✦
Thinking ...
Connect with us

Pinknews

Aludimet për videot intime/ Luana Vjollca distancohet nga zërat në rrjet

Moderatorja dhe modelja Luana Vjollca ka mohuar të jetë e përfshirë në videot intime që kanë qarkulluar ditët e fundit në internet dhe në aludimet që kanë shoqëruar publikimin e tyre.

Persona pranë saj kanë deklaruar për mediat se Vjollca mohon çdo lidhje me materialet dhe me personazhet që janë përmendur në diskutimet e fundit online. Sipas tyre, moderatorja distancohet nga këto pretendime dhe i konsideron të pavërteta.

Aludimet janë shtuar pas publikimit dhe shpërndarjes së disa videove intime, për të cilat është raportuar se janë regjistruar me një kamerë të vendosur në ambientin privat të kompozitorit Adrian Hila. Emra të ndryshëm të showbizit shqiptar janë përmendur në rrjet në lidhje me këto materiale, por disa prej tyre, përfshirë Aurela Gaçen, Filloreta Reçin, Rozana Radin dhe tashmë Luana Vjollcën, kanë mohuar publikisht ose përmes përfaqësuesve të tyre çdo përfshirje.

Ndërkohë, autoritetet po hetojnë rrethanat e regjistrimit dhe publikimit të materialeve intime, përfshirë mënyrën se si janë siguruar ato dhe si kanë përfunduar më pas në platforma online.

Përfshirja e personave të përmendur në këto materiale mbetet e pakonfirmuar zyrtarisht dhe çdo pretendim i tillë duhet të trajtohet si aludim deri në përfundimin e verifikimeve nga autoritetet./ newsbomb.al

Advertisement