Connect with us

Ekonomi

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut diskutojnë për lidhjen hekurudhore/ Lehtësi për biznesin dhe lëvizjen e qytetarëve.

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli dhe homologu i tij në Maqedoninë e Veriut, Bekim Rexhepi, diskutuan për lidhjen hekurudhore ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përmes ndërtimit të pjesës perëndimore të Korridorit 8.

Në këtë takim palët shprehën gatishmërinë e tyre për një lidhje hekurudhore mes dy vendeve, duke e cilësuar këtë si një projekt të rëndësishëm si për biznesin ashtu edhe për lëvizjen e qytetarëve.

Linja hekurudhore që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, pjesë e Korridorit 8 është prioritet i Qeverisë shqiptare.

Lidhja hekurudhore do të mundësojë përfitime ekonomike për dy shtetet, pasi Shqipërisë i krijohet mundësia për tu lidhur me linjë hekurudhore me Bullgarinë, ndërsa Maqedonia e Veriut do ketë mundësi të lidhet me portin e Durrësit, çka do të lehtësojë transportin e mallrave në këtë port.

Ekonomi

Nafta rënie në bursë, Bordi nuk bën ndryshime

Published

on

By

Çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të shpejtë javën e fundit, duke zbritur në nivelet e paraluftës, si rrjedhojë e të dhënave më të dobëta sesa priteshin nga ecuria e ekonomisë së SHBA-ve dhe të Kinës.

Një fuçi naftë, treguesi referencë i naftës europiane, tregtohet me rreth 92 dollarë për fuçi, në nivelet e janarit, nga 100 dollarë që ishte një javë më parë dhe 110 dollarë në fillim të gushtit.

Edhe treguesi referencë i naftës së përpunuar, Platts, të cilin e importojnë kompanitë në Shqipëri ka zbritur në 900 dollarë/ton, nga 930 dollarë për ton që ishte një javë më parë.

Nga 12 marsi çmimet tavan me pakicë dhe shumicë që tregtohen në vend vendosen nga Bordi i Transparencës i krijuar nga qeveria, bazuar në një formulë që merrte në konsideratë çmimin e blerjes në bursa, taksat, kostot operative, marzhin e fitimit, kursin e këmbimit të dollarit (monedha me të cilën blihet nafta në bursa).

Historiku i këtyre pesë muajve e gjysmë që çmimet vendosen nga Bordi ka treguar se mekanizimi i krijuar nga qeveria për të kontrolluar çmimet dhe për të bërë transparencë, nuk ka arritur të kryejë asnjë nga këto funksione.

Psh, aktualisht ndonëse çmimi ka rreth një javë që po bie në bursa, në tregun vendas ndryshimi i fundit i Bordit ishte në datën 11 gusht me kah rritës, ku nafta u rrit me 5 lekë për litër, duke u tregtuar me 221 lekë për litër, nga 216 lekë që ishte më parë.

Edhe benzina u shtrenjtua me 2 lekë për litër, duke arritur në 202 lekë për litër. Bordi në njoftimin e vet sqaroi se është përmbajtur me përpikëmëri, në vendimet e tij  lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin,benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve. “Ministira e Financës ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik, se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës”, thuhej në njoftim.

Por, aktualisht, teksa çmimet në bursa janë në rënie të fortë prej disa ditësh, Bordi rri e vështron….

Operatorët e tregut ndërkohë kanë pohuar se nëse ata do të vendosnin vetë çmimet do të ishin më fleksibël në çmimeve sepse do të bënin blerje më afatgjata, ndërsa aktualisht po blejnë vetëm në bazë ditore.

GRAFIKU: treguesi Brent në bursa gjatë 6 muajve të fundit (USD/Fuçi)

Continue Reading

Ekonomi

Mungesa e prodhimit çon në shtrenjtimin e vezës me 14%

Published

on

By

Prej disa ditësh çmimi i vezës është rritur me rreth 14%. Në dyqanet e pakicës veza e hapur nga 22 lekë për kokërr që ishte po tregtohet 25 lekë për kokërr.

Çmimi i vezës ka tejkaluar pikun më të shtrenjtë që është shënuar në fund të muajit mars, ku për shkak të ngordhjes së pulave nga influenca aviare një kokërr vezë në dyqanet e pakicës arriti 24 lekë. Dyqanet ushqimore thonë se janë paralajmëruar nga furnitorët e tyre se çmimi i vezës pritet të arrijë në 40 lekë për kokërr, për shkak të mungesës së prodhimit.

Arsyet e rritjes së çmimit sipas ekspertëve të tregut janë mungesa e prodhimit për shkak të ngordhjes së pulave nga influenca aviare e muajit mars dhe pamundësisë financiare të operatorëve për të zëvendësuar pulat, si dhe të rritjes së çmimit të vezës së importit.

