Aktualitet
Sëmundja e rëndë/ Brigitte Bardot me urgjencë në spital, i nënshtrohet ndërhyrjejes kirurgjikale
Aktorja e njohur franceze dhe aktivistja për të drejtat e kafshëve, Brigitte Bardot (91 vjece), ndodhet e shtruar në spital prej tre javësh për shkak të problemeve serioze shëndetësore.
Sipas mediave franceze, Bardot u vendos në një klinikë private në Toulon, në jug të Francës, jo shumë larg shtëpisë së saj në Saint Tropez.
Edhe pse detajet e gjendjes së saj nuk janë zbuluar plotësisht, thuhet se ajo iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vështirë kirurgjikale si pjesë e luftës kundër një sëmundjeje të rëndë.
Ju kujtojmë se pak më shumë se një muaj më parë, ish-bashkëshorti i saj, aktori Jacques Charier, me të cilin ajo pati një djalë, Nicola-Jacques, ndërroi jetë.