhani ka shkëlqyer në paketat për të rinjtë që studiojnë në vende të tjera dhe më pas kthehen në Azerbajxhan”- tha Balluku.

Ndërsa për projektligjin tjetër të diskutuar në komisione, Balluku u shpreh se bëhet fjalë për të pajisur qytetarët me informacionin e nevojshëm për konsumin e energjisë gjatë përditshmërisë.

“Projektligji I dytë, ka kaluar në komisione me mbështetje të plotë. Bëhet fjalë për etiketimin e produkteve me ndikim në energji. Kriza ndërkombëtare energjitike që pllakosi botën dhe u ndje edhe në Shqipëri gjatë 2021-it, bën të domosdoshëm trajtimin me përparësi të disa çështjeve që nuk kanë të bëjnë vetëm me prodhimin e energjisë por edhe me kursimin. I kemi kushtuar vëmendjes së duhur rritjes së kapaciteteve të prodhimit të energjisë përmes diversifikimit të burimeve. E kemi bazuar prodhimin vendas mbi hidrocentralet. Ky projektligj synon të përmirësojë dhe mbrojë qytetarët në blerjen e produkteve me ndikim në energji. Qëllimi është që të vendosë në dispozicion të konsumtatorëve informacionin e nevojshëm për konsumin e energjisë gjatë përditshmërisë për qytetarët por edhe për bizneset”- shtoi zv.kryeministrja.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING