Ekonomi
Sistemi bankar/ 9 miliardë lekë kredi për bizneset e reja deri në fund të gushtit
/ATSH/ 9 miliardë lekë kredi ka dhënë sistemi bankar, për hapjen e bizneseve të reja gjatë tetë mujorit të këtij viti.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se, për shkak të pandemisë COVID-19, portofoli i kredisë për çelje biznesesh pësoi një rënie me rreth 63% në fund të muajit gusht, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas BSH-së, gjatë muajve të mbylljes së aktivitetit ekonomik në muaj mars, prill, maj e qershor, flukset e reja të kredive për hapjen e biznesi kanë qenë zero, çka dëshmon se ky produkt është prekur ndjeshëm nga kriza që solli pandemia e COVID-19. Ndërsa është gjallëruar muajit e fundit.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, ndryshe nga tendenca e këtij produkti, ecuria e kredisë për ekonominë dhe e kredisë për biznesin në veçanti, në fund të gushtit, rezultoi me rritje rreth 7.5%.
Ndërkohë kredia për çelje biznesi të ri, zë 2% të portofolit të kredisë bankare në Shqipëri. Portofoli aktual i bankave lidhet kryesisht me projekte dhe sipërmarrje të reja të bizneseve ekzistuese.
Ndërkohë, që vlerë e shtuar në portofolin e kredisë për bizneset e reja zë mikrofinanca e cila mbështet kryesisht biznesin e vogël dhe agrobiznesin.

