Connect with us

Rajon

Refuzoi sanksionet ndaj Rusisë, tani Vuçiçit i ka ngecur anija në rërë

Duke shmangur dënimin e agresionit të regjimit të Vladimir Putinit ndaj Ukrainës, vendosjen e sanksioneve, përafrimin me politikat e shteteve të Bashkimit Evropian, Aleksandar Vuçiç i çoi qytetarët e Serbisë drejt izolimit, kufirit të integrimit evropian të Serbisë, dhe tani i ka vënë ata në rrezik të mbeten pa ngrohje gjatë dimrit, transport publik…, pra të përballen me inflacionin.

Qytetarët përballen gjithashtu me gjithçka që është pasojë e faktit të vendosjes së sanksioneve amerikane ndaj Industrisë Serbe të Naftës , pra mungesës së reagimit dhe pamundësisë së saj për të zgjidhur problemin.

Analistet pajtohen se për sa kohë që autokrati dhe demagogu Aleksandar Vuçiç është në pushtet, ky rezultat do të jetë normë.

‘Serbia padyshim ka filluar të vuajë pasojat e politikës së jashtme utopike.Kur sakrifikohen interesat kombëtare të Serbisë dhe kërcënohet siguria e qytetarëve për shkak të llogaritjeve të gabuara gjeopolitike, atëherë problemet që regjimi politik ua përcjell rregullisht qytetarëve janë të pashmangshme” – tha për ‘Danas’ Nikola Lunić, konsulent në fushën e gjeopolitikës dhe sigurisë.

Diplomati dhe nënkryetari i partisë Qendra e Serbisë, Dushko Lopandić, tha se Vucic refuzoi te vendos sanksione ndaj Rusise dhe ne fund po shijon sanksionet e Perendimit ndaj Serbise.

“Tani na mbetet vetem te shohim se si kapiteti do ta nxjerre anijen qe ka ngecur ne rërë” –  theksoi Lopandi.

 

Advertisement