Edi Fero ekspert i menaxhimit blegtoral tha për “Monitor” se nga influenca aviare ngordhën 50% e shpendëve. “Dëmi i shkaktuar nga influenca është i dyfishtë në para edhe në kohë. Që të zëvendësohen krerët e ngordhur duhet një cikël 6 mujor. Kompanitë që pësuan dëmin ende nuk kanë dalë në treg me zogj të rinj. Për të përballuar kërkesën në këtë periudhë ka pasur import të lartë të vezëve kryesisht nga Serbia. Por edhe çmimi i vezës së importit është rritur. Për këto arsye çmimi i vezës ka shënuar sërish rritje në treg”, pohoi ai.

Për periudhën janar-qershor 2022 importet e vezëve arritën në shifra rekord. Rritja nisi në muajin mars ku shpendët u prekën nga influenca aviare, duke arritur pikun për muajt maj dhe qershor. Sipas të dhënave të doganave për periudhën janar-qershor importet e vezëve janë rreth 25 herë më të larta se e njëjta periudhë e 2021.

Në total në këtë periudhë janë importuar 380,7 mijë kg vezë nga 15,4 mijë kg vezë që u importuan vjet. Tendenca e lartë e importeve të vezëve është shënuar edhe në 2015. Në raport me këtë periudhë importet e janar-qershor 2022 janë rreth 2,5 herë më të larta.

Në këtë periudhë ka një boom kërkesash për këtë produkt ushqimor. Sipas ekspertit të menaxhimit blegtoral Edi Fero kërkesa është nxitur nga numri i lartë i dasmave të muajit gusht dhe nga fluksi i turizmit. “Deri në fund të muajit gusht kërkesa për vezë pritet të jetë e lartë”.

Sakaq operatorët pohuan se në muajin korrik nga fermat blegtorale çmimi i vezës me shumicë u ul 5%. Para valës së rritjes së çmimit të drithërave për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, çmimi i vezës me shumicë ishte 13 lekë për kokërr.

Në mesin e muajit mars veza me shumicë nga fermat u shit me 18 lekë për kokërr (rritja 38%) nga 15 lekë për kokërr që ishte më parë, ndërsa në dyqanet e produkteve ushqimore çmimi i vezës arriti 19 lekë nga 17 lekë për kokërr që shitej më parë. Në fund të muajit mars çmimi i shitjes së vezës nga dyqanet e pakicës arriti në 24 lekë për kokërr. Arsyeja e shtrenjtimit të vezëve ishte mungesa e prodhimit ditor për shkak të ngordhjes të pulave nga influenca aviare./D.Azo

Continue Reading

Ekonomi

Prodhuan 54% të totalit neto, privatët kalojnë KESH

Published

on

By

Prodhuesit me përparësi të energjisë (HEC-et me kapacitet deri në 15MW) si dhe prodhuesit e pavarur privatë dhanë 54 për qind të energjisë neto në vend në 6 muajt e parë të këtij viti.

Të dhënat zyrtare për gjysmën e parë të këtij viti tregojnë se prodhimi neto vendas i energjisë ishte deri në fund të qershorit mbi 3.66 milionë MWh nga të cilat KESH prodhoi vetëm 1.7 milionë MWh. Pjesa tjetër i takon prodhuesve të pavarur të tillë si Devoll Hydropower me dy HEC-et e tij, Kurumit, Ayen Enerji dhe më i vogli ndër këto HEC-e ai Qani.

Ndërkohë pjesën tjetër të prodhimit të privatëve e zënë HEC-et që sipas kontratës i shesin energjinë shpërndarjes. Prodhimi neto vendas këtë vit është 40 për qind më pak sesa një vit më parë duke reflektuar kështu vitin jo të mirë hidrik në të cilin gjendet vendi.

Konusmi nga ana tjetër regjistroi një nivel prej 4.25 milionë MWh çka tregon që prodhimi total mund të mbulonte vetëm 80 për qind të konsumit. Ky i fundit ka pësuar një rritje të lehtë në raport me një vit më parë që në shifra është thuajse i pandjeshëm.

Në tregun e liberalizuar KESH, që i është ngarkuar sigurimi i energjisë së nevojshme për Furnizuesin e Tregut të Lirë (pjesë e OSHEE Group) ka marrë rreth 18 për qind të energjisë së nevojshme për konsum.

Gjatë këtij viti çmimet e energjisë në bursa kanë arritur nivele të frikshme ku në orare piku një MWh energji është tregtuar deri në 700-750 euro ndërkohë që çmimet në Bursën Hungareze të cilën vendi ynë ka referencë përgjatë muajit korrik dhe gusht janë luhatur kryesisht mes 350-500 euro/ MWh.

Kompanisë publike i është dashur të shpenzojnë qindra milionë euro për të siguruar energjinë e nevojshme për konsum ndërkohë që deri në fund të këtij viti fatura pritet që të rritet edhe më tej duke rritur presionin mbi financat e kompanive dhe nevojën e qeverisë për të vijuar mbështetjen.

