Connect with us

Politike

Rama mbledh sot grupin e PS dhe Qeverinë: Reflektim mbi pasqyrën e bulevardit të flamingos (AXHENDA)

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar, në Pallatin e Brigadave.

Sipas axhendës takimi do të nisë në orën 09:30 dhe fjalën hapëse do ta ketë kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili do të paraqesë një bilanc mbi drejtimin e Kuvendit, futjen e teknologjisë në funksionimin e institucionit, si edhe perspektivën e godinës së re të Kuvendit.

Më pas, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, do të bëjë një bilanc të punës së grupit gjatë këtij sesioni parlamentar, duke u ndalur te angazhimi i deputetëve në komisionet parlamentare dhe në seancat plenare.

Mbrëmjen e djeshme Rama publikoi një pjesë të fjalimit, që pritet, të mbajë sot në mbledhje. Në videon e publikuar në “Facebook”, Rama u shfaq duke shkruar fjalimin, ndërsa në sfond dëgjohej kori i protestuesve me thirrjet “Rama, jepe dorëheqjen”, për të cilin ai shprehet me ironi se e “ekzalton”.

“Mbledhja fillon në 09:30, por do ishte kënaqësi të ndaja me ju të gjithë reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flamingove, ai që ishte se ky që ka mbet është i sorrave dhe i korbave”, tha Rama.

Axhenda:
Hapja e mbledhjes ora 09:30
Niko Peleshi do të paraqesë një bilanc mbi drejtimin e Kuvendit
Taulant Balla, do të bëjë një bilanc të punës së grupit gjatë këtij sesioni parlamentar
Kryeministri Rama – fjalën përmbyllëse
Advertisement