fbpx
NTV
No Result
View All Result
18/12/2020 , 4:25
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
18/12/2020 , 4:25
NTV
No Result
View All Result
Home Shendeti

Shkaktarët më të shpeshtë të kollës kronike janë… ja disa nga shkaqet

by Kasaj
22/11/2020 , 11:05
0 0
Shkaktarët më të shpeshtë të kollës kronike janë… ja disa nga shkaqet
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
KOLLA është një reagim normal i organizmit ndaj ngacmuesve të sistemit të frymëmarrjes. Kollitja largon grimcat e huaja, mukusin dhe ngacmues të tjerë, si pluhuri nga fyti dhe i largon ata nga rrugët e frymëmarrjes. Megjithatë, kur kolla zgjat shumë, ajo mund të jetë shenjë e ndonjë problemi ose sëmundje tjetër. Po ashtu, edhe vetë kollitja bëhet shqetësim. Kollitja e fortë dhe e vazhdueshme mund të rezultojë me probleme fizike – si dëmtim të kordave të zërit, pëlcitje të enëve të vogla të gjakut në rrugët e frymëmarrjes, të fikët, hernie ose edhe çarje në brinjë. Ajo po ashtu mund ta dëmtojë kualitetin e jetës, gjumit dhe jetës sociale. Kur kolla zgjat më shumë se tetë javë, ajo konsiderohet një kollë kronike. Diagnostikimi i shkaktarëve mund të kërkojë kohë, por gjetja e shkaktarit është zakonisht hapi i parë i duhur. Për të gjetur nga ku buron problemi i kollës, fillimisht kalohet nëpër listën e shkaktarëve duke eliminuar disa prej tyre përmes përcjelljes së historisë tuaj mjekësore, pastaj kryhen analizat për të lënë vetëm disa shkaktarë të mundshëm dhe së fundi duke provuar trajtime të ndryshme.
Shkaktarët më të shpeshtë të kollës kronike janë:
– Rrjedhja e hundës – Kjo është ndjenja kur mukusi nga pjesa e prapme e hundës zbret në fyt dhe rrugët e sipërme të frymëmarrjes duke shkaktuar ngacmim. Kjo lloj kolle shpesh paraqitet te inflamimet e rrugëve nazale përfshirë sinuset.
– Astma – Edhe pse rrallë, astma mund të shfaqë edhe kollën si simptomë.
– Aciditeti (refluksi gastrointestinal) – Në rastin e refluksit gastrointestinal, enzimat digjestive rikthehen prapa në ezofag. Por, ato mund të arrijnë edhe në pjesën e sipërme të rrugëve të frymëmarrjes dhe madje të depërtojë edhe poshtë në mushkëri duke ngacmuar këto organe dhe duke nxitur kollë.
– ACE-inhibitorët (grup barnash antihipertensive) – Barnat si enalapril, lisinopril dhe të tjera, përdoren për të ulur tensionin e lartë të gjakut, por japin kollën si efekt anësor. Dhe, edhe pas ndërprerjes së këtyre barnave, mund të duhen dy deri në tre javë derisa kolla të ndalojë.
– Sëmundjet e mushkërive – Kolla kronike mund të shkaktohet edhe nga një dëmtim i rrugëve të frymëmarrjes i quajtur bronkiektazë, dhe nga një sëmundje tjetër që shkakton simptoma të ngjashme me astmën, por me funksionim normal të mushkërive (bronkiti eozinofilik).
– Pirja e duhanit – Te duhanpirësit, kolla e vazhdueshme dhe prodhimi i gëlbazës (brokiti kronik) është i shpeshtë.
Trajtimi i kollës kronike
Zakonisht, kolla kronike mund të ndalohet duke trajtuar shkaktarin e saj. Në 90 % të rasteve, kolla është si pasojë e rrjedhjes së mukusit të hundës, astmës ose refleksit gastrointestinal. Nëse dyshohet për sëmundjen e sinusitëve ose për refleks gastrointestinal, shkaktari mund të gjendet duhen provuar trajtimet për të dyja dhe duke parë se cili reagon. Ndonjëherë, mund të ketë më shumë se një shkaktar të cilët çojnë te kolla kronike.

Related Posts

3 Mënyra si Magnezi ju Ndihmon të Luftoni COVID-19
Shendeti

3 Mënyra si Magnezi ju Ndihmon të Luftoni COVID-19

17/12/2020 , 14:14
Italianët ulën konsumin mesatar të kripës me rreth 12 % në 10 vjet
Shendeti

Italianët ulën konsumin mesatar të kripës me rreth 12 % në 10 vjet

17/12/2020 , 13:09
Boronicat Largojnë Rrudhat – 4 Mënyra Si T’i Përdorni për Lëkurën
Shendeti

Boronicat Largojnë Rrudhat – 4 Mënyra Si T’i Përdorni për Lëkurën

16/12/2020 , 13:15

Recent Posts

  • Shërbimet mjedisore, projekti 23 mln dollarë i Bankës Botërore mbyllet në maj 2021
  • Ulja e tarifave, Britania dhe Shtetet e Bashkuara afër një mini-marrëveshje tregtare
  • Rënie e qarkullimit të bizneseve prej 1.2 mld euro, qeveria e Kosovës paralajmëron pako të re fiskale
  • Vaksinimi në Bashkimin Europian do të fillojë nga 27 dhjetori
  • Mes pandemisë, Greqia do të paguajë 2.3 mld euro për 18 aeroplanë luftarakë francezë “Rafale

Kategorite

  • Aktualitet (758)
  • Bota (744)
  • Ekonomi (121)
  • Foto lajm (9)
  • Horoskopi (65)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (131)
  • Kronike (146)
  • Kulture (36)
  • LAJMI I FUNDIT (11)
  • Lifestyle (321)
  • MEMORIE (3)
  • Moti (66)
  • OPINION (19)
  • Pinknews (373)
  • Politike (250)
  • Rajon (80)
  • REAGIM (41)
  • Shendeti (267)
  • Shkrime (2)
  • Shtypi Dites (9)
  • Sociale (51)
  • Sport (174)
  • Videonews (189)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!