Kjo e fundit deklaroi pak muaj më parë se do të shihte opsionin rritjes së çmimit për ata që konsumojnë mbi një fashë të caktuar që fillimisht u tha se do të ishte 700 kwh dhe më pas 800 kwh. Kjo nismë lidhet me një tentativë për të dekurajuar konsumin por që deri më tani nuk është marrë asnjë vendim konkret./Monitor

Continue Reading

Ekonomi

75% e familjeve në Shqipëri nuk mund të kursejnë

Published

on

By

Si para dhe pas pandemisë Shqipëria paraqitet me numrin më të lartë të familjeve në 9 vendet e Rajonit të Europës Juglindore që nuk kanë mundësi të kursejnë sipas anketës së Bankës Qendrore të Austrisë të vjeshtës 2021.

Siç tregojnë të dhënat e anketës, rreth 75 për qind e familjeve në Shqipëri nuk kanë plane për të kursyer pas krizës pandemike. Kjo tendencë mund të thellohet nga çmimet e larta pas luftës në Ukrainë. Gjithashtu Serbia dhe Bullgaria kishin një përqindje të konsiderueshme të familjeve që nuk kishin mundësi të kursenin pas pandemisë.

Por rreth 10 për qind e familjeve në Shqipëri kanë deklaruar se kanë plan të kursejnë më shumë se para pandemisë. Niveli i familjeve që kanë në plan të kursejnë më shumë është i krahasueshëm me atë të vendeve të tjera. Madje përqindja e familjeve që kanë në plan ti rrisin kursimet në Shqipëri është sa dyfishi i familjeve në Bullgari dhe më i lartë se në Hungari dhe gati në nivel të njëjtë me Serbinë.

Përqindjet e larta të familjeve që nuk kanë mundësi të kursejnë dhe atyre që do të kursejnë më shumë tregojnë për një polarizim të shoqërisë në Shqipëri.

Sipas statistikave monetare për nëntë vendet e Europës Juglindore (CESE) norma e rritjes e depozitave të individëve mbeti pozitive gjatë rrjedhës së pandemisë COVID-19. Në Çeki dhe Rumani, rritja e depozitave të individëve u përshpejtua gjatë viteve pandemike 2020 dhe 2021, ndërsa në Bullgari, Kroaci, Hungari, Shqipëri dhe Serbi, filloi përshpejtohet në vitin 2021.

Në Poloni, norma e rritjes së depozitave ishte përshpejtuar në 2019 dhe u ngadalësua disi gjatë pandemisë, por mbeti më lart se nivelet e para krizës. Vetëm në Bosnje dhe Hercegovinë rritja e depozitave u ngadalësua, por u kthye në nivelet e para krizës në vitin 2021.

Rritja e depozitave të familjeve gjatë pandemisë kryesisht reflekton kursimin e detyruar për shkak të kufizimeve në lëvizje.

Ndërsa disa familje mund kanë rritur kursimet e tyre, shumica nuk kishin mundësi për kursime.

Anketa e Bankës Qendrore të Austrisë në vendet e CESE u bë vjeshtën e vitit 2021, pasi e para, se të fillonte kriza e çmimeve të energjisë, rritja e çmimeve të lëndëve të para dhe lufta në Ukrainë, ku pasojat e saj do të vënë më shumë nën presion familjet në Rajon.

Mesatarisht në të gjithë Rajonin 12 % e familjeve pohuan se kursimet e tyre ishin rritur gjatë pandemisë, ndërsa 33% thanë se kursimet e tyre ishin ulur./ Monitor.al

Eeew
Continue Reading

Ekonomi

Fuqia Blerëse në Shqipëri më e ulta në Europë dhe rajon

Published

on

By

Rritja e çmimeve ka goditur ndjeshëm shqiptarët. Çdo banor i Shqipërisë mund të blejë sot më pak mallra dhe shërbime me të njëjtën sasi parash krahasuar me të gjithë banorët e tjerë të rajonit si edhe të Bashkimit Europian.

Sipas Indeksit të Fuqisë Blerëse të publikuar sëfundmi, shqiptarët renditen në fund të të gjithë listës së rajonit me një diferencë të theksuar në raport me maqedonasit, serbët, grekët po e po, por edhe boshnjakët.

Madje, Fuqia Blerëse në Shqipëri është edhe më e ulët krahasuar me Ukrainën që është në luftë apo Bjellorusinë që është një shtet gjysmë diktatorial. Të vetmit shtet që Shqipëria lë pas janë ato të Afrikës dhe të Azisë Qendrore.

Më konkretisht, Shqipëria ka një indeks të Fuqisë Blerëse 27.84, ndërkohë që Maqedonia e Veriut është 35.02, Serbia 36.66, Bosnja është 52, kurse Greqia 38. Ukraina vërtitet në një indeks mes 36-39, kurse Bjellorusia 34.

Shteti me fuqinë blerëse më të madhe është Zvicra me një indeks 125.

Çfarë është fuqia blerëse?

Fuqia blerëse është vlera e një monedhe e shprehur në terma të numrit të mallrave ose shërbimeve që mund të blejë një sasi e caktuar parash. Fuqia blerëse mund të dobësohet me kalimin e kohës për shkak të inflacionit. Kjo për shkak se rritja e çmimeve zvogëlon efektivisht numrin e mallrave ose shërbimeve që mund të blihet. Fuqia blerëse njihet edhe si fuqia blerëse e një monedhe.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING