Bota
Sinovac: Çfarë dimë për vaksinën Kineze Covid-19?
Dërgesat e vaksinës Covid-19 të kompanisë biofarmaceutike me bazë në Pekin, Sinovac, Coronavac kanë arritur në Indonezi në përgatitje të një fushate vaksinimi masive, me doza të tjera 1.8 milion që do të mbërrijnë deri në janar.
Por vaksina ende nuk ka përfunduar provat e saj në fazën e vonë, e cila shtron pyetjen: çfarë saktësisht dimë për këtë vaksinë kineze?
Cili është ndryshimi midis Sinovac dhe disa vaksinave të tjera?
CoronaVac është një vaksinë e inaktivuar, e cila funksionon duke përdorur grimca virale të vrara për të “ngacmuar” sistemin imunitar por nuk shkakton rrezik serioz per trupin e njeriut.
Vaksinat Moderna dhe Pfizer janë vaksina mARN – që do të thotë se një pjesë e kodit gjenetik të koronavirusit injektohet në trup, duke i dhene trupit sinjal qe të fillojë të prodhoje proteina virale.Virusi nuk injektohet i gjithi por vetem nje pjese, e cila është e mjaftueshme për të trajnuar sistemin imunitar qe te sulmoje.
“CoronaVac është një metodë më tradicionale [e vaksinës] që përdoret me sukses në shumë vaksina të njohura si tërbimi,” i tha BBC Asociuar Prof Luo Dahai i Universitetit Teknologjik Nanyang.
“Vaksinat e ARN-së janë një lloj i ri i vaksinave dhe nuk ka [aktualisht] asnjë shembull të suksesshëm [prej tyre] që përdoret në popullatë,” shton Prof Luo.
Në letër, një nga avantazhet kryesore të Sinovac është se mund të ruhet në një frigorifer standard në 2-8 gradë Celsius, si vaksina e Oksfordit, e cila është bërë nga një virus i inxhinieruar gjenetikisht që shkakton ftohjen e zakonshme te shimpanzetë.
Vaksina e Moderna duhet të ruhet në -20C dhe vaksina e Pfizer në -70C.
Do të thotë që si Sinovac ashtu edhe vaksina Oxford-AstraZeneca janë shumë më të dobishme për vendet në zhvillim të cilat mund të mos jenë në gjendje të ruajnë sasi të mëdha të vaksinave në temperatura kaq të ulëta.