Connect with us

Kosova

Sarrazin flet për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë/ Kjo është porosia e tij

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, kërkoi më shumë vullnet politik dhe që palët të ndërmarrin veprime konkrete, pasi sipas tij nuk është detyra e Bashkimit Evropian të jetë arbitër.

Përsa i përket marrëdhënieve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me ndërkombëtarët, emisari gjerman tha se nuk është në interesin afatgjatë të Kosovës që të humbë mundësitë drejt BE-së.

“Rruga në të cilën po ecën qeveria e zotit Kurti në dialog, në planin afatgjatë, kam frikë se mund të mos jetë e mirë në interesin e Kosovës, për afrimin me Bashkimin Evropian. Kam frikë se kjo mund të çojë më shumë në drejtim të mbështetjes tek vetja dhe humbjes së mundësive për të shkuar drejt Bashkimit Evropian” –  tha Sarrazin në një intervistë për median shqiptare

Ai gjithashtu komentoi edhe samitet e mbajtura në Tiranë dhe bëri thirrje që të mos përdoret e kaluara për të rritur ndjenjat nacionaliste, por vendet e Ballkanit Perëndimor të punojnë së bashku për të shkuar drejt Bashkimit Evropian.

“Mendoj se nuk duhet ta nënvlerësojmë këtë ide të përgjithshme të samitit, i cili u organizua për të treguar se Moldavia, Ukraina dhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë bashkë dhe sëbashku mund të arrijnë shumë. Ajo që ndjeva si atmosferë mes liderëve në Tiranë, ku samiti dha edhe mundesi  për një takim dypalësh të presidentit Zelensky dhe presidentit Vuçic” –  tha emisari gjerman

Në vlerësimin e para disa ditëve të Manuel Sarrazin, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë persona “inteligjentë” dhe se të dy “lexojnë shumë” dhe deklaroi se ka vlerësime pozitive për ta.

“Me Kurtin dhe Vucicin është nder të bashkëbisedoj. Të dy janë inteligjentë dhe shumë të shkathët por edhe kanë dallime të mëdha, por kisha thënë se mund të them se ka shumë punë më të këqija sesa të bashkëbisedoni me njerëz të mençur dhe që lexojnë shumë” – theksoi Sarrazin duke shtuar: –

“Unë kam studiuar historin, kështu që me te dy është më së e zakonshme të bisedojmë për historinë. Të kishte qenë vetëm për biseda do të kishte qenë një bisedë e përkryer, por natyrisht ndonjëherë ka të bëjë me rezultate dhe natyrisht ne duam të kemi rezultate, duam të sjellim rajonin më afër BE-së dhe duam të jemi të dobishëm edhe për Kosovën dhe Serbinë por edhe vendet e tjera të rajonit për të sjellë lajme të mira” – theksoi emisari gjerman

Advertisement

TRENDING